Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë
3. Harta etno-gjeografike e kroatit P. Bradaska – botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.
• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.
• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnëshqiptarët dhe serbët.
• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.
• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë ngashqiptarët.
4. Harta e rumunit Kostandin Noe – botuar në Bukuresht në vitin 1913. Kjo hartë shoqëron librin “Kucovllahët rumunë”, i cili i shërbente propagandës rumune dhe përshkruan përhapjen e arumunëve në gadishullin e Ballkanit. Autori vendos areale (njolla) të gjera vllahe në fushën e Myzeqesë, në rajonin Juglindor të Shqipërisë e tjerë.
• Arealet e vendndodhjes së vllahëve janë shumë të ekzagjeruara.
• Autori nuk konsideron hapësira me popullin shqiptar rrethet e Ulqinit, Tivarit, luginën e lumit Moraca si dhe viset ndërmjet Leskovcit dhe Vranjës.
5. Harta e Komitetit shqiptar të Londrës – 1912-1913 – Komiteti Shqiptar i Londrës kryesohej nga Aubrey Herbert, anëtar i parlamenti. Ky Komitet në vitin 1913 botoi një fletëpalosje të titulluar “The Plea of Albania”, e cila shoqërohet me një hartë qe është një sintezë e botimeve të deriathershme të autorëve të huaj. Harta paraqet shtrirjen e plotë të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
6. Harta etno-gjeografike e studiuesit serb Jovan Cvijiç.
Kjo hartë shoqëron veprën “Skicë politike etnografike e Maqedonisë dhe “Serbisë së Vjetër”. Në veprat e tij J. Cvijiç vë bazat gjeografike të pretendimeve serbe për Kosovën dhe Maqedoninë, vë bazat politike shtetërore serbomadhe pushtuese në Lufrat Ballkanike. Ai mohon autoktoninë shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore. Në hartën etnogjeografike të Gadishullit të Ballkanit të përgatitur nga J. Cvijiç për elementinshqiptar është përdorur ngjyra e verdhë, krahinat serbe dhe bullgare janë lënë në ngjyrë të bardhë, ndërsa kufijtë e popujve të veçantë janë shënuar me vija krejt të holla. Në këtë hartë krahinat që gjenden në Veri të Drinit janë bërë me ngjyrën e bardhë. Elementi serb e i Malit të Zi arrijnë deri në brrylin e Drinit, e shtrihet në vijim në Maqedoninë Perëndimore (Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit, të Kumanovës dhe të Pellagonisë.)
Në analizat që bën për këtë hartë studiuesi hungarez F. Nopça, në librin e tij “Nga Shala dhe Kelmendi”, mban qëndrim kritik ndaj veprës së J. Cvijiçit. Në të vërtetë, shkruan Nopça, kufiri sllavo-shqiptar kalon 40 km të plota më larg, në veri të Drinit. Në ndonjë vend tjetër 40 km, mund të mos kenë ndonjë rëndësi të madhe, por për një vend të vogël dhe me male të shkreta, kur është fjala për një fushë të madhe dhe të lëvruar mirë (Kosova-S.Sh), ato kanë një rëndësi krejt të madhe politike dhe ekonomike dhe kështu një gabim, në vetvete i vogël, luan një rol të pakrahasueshëm. Nga të gjitha hartat që paraqesin elementin shqiptar më duket mua, vijon F. Nopça, “Ethnographische karte dos Europsi schem Turkeo” (Harta etnografike e Turqisë Europiane) e C Sax (Karl Saks) është harta e cila i përgjigjet më mirë çështjes.

No comments:
Post a Comment