2013-09-28

Gazetari e moderatori i emisionit “Fiks Fare” Saimir Kodra ikën nga Top-channel, shkon në ACH për 12 mijë euro

image
Gazetari e moderatori i emisionit “Fiks Fare”, Saimir Kodra ka dhënë dorëheqje. “Fiks fare” transmetohet në Top Channel tash e shumë vite.  Sipas burimeve të “Info medias”, Kodra ka dhënë dorëheqjen nga TCH dhe emisioni do të drejtohet nga Doktori (Gent Pjetri) me një tjetër emër, por që ende nuk është konfirmuar. 
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Kodra i është bashkuar televizionit më të ri "Agon Channel" dhe ka nënshkruar një kontratë me të, detajet e së cilës ende nuk dihen. Thuhet se paga e re do të jetë 12 mije euro në muaj. 
Me sa duket përplasja që u tha se kishte me drejtorin e programit, Filip Çakulli, ka qenë vetëm një pretekst, pasi arsyeja e vërtetë e largimit ka qenë oferta “tunduese” e bërë nga drejtuesit e ACH për të moderuar një program të ngjashëm me atë “Fiks Fare”, shkruan BW. 
Por, është e mundshme që ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ka bërë po ashtu të veten. “Fiks fare” ka pasur mjaft “mish për gjah” derisa në pushtet ishin demokratët e Sali Berishës dhe tashti kur ata nuk janë më në pushtet duket sikur nuk kanë mbetur shumë mundësi për kreativitet të tillë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...