Portret për
veprën e Dibran Fyllit; regjisor, artist filmi, shkrimtar, aktor teatri,
skenarist, dhe fotograf.
G J A K U I L I R I S Ë
(Kosovë, lirinë po e fitojmë me
gjak burrash dhe bijash. Kthim prapa nuk ka. Koha do të jetë dëshmitare se këtë
radhë Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur. Drenica është ngritur sot, që
nesër të ngrihet e tërë Kosova, shkruan Dibran Fylli, në ditarin e tij, të
datës 2 shkurt 1998. Dibran Fylli, shkrimtar, artist, regjisor, skenarist dhe
fotograf, është pjesëmarrës i radhëve të para në Ushtrinë, Çlirimtare të
Kosovës. )
Dibran Fylli u lind në vitin 1956 në Açarevë të
Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në
Mitrovicë. Pas shkollës së mesme, Dibran Fylli fiton konkursin, për
Regjisor, në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion, në Lubjanë. I kulturuar
në Odën e Drenicës, Dibran Fylli, u burrnua nën tingujt e rapsodëve të fuqishëm
të këngës popullore dhe të pushkës. Në Lubjanë, Dibran Fylli, përveç studimeve
në Akademi, ai u bashkohet bashkëkombasve që jetonin në Lubjanë.
Fillimisht, Dibrani anëtarsohet në Shoqatën “Migjeni”, e më pastaj në revisten
letraro-politike, “Alternativa”. Kosova e viteve 1997- 1999 kudo ishte në
kryengritje. Sa mbyllej një varr, hapej një varr i ri.
Betejat në Kosovë rrëfen Dibrani, ishin të
çdoçastëshme dhe të përditshme. Lufta ilegale, dhe demonstratat e të rinjëve,
ishin çarja më e madhe e thyrjes së përgjakshme të jugosllavisë.
Organizimi social-politik shqiptar më thotë Dibrani, lindi UÇK-në, forcën e
burrave dhe të bijave që do ta çlirojnë Kosovën. Jam shumë i mbushur me këngë
dhe beteja, për të qëndruar jashtë ngjarjeve që po ndodhin. Dibran Fylli,
shkrimtar, artist, dhe regjisor, me tërë bagazhin e tij poetik, përveç që
armatosi fjalën e vet, u veshë edhe me armë, për ta çliruar vendin. Thirrjes së
Kosovës për liri, Dibrani ju përgjigj që në ditët e para të luftës. Ai, pa u
hamendur bëhet pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së, dhe udhëheqës i njësitit
të parë, “Shkoza 2” në Açarevë. Nuk ka tragjedi njerëzore që mund ta vras
vullnetin e një populli për liri, më thoshte një miku im poet.
Lufta që po bëjmë sot, është liria që do ta kemi
nesër, ky ishte motivi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Amaneti
i gjakut të të rënëve, amaneti i këngës popullore, amaneti i nënave me fëmijë
të burgosur, nuk më lejonte të bëj gjumë, e të mos jem në betejë. Sëra e
armikut e kishte mbushr kupën. Në Luftën e Llapushnikut, më 8 maj 1998,
Dibran Fylli, plagoset rëndë, në betejë të drejtpërdrejt me armikun. Plagën e
marrë në Luftë, Dibrani i quan, “trëndëfi në trup”, pjesëmarrës i shumë
betejave në Luftën e Kosovës. Veprimtaria e Dibran Fyllit, nuk mbaron me
kaq. Dibrani, mes tymit dhe barotit, nën krismat e armëve, themelon, Trupen
Artistike Ushtarake, „Hamëz Jashari“ të UÇK-së, dhe një varg veprimtarish të
tjera në luftë.
Në ditarin e tij të luftës, të vitit 1997, Dibran
fylli shkruan; Burgu ku mbahen djemtë tanë pse Kosovën e duan të lirë, është
prej hekurave të papushueshëm. Por, kjo nuk e zvogëlon vullnetin tonë, që këtë
burg të bërë ta thyejmë. Pushka e UÇK-së, pushka e zemrës dhe e shpirtit, në
gjithë vitet e mëpastajme do ta detyrojë Serbinë të ikë nga Kosova. Dibran
Fylli, është njëri nga të rrallët shkrimtarë, artistë, dhe regjisorë, që në
fushë të betejës, ia shkrepi plumbin armikut. Liria e Kosovës për mua, shkruan
Dibran Fylli, është më shumë se gjithçka. Pa liri, unë, Dibran Fylli, nuk di të
jetoj.
Dibran Fylli, shkrimtar, ka botuar 12 vepra;
1 . “Të fala nga Stambolli”, poezi, Tiranë 1998
2. Argumente, “Drenica dikur dhe sot” Tiranë 1998
3. “Ai është i gjallë”, poezi, “Rilindja”,
Prishtinë 2000
4. “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, “KSH “Vorea
Ujko” Klinë 2006
5. “Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”
komedi-humor, KSH “Vorea Ujko” Klinë 2006
6. “Sharkia e Drenicës” këngë për luftën dhe
Dëshmorëve të UÇK-së Klinë 2007
7. “1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish
– LSHK (2012)
8. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë -
LSHK (2013)
9. “edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim LSHK
(2013)
10. “Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK
(2013)
11. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit,
monografi – PrishtinaPress 2013
12. “Çdo shesh, një përmendore”, antologji – “Meshari”
2013
Ndërsa, Dibran Fylli, Regjisor, Artist, dhe
Fotograf, ka një veprimtari të gjerë krijuese. Dibran Fylli deri më tash
ka realizuar; Një film të shkurtër, një film artistik në dy pjesë, një komedi,
5 role, në 5 filma artistik, 2 monologje, 2 qind fotografi, me pamje nga
luftimet, 4 qind minuta, xhirime në luftë, dhe 36 filma dokumentar. Kjo
prodhimtari krijuese aq e gjerë dhe aq e vlerë për Kosovën, është vepra e
Shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit, që e nderon Kosovën dhe lirinë e saj.
Fotografi dhe xhirime
ekskluzive gjatë luftës 1996/’99:
-mbi 200 fotografi
-mbi 400 minuta xhirime
3 filma të realizuar
-film artistik në dy pjesë “Deri kur...?” (i
realizuar në vitin 1996)
-komedi „Kalanica e Kadiut“ (1996)
-film i shkurtër “Qyteti i zi” (2013)
5 role të realizuara:
-filmi “Rrënjët” – Hazir Dema
-filmi “Deri kur?” – Demë Sinani
-komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk
Tafrrukuci
-filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai
-filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën
34 Filma dokumentar dhe 2
monologje:
1. „Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së
dhe shërimin e të plagosurve
(filmi është punuar gjatë luftës në
TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)
2. „Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“,
dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar
(Prishtinë
29.09.1999)
3. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike
të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)
4. film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir
Meha (kooproduksion me RTK-2001)
5. dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të
shëndetësisë të TMK-së“,(2001)
6. dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit
kombëtar“,kushtuar Betejës se Koshares (2001)
7. dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës
ushtarake” (22 prill 2002)
8. film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)
9. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike
të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)
10. film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për
liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)
11. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së
Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)
12. film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar
Dëshmorit Avni Zhabota (2008)
13. dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme
për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)
14. monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të
Pashtrikut (2008)
15. film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24
Dëshmorëve të Jezercit (2008)
16. film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për
krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)
17. monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)
18. film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës
dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)
19. film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin
Milaim Krasniqi (2010)
20. dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e
karatesë në Kosovë)
21-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12
vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjate
sezonit (2010-2011)
34. dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në
“Javën e filmit” në Nju Jork
35. dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën
e filmit” në Nju Jork
36. dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT”
kushtuar Hasan Prishtines (2013)
Kam lexuar diku, më thotë Dibrani, se burgu, është
kafaz prej hekurit të papushueshëm. Populli ynë kurrë s´është pajtuar me
pushtuesin. Asnjë ditë në Kosovë nuk ka qenë pa betejë. S´ka pëllëmbë toke në
Kosovë, dhe gjithandej Ilirisë, që nuk është spërkatur me gjak. Bërja e Kosovës
e lirë dhe e pavarur, ishte domosdoshmëri. Unë me titullin regjisor akademik,
kapa pushkën, që ta vrasim luftën. UÇK- ja ishte dhe mbetet lufta më e shenjtë,
më e pastërt, dhe më çlirimtare e popullit tonë. Miqtë Amerikanë, dhe miqtë
Evropianë, u vunë në krahun e Kosovës, për ta thyer Rajhun, Serbi-Rusi.
Miqësinë me ata që na ndihmuan të çlirohemi, populli ynë do të dijë ta ruaj dhe
ta çmoj. Dibran Fylli, poet, ka rrëmbyer 3 çmime të para për poezi në 3 qytete
të Kosovës; në Prizren në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, në
Stubëll të Vitisë, çmimin, “Shën Jeronimi- Iliri”, 2012, dhe në Besianë,
“çmimin e diasporës”, 2013 . Veprimtaria e Dibran Fyllit është shumë e gjerë,
regjisor, artist filmi, aktor teatri, poet, dramaturg, xhirues dhe fotograf.
Dibran Fylli është themelues i Trupës Artistike
Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së (shkurt 1999).
-Ideator, skenarist dhe organizator i Manifestimit
Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars - e
njohur si “NATA e ZJARREVE).
-Drejtor i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”
të UÇK-së dhe TMK-së (1999-2002).
-Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik
„I këndojmë lirisë“- kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniçi-KAPUÇI
(Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).
-Skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”
pjesa -I- dhe -II-
-Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra
Akademive Përkujtimore e Solemne
-Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i
Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.
Dibran Fylli, I arrestuar
nga gjykata e UNMIK-ut dhe i burgosur nga “liria” 4 vjet ( me gjithsejt 1365
ditë burg të UNMIK-ut ), dhe pas 4 vjetësh të burgut të “lirisë”, i liruar i pafajshëm. Jeta e krijuesit, Dibran Fylli, është jetë
heroike. Dhimbja e tij nuk shtrihet nëpër shkretëtira të kohës, për t´u dehur
me vuajtjen dhe dëshpërimin. Kufijt e imagjinatës së Dibran Fyllit janë më
përtej, në paanësinë e dëshirave të tij! Shëndet, dhe sukses, artistit,
regjisorit, dhe poetit, Dibran Fyllit.
Rrustem Geci - Dortmund