Nga Përparim Hysi
Tetë dekada dalëngadalë
Pena jote (mos është "plug?!")
O Poeti Myzeqar
Më të bukur nuk gjej. Nuk.
Herë shfaqesh si piktor
Herë në prozë, më shumë në vargje!
Por kudo më je cilësor
Eh, se ç' brumë ka jotja magje!
Balli i bukur dhe i bardhë
Nuk u rrudh hiç nga "rrufetë"
Ti, Poeti Guximtar,
Nise "Dielli dhe rrëketë" *
Pupu ! Po shkulnin faqet
Në kulisa nisi "kuja"
-Çojeni të pastrojë kanalet!
Urdhëronte "Ububuja!" **
Ky gjithmonë na "lëron" ndryshe
Ky, gjithmonë, antipartiak
Nuk ka si? E nuk ka "qyshe?"
- Shoqërohet me kulak!
- Hiqeni! Ta lërë qytetin!
Ma degdisni mu në fshat!
Donin të trëmbnin Poetin?!!!
Çapaçulët, lapurakë.
Por Faslliu nuk u përkul
Dhe në fshat ia bën beli
Asnjëherë nuk u bë "urë"
Më i bukur si NJeri.
"Autobuzin e poezisë" nget drejt ***
Drejt e drejt, se nuk njeh "kthesa"
Ndaj unë e rreshtoj tek të Mëdhenjtë
Ndaj e bukur është "licenca".
Është i bukur. Zemërmadh
Nuk ka shok si altruist
Të ma fali timin varg
Dot portretin s'ia godis.
Thonë nga "mënga" e Mantelit ****
Dolën aq e aq shkrimtarë
Dhe nga "mënga" e Poetit
Dolën aq e aq lushnjarë.
Aq e aq lushnjarë me emër
Si në arte e letërsi
Por "bekim" kanë marrë me zemër
Veç nga ti, i miri Faslli.
Se trokisje portë më portë
Për të rinj me plot talent
Zemra e madhe sa një botë
O i bukuri Poet!
* Vepra që e çoi të hapë kanale
** nënkupto komitetin e partisë
*** një nga poezitë e tij
**** një nga shkrimtarët rus ka shkruar: " Ne të gjithë sikur kemi dalë nga "Manteli" i Gogolit". Analogjia ime është e qëlluar: Poetët dhe krijuesit lushnjarë kanë patur si "kumbar" ( më zemërmadh zor s'e gjen?!) Faslli Halitin.
Tiranë, 28 shtator 2013