2013-09-22

“Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999” edhe në duart e Dick Martyt

Libri arkivor-historik “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit prof.dr. Nusret Pllana tani ka bërë udhën e gjatë në të gjitha kontinentet që nga Amerika, Evropa dhe Australia e largët për të prezantuar me fakte relevante orët vrastare deri në shkallë të gjenocidit që ka kryer Serbia ndër vite ndaj popullit shqiptar dhe Kosovës.

Autori Nusret Pllana ka theksuar se librin e tij voluminoz dhe faktik që përmbledh masakrat dhe kasaphanën serbe ndaj shqiptarëve do t`ia dorëzojë edhe Dik Martyt, Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera evropiane, që të shohin me sytë e tyre siç thuhet katrahurën shekullore të orëve vrastare të regjimit serb mbi shqiptarët dhe Kosovën. “Me këtë akt tonin, deputeti evropian dhe këto institucione evropiane të mendojnë mirë dhe të mos bien pre e kurtheve të kurdisura nga qarqet antishqiptare serbe dhe përkrahësve të këtyre krimeve”, theksoi autori Pllana, duke shtuar se libri ka shumë fakte relevante me afro 600 fotografi nga masakrat e njohura ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, transmeton ina, kohë më parë me nismën e LQSHA-së së Joe DioGuardi dhe të SHSHA-së në Çikago është i pranishëm edhe në sirtarët e Bibliotekës Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan në Uashington.

Për këto njëqind vjet te pushtimit dhe te ripushtimit te Kosovës nga regjimet vrastare dhe antishqiptare te Serbisë, ajo me tere mekanizmat e saj diplomatik dhe përmes asociacioneve tjera te fushës se propagandës, i pat afruar këso kohe materiale me përmbajtje të thellë antishqiptare në Ballkan dhe rreth Kosovës.

Regjimi serb në këto 14 vite nuk ndaloi propagandën antishqiptare dhe ndaj Kosovës, me skenarë të njohura të propagandave të ndryshme. Në kuadër të këtyre skenarëve doli edhe eurodeputeti zviceran Dick Marty, i përfaqësuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe ku si përfaqësues i këtij institucioni u përfshi në fushatën serbe kundër shqiptare për gjoja trafikim organesh nga shqiptarët gjatë luftës së vitit 1999, ku si viktima dolën serbët. Kësaj fushate i`u dha një fushatë intensive e publicitetit të paguar, ku u përfshinë shumë debate dhe media.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...