2013-09-28

Kosova dhe Shqipëria nuk pranojnë "Bashkimin Ballkanikoperëndimor"me ish shtetet Jugosllave





Nga Flori Bruqi


Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Si kanë fytyrë të kërkojnë Bashkoimin e Ballkanit përendimor kur kanë bërë aqë shumë Krime Serbia dhe Mali i Zi gjatë luftës në ish YU.

Familjet e personave të zhdukur pajtohen me vlerësimin e Amnesty International se mungesa e progresit në gjetjen e të dashurve të tyre është rezultat i faktit se autorët e krimeve të luftës ende kanë influencë politike.


Qëllimi për të gjetur 14 000 persona, që ende mungojnë nga luftërat e viteve 1990-të në ish-Jugosllavi, ende nuk është plotësuar, për shkak të mungesës së vullnetit politik për të adresuar të drejtat bazike njerëzore të viktimave dhe sjelljen e autorëve të krimeve para drejtësisë, thotë një raport i Amnesty International. 

Raporti u lëshua në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur më 30 gusht 2012.

Samira Krehic, nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP, thotë se shifra e 14 000 personave të zhdukur është një vlerësim dhe se numri i saktë nuk mund të përcaktohet derisa shtetet të përpilojnë listat e tyre të veçanta dhe të krijojnë një listë të përbashkët të të gjithë personave, nga të gjitha kombësitë, që u zhdukën gjatë luftërave të viteve 1990-të. 

Sipas vlerësimeve të ICMP-së, 40 000 njerëz ishin të zhdukur dhe supozoheshin të vdekur, në fund të konflikteve në ish-Jugosllavi. Rreth 30 000 u zhdukën gjatë luftës në Bosnjë. 6 000 u zhdukën gjatë luftës në Kroaci, 4 400 gjatë konfliktit në Kosovë dhe 23 persona gjatë krizës së vitit 2001 në Maqedoni. 

Sot, rreth 10 000 viktima nga lufta në Bosnjë ende mungojnë, 2 000 viktima nga lufta në Kroaci, 1 700 nga konflikti në Kosovë dhe 13 në Maqedoni. 

Anëtarët e organit rajonal koordinues për Shoqatat e Familjeve të Personave të Zhdukur, i themeluar në Sarajevë vitin e shkuar, pajtohen se njëzet vjet pasi lufta filloi, pak progres është arritur në gjetjen e familjarëve, dhe kjo për shkak të vullnetit politik. 

Bosnja dhe Hercegovina
Seida Karabasic, përfaqësuese nga shoqatat në Bosnjë, trupi i babait të së cilës u gjet në vitin 1999, pasi ishte zhdukur nga Prijedori gjatë luftës në Bosnjë, thotë se ka ligje dhe deklarata të shumta në lidhje me personat e zhdukur, por se të gjitha kanë mbetur në letër. 

Amnesty International thotë në raportin e saj se dështimi për të implementuar Aktin 2004 të Personave të Zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë krijon shumë probleme për familjet e të zhdukurve, “duke qenë se nuk janë në gjendje të marrin informacion për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre”. 

Nga 3.4 milionë banorë në Bosnjë, në fund të konfliktit në vitin 1995, 30 000 persona u raportuan si të zhdukur. Fati i 10 500 personave, sipas të dhënave të AI-së, mbetet i panjohur. 

Amnesty International thotë se problem që të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë po hasin është pamundësia për të gjykuar kriminelët e luftës. Në shumë komunitete, kriminelët e dyshuar të luftës vazhdojnë të jetojnë afër viktimave dhe familjeve të tyre. 


Një numër kriminelësh të dyshuar kanë poste në qeveri, parti politike qeverisëse, ushtri dhe polici, që krijon një pengesë të konsiderueshme në lidhje me gjykimin e krimeve të luftës. 

Kroacia
Ljiljana Alvic, përfaqësuese e shoqatave të personave të zhdukur nga Kroaci, ka të njëjtin mendim. Vëllai i saj u zhduk në vitin 1992 në qytetin kroat të Vukovarit dhe është zhdukur që atëherë. 

Në institucionet shtetërorë në gjithë ish Jugosllavinë, ka persona që kanë qenë të përfshirë në krime lufte në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo”, thotë Alvir. 

Nga 6 406 personat që u raportuan të zhdukur në Kroaci te Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ICRC, më shumë se një e treta ende duhen gjetur. 

Amnesty thotë se shoqëria kroate është heziton të pranojë se krimet u kryen nga forcat kroate kundër serbëve të Kroacisë. 

“Pavarësisht progresit të kohëve të fundit të bërë nga gjyqësori i Kroacisë dhe Serbisë në adresimin e mosndëshkimit të autorëve të krimeve, ka ende shumë pengesa për të pasur hetime efektive… Duke përfshirë zhdukje të detyruar dhe rrëmbim të dëshmitarëve”, thuhet në raport. 

“Si autoritetet kroate, ashtu dhe ato serbe, duhet të përmirësojnë urgjentisht masat për mbrojtjen e dëshmitarëve... Dhe duhet të rrisin numrin dhe cilësinë e gjykimeve”, thotë AI. 

Serbia dhe Kosova
Sipas ICRC-së, rreth 3 600 persona ende janë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 midis forcave serbe dhe atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. 

Familjet në Kosovë dhe Serbi po presin ende për zhvarrosjen e eshtrave të familjarëve të tyre, identifikimin dhe kthimin e tyre për varrim. 

Olgica Bozanic, përfaqësuese e Serbisë në organin rajonal koordinues, që është vetë refugjate nga Kosova, thotë se nuk ka mundur të gjejë eshtrat e dy vëllezërve të saj që u morën peng nga UÇK-ja, bashkë me familjarë të tjerë në qytetin e Rahovecit në vitin 1998. 

Eshtrat e familjarëve të tjerë u gjetën në varre masive në Kosovë në vitin 2005. Ndërsa dy vëllezërit e saj, ajo dyshon se organet e tyre mund të jenë marrë diku në Shqipëri. 


Në lidhje më këtë çështje, Amnesty International, AI, ka mirëpritur formacionin e një task force të veçantë të Misionit për Sundimin e Ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX-it, qëllimi i të cilës është të hetojë dyshimet për trafikim të organeve të bëra nga ish-raportueie për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dick Marty. 

AI ka nxitur gjithashtu autoritetet në Beograd të hetojnë oficerët e policisë që punuan nën komandën e gjeneralit të policisë, Vlastimir Djordjevic, që është paditur nga Tribunali I Hagës për krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Maqedonia dhe Mali i Zi
Raporti i Amnesty International adreson gjithashtu çështjet e personave të zhdukur dhe drejtësisë tranzicionale në Maqedoni dhe Mal të Zi, dy vende që u ndikuan vetëm pak nga lufta në ish-Jugosllavi. 

Njëmbëdhjetë vjet pas konfliktit të armatosur midis ushtrisë maqedonase dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Shqiptare, autoritete ende po dështojnë të nisin hetime të pavarura, të paanshme dhe tërësore në dyshimet për zhdukje dhe rrëmbime që ndodhën gjatë konfliktit. 

Deri më tani nuk janë marrë masat e duhura për të hetuar rrëmbimin e gjashtë shqiptarëve, 12 maqedonasve dhe një kombasi bullgar. 

Amnesty International ka nxitur qeveritë e Maqedonisë dhe Kroacisë të ratifikojnë Konventën për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukjet dhe ta implementojë në ligjin kombëtar. 

AI kërkon gjithashtu njohje zyrtare për punën e Komisionit të Zhdukjeve, organ që punon me individë që kanë deklaruar janë viktima. 

Për sa i përket Malit të Zi, AI thotë se pavarësisht deklaratave të autoriteteve se Mali i Zi nuk mori pjesë në konfliktin ndërkombëtar, Gjykata e Apelit në Mal të Zi ka urdhëruar që natyra e konfliktit në ish-Jugosllavi ishte ndërkombëtar dhe se nëntë ish-policët dhe zyrtarët e qeverisë mund të gjykohen për krime luftë të kryera në Mal të Zi në vitin 1992. 

Fundi i mosndëshkimit
“Mungesa e trupave e të zhdukurve i privon familjet, por dhe shoqërinë, nga simbolet fizike për kujtim. Duke mos e ditur se ku janë eshtrat i lejon autoritetet të qëndrojnë heshtur për horroret e luftërave të shkuara”, lexohet në deklaratë. 

Amnesty International iu bën thirrje qeverive në rajon të tregojnë përkushtim të qartë për të përfunduar mosndëshkimin e atyre që mund të kenë marrë peng, ose zhdukur, persona. 


Organizata gjithashtu dëshiron që qeveritë rajonale të nisin hetime të shpejta dhe të paanshme për krimet e luftës dhe t’iu garantojnë të drejtën për mbrojtje dhe mbështetje viktimave dhe familjeve të tyre. 


OJQ-ja nxit gjithashtu Komisionin Europian për të bërë presion mbi qeveritë rajonale përmes procesit të anëtarësimit, për të siguruar që bëhet progres në lidhje me fundin e mosndëshkimit të atyre që mund të kenë marrë peng, ose zhdukur, persona. 

AI kërkon gjithashtu që Komisioni Europian të garantojë që familjet e personave të zhdukur do të ketë drejtësinë dhe kompensimin e duhur dhe efektiv për humbjen e familjarëve të tyre. 

Personat e zhdukur duhet të jenë prioritet për bashkëpunim rajonal: RECOM, një rrjet rajonal OJQ-ësh, që duan të themelojnë një komision rajonal për të përkrahur pajtimin dhe gjetur faktet për të gjitha viktimat e krimeve të luftës pas konflikteve të viteve 1991-2001 në ish-Jugosllavi, tha se gjetja e personave të zhdukur duhet të jetë prioritet në bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj

Mali i Zi thotë se është i zënë me koordinimin e përpjekjeve për të rënë dakord për një kornizë të re bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor , duke theksuar se rezultati duhet akoma të marrë formën finale.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi  ka deklaruar se planet për të vendosur një mekanizëm të ri të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor janë ende në tabelën e vizatimit.

“Në këtë moment , ne mund të themi që është një letër që paraqet një grup ideshë”, tha ministria.
Iniciativa përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Sllovenia e cila gjithashtu ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, ka shprehur interesin të marrë rolin e vëzhguesit.
Harta e Ballkanit | Foto: Wikimedia Commons
Ideja për iniciativën daton nga prilli, kur Malit të Zi iu ngarkua roli i koordinatorit.

Republika e vogël me dalje në Adriatik, ka hartuar një dokument që do të shërbejë si një bazë për dialog midis vendeve të ndryshme dhe si një pikë fillimi për rënien dakord për fusha potenciale bashkëpunimi.

Publikimi i Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Europian me titullin Diplomarius, në gusht pohoi se dokumenti fillestar ka marrë mbështetjen nga zyrtarë të BE-së.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, RCC, një institucion i themeluar në 2008-ën për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Europën Juglindore, i ka dhënë përkrahje dokumentit dhe ka sugjeruar që ai mundet të operojë si një krah ekzekutiv i iniciativës.

“Forma e re e bashkëpunimit ka për qëllim të inkurajojë realizimin e projekteve në mënyrë që t’i jap hov rritjes ekonomike dhe të përshpejtojë integrimin Europian”, tha ministria.

Iniciativa është e lidhur me qasjen e BE-së në rajon, që do të thotë të ndihmojë progresin e çdo vendi në baza individuale, në lidhje me rezultatin që arrihet.

Të identifikuarat qëllime të përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë: Lufta më e efektshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përballja me efektet e krizës ekonomike globale, krijimi i një tregu më të qëndrueshëm rajonal, përdorimi më i mirë i fondeve të BE-së për infrastrukturë e transport, pjesëmarrja e përbashkët në tregje të huaja, përmirësimi i sektorit të energjisë.

Raportet e mediave te Malit të Zi , thonë se rezultati tjetër më ambicioz i bashkëpunimit të ri mund të jetë një forcë policore e bashkuar dhe një asamble parlamentare rajonale, duke theksuar se asnjë vendim për këto çështje nuk është marrë.


Harta e Ballkanit për bashkëpunim...

Integrimi i Ballkanit, Clinton: Bashkëpunim ndër rajonal

Vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me projekte e nisma të cilat synojnë integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian. Ky ka qenë mesazhi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, gjatë takimit “Balkan Networking”, në Budva të Malit të Zi. Ballkani në vitet e ’90 u përfshi në procese dezintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta me të cilat përballet duke filluar nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe europiane, e deri në përballimin e ndryshimeve klimatike, bëjnë të domosdoshëm ndërtimin e një network-u më të gjerë nga vendet e rajonit, për të zhvilluar politika të qëndrueshme.
Ish-presidenti Clinton theksoi gjithashtu se në të kaluarën ka pasur tragjedi dhe probleme, që i ndanë popujt e Ballkanit, por e ardhmja ka shumë të përbashkëta. Duhet të ekzistojë një partneritet mes publikut dhe privatit, si rrugë e domosdoshme për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në vendet e rajonit.

Kriminelete serbo-malazez shkatrruan çdo gjë në Kosovë 

Listaekrimineleveserb.jpg

Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.
Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.
Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar. Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.

Rasti Reçaku

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.
Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.
Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:
Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç

Rasti Gjakova

Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka

Rasti Krusha e Vogël

Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.
Rasi Familja Imeraj


Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).
Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti Izbicë

Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).
Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:
Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.

Rasti Formacionet Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:
Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq
Vendos tekst që nuk duhet të formatohet ne zahaq ka qen ranko i jovica mijo vuju qe i kam be krimet në Zahaq ?

Rasti Sllatinë

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë.
Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq

Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë

Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).
“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo [citim i duhur]) etj.
Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.
Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

Rasti Kishnicë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve. [2] Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:
Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë

Rasti Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

Lista përmban këta emra:
Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq

Rasti ”Toga e tmerrit”


Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.
Emrat e kriminelëve janë:
Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)

Rasti Fushë Kosovë


Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.
Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq














Lexoni këtë studim:

http://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/BALLKANI-PERENDIMORPJESE-E-EUROPES-SE-BASHKUAR-.pdf

Referenca[redakto]

  1. ^ Europe | Kosovo rebels to disarm. BBC News (21. Qershor 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  2. ^ Daniszewski, John. "Yugoslav Troops Said to Cross Into Albania", Los Angeles Times, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  3. ^ "War In The Balkans: Serbs enter Albania and burn village", London: The Independent, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  4. ^ "Yugoslav, NATO Generals Sign Peace Agreement for Kosovo / Alliance will end air campaign when Serbian troops pull out", Sfgate.com, 1999-06-10. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  5. ^ "Nato's bombing blunders", BBC News, 1999-06-01. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  6. ^ Serbs find KLA 'arms cache'. BBC (3 February 1998). Vizituar në 14 October 2012.
  7. a b The Balkans/Allied Force: Statistics. planken.org. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  8. ^ Norske jagerfly på vingene i går. Tux1.aftenposten.no. Vizituar në 6. Maj 2012.
  9. ^ Turkish Air Force. Hvkk.tsk.tr. Arkivuar nga Origjinali në 13. Maj 2009. Vizituar në 24. Mars 2009.
  10. ^ Jeton Mikullovci (27. Qershor 2011): Gjimnazi "Hamëz Jashari" e maturantja Hovarda Jashari më të suksesshmit në Kosovë. Koha.net. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  11. ^ http://www.icty.org/x/cases/limaj/cis/en/cis_limaj_al_en.pdf
  12. ^ KLA/UCK2. Grtalbania.5u.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  13. ^ Europe | Pristina waits for war. BBC News (3. Shkurt 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  14. ^ Haradinaj trial continues. B92. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  15. ^ Viewing Page 13067 of Issue 55325. London-gazette.co.uk (30. Nëntor 1998). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  16. ^ "US used wrong map for embassy attack", BBC News, 1999-05-11. 
  17. ^ http://armed-services.senate.gov/statemnt/1999/991103kn.pdf
  18. ^ "French pilots fly for Nato", BBC News, 1999-04-24. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  19. ^ Reinhard Jellen: Der Kosovo, die UCK und Psychedelia à la Rudolf Scharping | Telepolis. Heise.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
  20. ^ "Tony Blair: Kosovo crusader", BBC News, 1999-04-22. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  21. ^ IHS Events, Webinars, Training and User Groups. Ihs.com (31. Janar 2012). Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  22. ^ Viewing Page 14622 of Issue 56078. London-gazette.co.uk (2. Janar 2001). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  23. ^ Reader responds to criticism of military-minded Democrats. Online Athens (17. Shkurt 2004). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  24. ^ Operation Allied Force – Operation Allied Force in Kosovo. Militaryhistory.about.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  25. ^ Benjamin S. Lambeth: Task Force Hawk. Airforce-magazine.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  26. ^ John A. Tirpak (22. Tetor 2012): Kosovo Retrospective. Airforce-magazine.com. Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  27. ^ "BBC News – Serbian Vlastimir Djordjevic jailed over Kosovo murders", Bbc.co.uk, 2011-02-24. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  28. a b c d Serbia charges police officers with 1999 Kosovo murders. SETimes.com (28. Prill 2006). Vizituar në 6. Maj 2012.
  29. ^ Yugoslav Army Threatens Redeployment In Kosovo - Sun Sentinel. Articles.sun-sentinel.com (12. Shtator 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
  30. ^ Danijela Isailović (13. Shkurt 2011): Press Online :: U školu išao sa nožem u rancu ((Serbian)). Pressonline.rs. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  31. ^ Командант одбране Кошара о најтежој бици копнене агресије на СРЈ. Srbel.net (25. Mars 2012). Vizituar në 22. Prill 2013.
  32. ^ John Pike: Kosovo Liberation Army [KLA / UCK]. Globalsecurity.org. Vizituar në 6. Maj 2012.
  33. ^ Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës facts. Freebase (1. Maj 2012). Vizituar në 6. Maj 2012.
  34. ^ 12 mal bewertet: Die Bundeswehr zieht in den Krieg. 60xdeutschland.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
  35. ^ John Pike: Kosovo Order of Battle. Globalsecurity.org. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
  36. a b c d e f NATO Operation Allied Force. Defense.gov. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  37. ^ Kosovo Map The Guardian
  38. ^ "Europe | Fighting for a foreign land", BBC News, 1999-05-20. Korrigjuar më 2012-02-28. 
  39. ^ Author:  The Russia Journal (5. Korrik 1999): Russian volunteer's account of Kosovo. The Russia Journal. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  40. ^ Daalder & O'Hanlon 2000, p. 151
  41. ^ Unmanned Aerial Vehicles Increase In Numbers. Radardaily.com. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
  42. ^ "Two die in Apache crash", BBC News, 1999-05-05. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  43. ^ How to Take Down an F-117. Strategypage.com (21. Nëntor 2005). Vizituar në 6. Maj 2012.
  44. ^ "Atlanta News, Sports, Atlanta Weather, Business News | ajc.com", Nl.newsbank.com, 1999-05-06. Korrigjuar më 2012-02-20. 
  45. ^ Holloman commander recalls being shot down in Serbia. F-16.net. Vizituar në 6. Maj 2012.
  46. ^ "Europe | Nato loses two planes", BBC News, 1999-05-02. Korrigjuar më 2012-05-06. 
  47. ^ Serb army `unscathed by Nato', KLA `killed more Serbs than Nato did'. The Independent (21 June 1999). Vizituar në 13 March 2013.
  48. ^ NATO cluster bombs kill hundreds of Serb troops World Socialist Web Site
  49. ^ NATO's flawed victory Socialism Today
  50. ^ 'Thousands of Serb troops killed' BBC
  51. ^ Damage to Serb Military Less Than Expected The New York Times
  52. ^ Andrew Cockburn (3 April 2011): The limits of air power. The Chicago Tribune. Vizituar në 3 March 2013.
  53. ^ Bacevich & Cohen 2001, p. 22
  54. ^ The Crisis in Kosovo – Human Rights Watch 2000
  55. ^ NATO bombing: Wrong target warning never passed along. CNN (24 June 1999). Vizituar në 31 December 2012.
  56. ^ Serbia: 13,000 killed and missing from Kosovo war - rights group. Relief Web (6 October 2009). Vizituar në 31 December 2012.
  57. ^ Mann (2005), p. 357
  58. ^ Jonathan Steele (18 August 2000): Kosovo: 'Motivated to believe the worst'. The Guardian. Vizituar në 13 March 2013.
  59. ^ Tim Judah: The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. Yale University Press, ISBN 978-0-300-15826-7
  60. ^ Barbarët e fundshekullit XX! - Sheradin BERISHA , 28.04.2007

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...