“Ferri” ( “Inferno”)i Dan Brown

Teksa thrilleri i ri i Dan Brown, “Inferno”, ka dalë në shitje, vlerësimet e para e cilësojnë atë si një libër të lexueshëm e të rrjedhshëm, por pa asnjë shans për të fituar ndonjë çmim letrar.

“Edhe pse e dija që ishte një vrimë në ujë që nga fillimi në fund, nuk mund të mos e lexoja”, shkruan kritikja An Wilson në të përditshmen britanike “Daily Mail”.

“Inferno” është novela e katërt e Brown që ka si protagonist profesorin e simbologjisë në Universitetin e Harvardit, Robert Langdon.

Historia bën fjalë për Langdon që përpiqet të ndalojë përhapjen e një virusi vdekjeprurës. Historia fillon me profesorin që zgjohet në një spital italian dhe nuk i kujtohet përse ndodhej atje.

Me një vrasës profesionist që i qepet pas, Langdon lëviz në rrugët dhe rrugicat e Firences për të zbërthyer disa kode që përkojnë me vargjet e poetit italian Dante dhe “Ferrit” të tij klasik.

“Mënyra sesi është shkruar libri është shumë e ngjashme me atë të “The Da Vinci Code”, vetëm se është një rrugë më e gjatë”, shprehet më tej kritikja Wilson, e cila shton:

“Dan Brown thotë se ka depërtuar thellë në historinë filozofike, teologjike dhe letrare për këtë libër, por nëse ai e ka bërë këtë, atëherë nuk ka lënë asnjë gjurmë të këtyre kërkimeve të thella në “Inferno”. Janë të gjitha dokrra, por të paktën janë dokrra argëtuese”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)