2013-09-22

RAPORTI SEKRET I CIA-SË PËR SHKATËRRIMIN E JUGOSLLAVISË NË VITIN 1990



Në vitin 1990 CIA kishte përpiluar një raport sekret në të cilin ishte paralajmëruar shpërbërja përfundimtare e RSFJ-së dhe priteshin konflikte të përgjakshme. Kjo bëhet e ditur nga burime diplomatike dhe dokumente të siguruara nga disa media serbe dhe kroate.
Foto: Tanjug (arhiva)

http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2013&mm=09&dd=22&nav_category=78&nav_id=756491

Dokumenti i agjencisë amerikane të inteligjencës, CIA bën të ditur se me shkëputjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, Jugosllavia do të ndërpres funksionimin e saj si shtet federal, edhe atë për një periudhë prej vetëm një viti, ndërsa shpërbërja definitive do të ndodhë më pas dy viteve. Ky dokument kohë më parë është bërë publik dhe ka ndalur nga sirtarët e dokumenteve ‘sekrete’.

CIA kishte informuar atëkohë administratën e atëhershme amerikane se Serbia do të bllokojë tentimin e sllovenëve dhe kroatëve që nga Jugosllavia të formojnë një Konfederatë, dhe kjo fushatë e serbëve duke kombinuar nacionalizmin në rritje, do të shkaktonte shpërbërjen e ish-federatës.

“Vështirë do të kishte një luftë midis republikave, por konfliktet serioze midis komuniteteve do të pasonin me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe ato do të vazhdonin me copëtimin e saj. Dhuna do të jetë e ashpër dhe afatgjate”, kanë shkruar agjentët e CIA-s, duke shtuar se nga represioni serb do të pasonte edhe kryengritja ushtarake e shqiptarëve në Kosovë dhe do të përkrahej nga pakica shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoni.

CIA pati përmendur se Bosnjë – Hercegovina paraqiste kërcënimin më të madh për rritjen e ndarjeve etnike fondamentale në Jugosllavi, sidomos mes serbëve dhe kroatëve.

“Përzierja etnike e kësaj republike, me 40 për qind mysliman, 32 për qind serb dhe 18 për qind kroat gjithmonë ka qenë një rrezik potencial. Zgjedhjet në nëntor do të rrisin potencialin për ndërhyrje të Serbisë dhe Kroacisë”, patën nënvizuar agjentët amerikanë.

Në raport ishte theksuar se SHBA-të dhe aleatët e saj evropian do të mund të bëjnë shumë pak për ruajtjen e unitetit të Jugosllavisë. CIA edhe muajin tjetër do të publikonte dokumente lidhur me luftën në ish-Jugosllavi, sidomos për Bosnjën, ku ka dokumente të koduara ‘sekrete’.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...