Kirurgji në pëllëmbën e dorës për të përmirësuar fatin

image
















Leximi i dorës është një art i vjetër, i cili parashikon të ardhmen nëpërmjet vijave të dorës. Ky art është shumë popullor në Japoni, ku lexuesit e dorës marrin 50 dollarë për çdo lexim nga besimtarët e kësaj praktike. Tani, të pakënaqurit me “fatin” që u ka dhënë natyra në vijat e dorës, po marrin masa drastike për të fituar mbarësinë në jetë.
Ata duan të përcaktojnë vetë fatin e tyre, duke i ndryshuar vijat e dorës me kirurgji kozmetike. Operacioni, i cili njihet se kryhet edhe në Kore, performohet me një bisturi elektrike, e cila djeg mishin duke lënë një shenjë gjysmë të përhershme.
Mjeku Matsuoko në klinikën japoneze të bukurisë “Shonan Beauty Clinic” e ofron këtë ndërhyrje për 900 euro, por e kanë ndërprerë publikimin e reklamës për trajtimin, sepse nuk po përballonin dot kërkesat. Procedura kryhet për 15 minuta dhe mund të përfshijë ndryshimin e 5 deri në dhjetë vija dore.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)