2013-09-23

Pse hesht Tirana zyrtare?


Eshref Ymeri

Pse hesht Tirana zyrtare?

Profesor Kristo Frashëri deklaron qartë dhe prerë:

“Janullatosi nacionalist grek, do Vorio-Epirin" (Gazeta Shqiptare, 23 shtator 2013, f. 1).

Pse hesht Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani? Pse hesht Kryeministri i vendit, zoti Edi Rama?
Pse heshtin në mënyrë kaq të pahijshme intelektualët e vendit? Pse heshtin mjetet e informimit masiv? Pse heshtin analistët? Pse heshtim moderatorët e kanaleve televizive? Pse heshtin gazetarët? Nga kush kanë frikë këta gazetarë që nuk ngrihen në mbrojtje të Profesorit të nderuar Kristo Frashëri? Të jetë e vërtetë vallë që këtyre, të gjithëve, Janullatosi ua paska zënë kokën me derë dhe prandaj rrinë sus e s’kuturisin të hapin gojën?
Është e turpshme për vendin tonë dhe madje për mbarë kombin shqiptarë që në krye të kishës ortodokse fanoliane të vazhdohet të mbahet një kryepeshkop i paligjshëm, një mashtrues i thekur që erdhi në vendin tonë për t’u ngrysur si eksark dhe pa pritur e pa kujtuar na u gdhi kryepeshkop, i cili, me arrogancën e tij karakteristike, kërkon të na imponojë neve, shqiptarëve, që fenë ta vendosim mbi kombin.
Pyes Presidentin e vendit, zotin Bujar Nishani: dhe sa kohë do të vazhdojë të mbahet e pushtuar kisha ortodokse fanoliane nga një kryepeshkop grek i paligjshëm, i komanduar në Tiranë me urdhër të kishës shoviniste greke, armikes së betuar të kombit shqiptar, me urdhër të shovinizmit grekokaragjoz dhe të Athinës zyrtare, të cilët bëjnë sikur nuk e dinë që trojet tona etnike (ashtu siç deklaroi ish-Kryeministri Berisha) shtrihen deri në Prevezë, kurse ata shikojnë ëndrra me sy hapur për Epirin e Veriut?
Pyes Kryeministrin Rama: pse vazhdoni të heshtni për ngjarjen e Përmetit, zoti Kryeministër? Nuk e dini vallë që kishën tonë ortodokse fanoliane e drejton një kryepeshkop i paligjshëm? Edhe sa kohë do të vazhdojë të mbahet e pushtuar kisha ortodokse fanoliane nga një kryepeshkop shovinist grek me emrin Janullatos, i cili, si pararojë e shovinizmit grekoleckaman në Tiranë, kërkon të greqizojë Shqipërinë e Jugut? Pse nuk dilni në mbrojtje të Profesorit të nderuar Kristo Frashëri, zoti Kryeministër?
Zoti President dhe zoti Kryeministër! Ju lutem të deklaroni hapur para opinionit publik shqiptar se me kë jeni: me Profesor Kristo Frashërin apo me shovinistin Janullatos, të cilit Profesor Kristo Frashëri ia ka çjerrë maskën përfundimisht si pararojë e kishës shoviniste greke dhe e shovinizmit të Athinës zyrtare?

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 shtator 2013

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...