GJERGJ KASTRIOTI PRET KRAH HAPUR IBRAHIM RUGOVËN NË KRYEQYTETIN E DARDANISË



Nga Xhevat Rexhaj



              Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Viti 2013, data 27 shtator, vendi Prishtinë, do të shënoi një ngjarje të papërseritshme në ecjen tonë nepër histori, si shqiptarë. Për dikë ndoshta kjo datë, dhe dita e premte thjeshtë do jetë vetëm një datë në kalendar, por besohet se për shumicën shqiptare, dhe për vet rrugëtimin e shqiptarisë nepër furtuna kjo ditë do të mbeteët e shënuar për mos tu shlyer kurrë. Në këtë ditë koha, dhe vet realiteti i krijuar në trojet shqiptare, do të ngjalli dy Burra të mëdhenjë të kombit shqiptarë, do jenë afër njëri tjetrit ata që krijuan historinë, ata që menduan për popullin e tyre, pra do jenë në nji shesh së bashku të bashkuar Gjergj Kastrioti dhe Ibrahim Rugova.


Në shumë shtete të botës ka mra njerëzish të mëdhenj që shoqërohen përgjithmonë me idenë e kombit ose të shtetit të tyre. Nuk mund të mendojmë, për shembull, Anglin pa mbretërit e saj, Francën pa mbretërit e saj, Gjermanin pa Habsburgët, as Romën e vjetër, pa Jul Qesarin, as Shqipërinë tonë, pa Gjergj Kastriotin, dhe në fund as Kosovën pa Ibrahim Rugovën.

Kur flasim për Shqipërinë, dhe që e mendojmë si një njësi të bashkuar, sipas identitetit kombëtare të sotshëm, duhet të pranojmë se që nga Mesjeta , apo qëkur Shqipëria quhet Shqipëri, në asnjë çast tjetër historik nuk ka treguar kombi ynë aq forcë të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm e që më pastaj do të hyj si faktor në historinë e përgjithshme të Evropës –se sa në kohën e Gjergj Kastriotit. Lidhur me këtë une do citoi nga nji shkrim i Z. Abas Ermenji këto fjali: “ Për ne Shqiptarët, figura e Skënderbeut zmadhohet ose zvogëlohet sipas vleftës që i japim kombit dhe ndjenjës kombëtare. Ka qënë një kohë – dhe mjaft e gjatë – kur emri i Skënderbeut ishte harruar pothuajse fare në Shqipërinë e aso kohshme. Shkaku ishte se njerëzit u grupuan rreth ndjenjës fetare ose krahinore – e njihnin vehten të Krishterë ose Myslimanë, Gegë ose Toskë, Dukagjinas a Kurveleshas – dhe jo bij të një kombi në kuptimin e sotshëm të fjalës. Gjatë asaj kohe, kujtimi i Skënderbeut jetonte tek Shqiptarët e Italisë, pikërisht sepse ata kishin mbetur me gjuhën, me ritin fetar dhe traditat e tyre si një grup kombëtar më vehte, i veçuar nga popullsia italiane që i rrethonte.

Kur ideja kombëtare rilindi për ne Shqiptarët në shekullin XIX, dolli menjëherë edhe figura e Skënderbeut si ati i kombit, si shprehja m’e lartë e sedrës kombëtare dhe e vleftës sonë trimërore. Të Krishterë e Myslimanë, Gegë e Toskë e njohën si hero kombëtar. Më në fund u shtrënguan t’a njohin edhe komunistët, megjithëse në fillim këta u treguan kundër çdo vlefte kombëtare, me qëllim që t’a gruponin popullin – e sidomos brezin e ri – rreth ndjenjës së proletariatit botëror. “
Përjetësohet babai i Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i parë dhe ideatori i Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova


Pa asnjë pikë apo presje thënje të tilla do mund të i themi edhe sa i përket Presidentit Ibrahim Rugova. Ishin vitet e shekullit të kaluar kur ai si një Hyjnor doli, dhe pranoi përgjegjësin që të jetë prijës i një populli të shtypyr, të gjakosur dhe të getoizuar nga armiku serbo-sllav, doli që të jetë jo vetëm zëri i tyre por edhe i pari i tyre duke rrahur shtigjet në kancelarit e vendosjes ndërkombëtare për të treguar, dhe kërkauar çlirimin e shqiptarëve nga pushtuesi shekullor. Ishin ato vite kur populli ishte vet Rugova, kur populli kishte krijuar vetëdijen e paparë gjerë në ato vite se më në fund fal edhe miqëve tanë Kosova do çlirohej edhe pse me sakrifica, dhe me gjakë. Një kohë pas çlirimit individ, dhe klane të caktuara filluan luftën e tyre që të fshinin nga realitetei rolin historik të Ibrahim Rugovës, por jo as këtë qytetarët e Kosovës nuk e,lejuan, duke zgjedhur me shumicë votash përseri për President Ibrahim Rugovën me vite të tëra duke e shëndrruar prijësin e tyre në Njeri të dy shekujve. Populli edhe sot pas vdekjës për ditë e më shumë e kërkon vizionin, dhe urtësin e Rugovës, ditë për ditë para varrit të tij përkulen edhe ata që e shanë e edhe ata që me fjalë e të bëma u munduan ta njollosin emrin e tij të panjollosur kurrën e kurrës. Sot Ibrahim Rugova jeton në zemrat shqiptare kudo ka shqiptarë, në të gjitha trojet shqiptare flitet, dhe shkruhet më shumë për Ibrahim Rugovën mu si ajo koha e Rilindjes për Gjergj kastriotin, pra dy Burra kombi dita ditës po e ribashkojnë shqiptarin.

Të premtën me 27 shtator do vendoset përball Gjergj Kastriotit, vëllau i tij Ibrahim Rugova, sa madhështi do të mbetet edhe nji segmnet i kësaj krenarie tonë, Busti i Ibrahim Rugovës do të vij të premtën nga Tirana nepër rrugën e kombit të cilën e kërkoi qysh në vitin 1994 ai vet, ndërsa në Prishtinë të Dardanisë, Rugovën e pret Gjergj Kastrioti që u soll me mendjen dhe punën e Ibrahim Rugovës e Mark Krasniqit, po a ka më mrekulli sesa që tani e tutje në Sheshin e kryeqytetit do lidhen së bashku Shqipnija dhe Kosova, përmes Dy Burrave të historisë tonë, Gjergj kastriotit, dhe Ibrahim Rugovës, populli do i ketë në afërsi për mote, gjeneratat e reja do të frymëzohen gjatë ardhmërisë, dhe ne do të themi, ja mendjet e ndritura shqiptare bashkojnë historinë. Gjergji ishte ai që mbrojti shqiptarinë nga hordhite turko-anadollake, Ibrahim Rugova mbetet ai që dridhi Serbin duke e sjellur në pashallëkun e Beogradit. Po si Gjergji ashtu edhe Rugova i treguan Evropës se shqiptarët ishin këtu me shekuj, se shqiptarët ishin vet Evropa, dhe se shqiptarët nuk e deshën as sllavin po as turkun e arabin, shqiptari e deshi, dhe e don trollin e të parëve të vet Arbërin e Dardanin.


Të premten bashkohen Dy Lidhje historike; Lidhja e Lezhës së Gjergj Kastriotit, dhe Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës, historia e deshi këtë mrekulli vet.

Të premten takohen shekujt, të premten ngjallen shpirtërat e shqiptarëve që luftuan me shekuj për këtë ditë, po pra të premten në Shesh takohen dhe bashkohen sheshet shqiptare.
Lavdi për mote Gjergj Kastriotit e Ibrahim Rugovës, të dy shkuan në amshim në muajin janar, po të dy kthehen përseri së bashku në muajin shtator në Dardanin e tyre.
Lavdi për mote të gjithë shqiptarëve që u flijuan për liri nepër shekuj
O sa mirë që jam shqiptar

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)