2013-09-26

DY NGJARJE MË RËNDËSI NË MEMORJËN E POETËS SË RE ELSA OSMANI:PANAIRI I LIBRIT DHE PROMOVIMI QE DO TA KISHTE LAKMI ÇDO FËMIJË !


I. Më 2013.09.06 Usajdi organizoj në njivel Republike Panairin e librit  në sallën e madhe në hotel Grand në Prishtinë.Kishin ardhë nxanës nga te gjitha shkollat qe kishin marrë pjesë në gara. Aty murren pjese edhe shum përsonalitete’ nga jeta institucionale,Usajdi dhe të tjerë. Ishin ekspozue punimët e nxanësve,origamët e Elses,kopërtina e libri « Si vet jeta »t.Në këtë manefestim u ndan shumë mirnjohje,nxanësve më të mirë qe kishin zanë vendet e para,dyta dhe të treta.
Ministri Buja,mësuesja Fara Fauna,drejtoresha e Usajdit,Halit Elshani,pamje e sallës,Elsa osmani
Standi i Elses me punimet e saj-origami ishin në qender të vemendjes të pjesëmarrsëve,të cilin pas dite e vizituën gadi të gjitha shkollat e qytetit Këto punime dore nga letrat më ngjyra e benin edhe më iunteresant panairin.Ja disa nga to :
   
Elsa në Panair e cila u mbajtë në Prishtinë,2013.
II.Më 2013.09.13 u organizue promovimi i librit : »Si vet jeta » në një nga klasët e shkollës « Elena Gjika » në Prishtinë.Salla –klasa ishte përplot më nxanës,arsimtar,të aferm,prindët,shkrimtarët dhe simpatizant të poetës.Kishte ardhë edhe RTK,të cilin shfrytzoj rastin ta falenderoj.Tubimin e udhëhoqi moderatorja Furtuna Aliu,nxanëse,bashkë më arsimtarin Fatmir Krasniqi nënë tingullin e flautistit nxanësi Besfort Shala.Fillimisht fjalën e mori arsimtari Fatmir Krasniqi,organizuesi i ketij promovimi.Ai spikati me zbulimin e kësaj talenteje.Pastaj u lexuën dy poezi :Si vet Jeta,titulluar këtë përmbledhje.
Si vet Jeta

Gjithkush ka nevojë,
Për dike të sinqertë,
Gjithkush ka nevojë,
për nje fjalë të vërtët.
Gjithkush ka nevojë
për nje rrugë të drejt
jeta është ënderr-Endrroje
Jeta është ëmbelsirë-Shijoje.
Jeta është premtim-Plotsoje.
Jeta është jetë-Jetoje.
Nënë  Tereza  në  ndihmë
N’mes  të errësirës
Më lanë vetëm…
N’mes të asgjëkundi
Pa askënd tjetër

Isha në mes  të  pyllit
Krejt në një botë tjeter
Plot stuhira e  vetëtima
Me dëborë
E me shira
Papritur  dëgjova  një  zë
Ishte  Nënë Tereza mua m’thotë
Unë erdha  k’tu t’ të ndihmoj.

Pastaj fjalën e mori redaktori Sabit Jaha,i cili në mës tjerash tha se qe nga sot plejadës ,karavanit të poetve po i bashkangjitët edhe një poetesh e re e cila premton shumë .Talentët po zbulohën dhe kjo na premton akoma më shumë.Kur rash në kontakët më poezitë e saja,në bashkpunim më arsimtarin Fatmir,gjyshin Halit,pash se  vjershat e saja ishin një burim i pa shterrur qe e rrealizuem më këtë Permbledhje.Shpresoj se Elsa do e vazhdon këtë rrugë.Pastaj i erdhi radha vjerrshës :Babi im i sinçert :
Fjala e Redaktorit Sabit Jaha dhe i gjyshit Halit Elshani
Babi im i sinçert :
Njeri i sinçertë,
Qe gjithmonë më ndihmon…
Je ti babi im,
Qe ta dua kaq fort.
Natën ma ben dritë,
Me jep kurajo për çdo haperom,
Je një shpresë për çdo fjalë,
Shpresë që ëndrrat i bënë rrealitët.
Muzeu
Kur shkova në muze
Shikova një pikturë
Ajo më mahniti shumë
 Kur u ktheva në shtëpi
Ia nisa ta vizatoja
Por s’ia dola
Ajo më mungonte
Por në zemër do e ruaj,
Atë zemrën e pikturuar.

Strofat e vjerrshës për arsimtar i lexuen 6 nxanës dhe nxanse duke çmue dhe falenderue angazhimin e tyre për mësim ,edukim dhe mësim dhenje.Kjo inkuaroj arsimtarët dhe nxanësit ne veçanti.Kur Furtuna Aliu lexoj vjerrshën qe ia kishte kushtue Elsa gjyshit,u krijuën emocione,lot dhe krenari :
Letër:Gjyshi në spital

Gjysh si ndihesh?
Më mirë besoj…
Ndjej mall për ty,
Që shkove të shërohesh,
 në Belgjikë.
Kur do të dalësh nga spitali
Më frikësove, kur mami tha :
Gjyshi  është në spital…
Thash me vehte:
Ah, gjyshi im…
   7 Marsi dhe  Gjyshi im
 Gjyshi im i dashur
7 Marsin po ta uroj 
Plot gëzime,përqafime
Vetëm ty po ti dhuroj
Sepse të dua aq fort
Edhe pse je larg
Gjithmonë të kujtoj

E mori fjalën gjyshi :Më falni.Une po e ndi vetën të emocionuar nga leximi dhe shkrimi i kësaj vjerrshe.Dikush nga salla përball pëshperiti në befasi :Gjyshi po kan !Mos  nderhy ia bera unë,mos fol ashtu  Sadri !Me ju than të drejtën morra forcë dhe vazhdova :Une si arsimtar shumë vjeçar gjithmonë kam vuajt se nuk kemi pasë mundësi t’u ndihmojmë talentve qe fatkeqesisht janë shue.Me vjen mirë qe kësaj rradhe mu dha mundësia qe të ndihmoj një talente,ku bashkë më arsimtarin Fatmir dhe redaktorin Sabit kemi arrijtë qe sot ta promovojmë këtë libër më shpresë se do kemi edhe shumë sosh.Shfrytzo rastin të falenderoj edhe Flori Bruqin per kontributin materjal te tij.Elsa foli e fundit dhe siç shkrova edhe më lartë, kjo autore, princesha e gjyshit, padyshim ishte ëmbëlsira e gjithë atij promovimi. Po në festat e gëzuara (a nuk janë promovimet festa?). A nuk hahet bakllava në fund? Kështu ndodhi dhe  me Elsën dhe shoqet e saja. Recituan aq bukur vjerrshën për gjyshin, vjershen për arsimtarët e tyre , vargje sa prekse aq  famoze të poetëve tanë, poetja e jonë e re ua kushtoj figurave më markante :aty gjenë poezi kushtuar : jetës, natyrës, henës, diellit, ditëve festive, poet, humanistë :Agim Devën, Adem Jasharin, Nënë Terezën, Gjyshin, Gjyshën, Nenën, Babajnë, shokët, nxanësit, arsimtarët, motrat, më nje fjalë gjith ajo qe e preokupon shpirtin e njomë të kesaj poetje qe më në fund bëri hapin e parë. Një lirike qe tingëllon ëmbël  në veshët e gjithë auditorit, se poezia u shkrua nga një nxanëse e klsës VI-të më titull « Si vet jeta ».A thue e kishte lexue :Pogradecin,Driteron,Migjenin,…apo siq tha në promovim se ishte inspirue edhe nga gjyshi të cilin e falenderoj për mbshtetje sikurse edhe shkrimtarin Flori Bruqin.

Elsa duke paraqit fjalën.Familja e ngusht e Elses.
Une tha ajo do lexoj ca rreshta :I vetmi mik i vertët,i cili nuk genjen-Libri.
Bota brenda tij mbaron sapo e mbyell dhe fillon sapo e hap…
Duje ashtu siq të do,…
Duje ashtu siq të ruan ty…
Dhe mos harro,libri  është po aq i ndieshëm sa ti…
        
Elsa me motra dhe me shoqe,Elsa duke i dhurue librin në mesin e drejtorit dhe arsimtarëve.

Në fund u gjetëm në një koktel në afersi të shkollës dhe pastaj një grup më i ngusht në drekë të restoran Pisha.Të nesrmën u takuem më shokë dhe njeri prej tyre,shkrimtar dhe dramaturg i entuziazmuar e kishte shkrue një vjerrsh kushtue lotve të gjyshit :
LOTËT E GJYSHIT
(Mikut tim Halit Elshanit)

Gjyshi ulur pranë mbesës,
Rrinte duke medituar.
I degjonte vargjët e mbesës,
Shokët duke ia recituar.
Degjonte  e degjonte,
Loti i gëzimit rrke,
Në faqët e tij
Si lum i shkonte.
Këto ishin lot gëzimi,
Mbesa e tij para shokëve e shoqeve,
Për librin e vet
E mbante perurimin.
Elsa e vogël më fjalë të mëdha,
Mori fjalën gjyshit i premtoi
 Rrugën e poetve ,i tha
Une do ta vazhdoi.
Puna ime nuk do të ngec
Qysh tash po të premtoj
Vargje Atdheut,Nënës,Babit dhe Ty
Gjysh çdo here do t’u kushtoj.

                Abdulla Troshupa

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...