NGA LULZIM LOGU
- Ose udhëtim në vargjet e këputura të Sejdi Berishës –
Sejdi Berisha
“Vargje të këputura” është libri I 26-të I Sejdi Berishës, botuar nga “ Club kultura” Pejë në vitin 2012, tashmë dhe I ribotuar.
Ndërkohë që më kishte mbetur në mëndje si imazh I pashlyeshëm I pejsazhit tim jetësor, poezia e librit të tij të 18-të me titull: “ Dashuro një minutë!”
Një përmendore e dashurisë, e artit poetik sesi jetohet intensivisht jeta dhe sesi shkohet në mënyrë metaforike kah sfidat e saj, duke mos e përbuzur atë, por gjithnjë duke e lakmuar dhe duke u ndjerë triumfator.
Siç thotë poeti Buzhala: “ Ai shpreh madhështinë e qënies poetike, tek e ngre mesazhin dhe forcën e mendimit, në gërshet me dhëmbjen, melankolinë dhe dashurinë…”
Ngarkohesha çdo çast shpirtërisht, të shkruaja rreth këtij libri të ri të Berishës, me ndjesinë e çuditshme, nëse do të arrija të formuloja vertet atë që ndjeja unë, por edhe shumë lexues të poezisë dinjitoze të këtij autori të spikatur , sidomos këto njëzet vitet e fundit, korpusi letrar I të cilit, përmbi 30 vepra, përmban përveç poezisë edhe esenë, tregimin, dramën dhe publicistikën e permasave kombëtare.
Sejdi Berishën e kanë konsideruar “si krijues I pandalur, si vullkan që zien nga brenda, si një enciklopedi, krijues I përmasave kombëtare, një pelegrin I vendlindjes së vet, Pejës, njeriu që gjithmonë prin nga atdheu!” Jo më kot, vargu prijës I librit “ Vargjet e këputura” është:
… Duke të kërkuar
Ty Atdhe në jetën time
Kam ngelur vetëm duke kënduar…
E në fakt, në përmallimin e tij për nënëloken dhe Pejën,në pritjen e gjethimit të ri të stinës, në rrugët që përditë diçka vjedhin nga jeta e tij, mbi lapsin e ftohtë që nënshkruan veç vargje dashurie, tej qiriut që çmendet, që gjakun e trupit nuk mund t’ja shkrijnë,mbështetur mbi tokën që merr frymë me krenarinë e qëndresës, Sejdi Berisha shplon shpirtin e tij të veçantë poetik, zgjat metaforat poetike të ekzistencës së vet dinjitoze dhe ja afron publikut, të gjitha strukturave dhe moshave të tij, bashkëbisedimin, modest, të kuptueshëm, thellësisht njerëzor, I cili pambarim shëron plagë, zgjon ëndrra dhe frymëzon shtigjeve bukur të vështira të jetës, tash tre dekada me rradhë.
Natyrisht që nuk është asnjëherë lehtë të jesh I pranueshëm, pjesë e leximit gjithnjë e më të rrallë të publikut, I cili veçse zgjedh, ka ndjesinë e pashmangshme të kohëhumbjes, perms kaosit ditor I intereson gjithmon aja ç’ka është e qënësishme, e vertete, adekuate me kohën dhe që I afron patjetër ngrohtësi, support shpirtëror, mesazh pozitiv dhe shpresë.
Të gjithë këta element, të vendosur në mënyrë funksionale në krijimtarinë poetike të Berishës, sigurisht që ja kanë ruajtur atij kujtimin dhe përmëndjen, por edhe reagimin e lexuesit, sa herë që ai ju ka drejtuar atij, në momente kohore, që duhet thënë kanë që të shpeshta, me dialog të shëndoshë, me motive pjellore dhe të qëndrueshme, brenda një ritmi kronologjik dhe një freskie për tu pasur lakmi të figuracionit dhe gjuhës metaforike.
Ajo ç’ka veret vazhdimisht tek ky poet, ajo ç’ka më së shpeshti konstatohet dhe përbën thelbin e unit të tij poetik, mbetet fakti jetësor I ngritur në artin e fjalës së kuptueshme, e cila menjëherë mbërrin në zemër, pa makinacione fictive, trallisje artificial të figures apo stisjes së motivit për të cilin shkruan dhe komunikon poeti.
Berisha ndjen çastin poetik së brëndshmi dhe e përcjell lehtësisht tek lexuesi, sepse di ta jetojë pikërisht momentin jetësor, ka aftësi ta përafrojë me momentin shpirtëror të ithtarëve të vet poetic, pra të lexuesve të vet të shumtë, të qytetit dhe vendit të vet, por me të njëjtin perceptim edhe tej arealit të vet krijues:
…bëhem kryeneç
Në të gjitha kohrat për tu flijuar
Për ta peshuar dritën…
Kot
Si në litar, luhatet mendja…
Antiteza të forta, epitete të mrekullueshme, krahasime ndjellëse, portrete dhe nostalgji,apele patritike në vendin dhe masën e duhur, përmbi të gjitha atdhedashuri, kaq e sinqertë, sa të duket se pikon direkt nga krejt qënia e tij, zëmërgjerësia dhe fryma origjinale e kontaktit me njerëzit që ja duan dhe ja perdorin poezitë si bar’ qetësimi të ditënetve të tyre të zakonshme, ndonjëherë krenaria autoritare dhe vetëdijësimi për vlerat që mbart dhe transmeton, e bëjnë qasjen ndaj krijimtarisë së tij, sa të dashur, aq edhe të përgjegjshme, jo thjesht për t’ja përcaktuar vendin e tij në rradhët e plejadës së vet dhe masën e kontributit si intelektual dhe krijues, se tashmë ato njihen apriori.
Por për të spikatur veçori të aktit të tij krijues, të cilat e mbajnë përherë të ri, të kerkueshëm dhe krijimtarinë e tij, në shumicën e rasteve një risi dhe botimet e librave të tij një pritje e këndshme dhe festë dhe qasjen ndaj tij si shumësi emrash, mbështetësish dhe aprovues në udhëtimin e tij bukur të gjatë poetic dhe jo vetëm.
…në mua bora e zë borën
Në mua lulet I presin lulet
Në mua gjethi e zë gjethin
Në mua stina e puth stinën
Gjithnjë duke ecur, duke kenduar
Kush I kupton lutjet e mia të pakuptimta?!...
Ky është identikiti poetik I Sejdi Berishës, shpresoj ti jem afruar sadopak, duke qënë lexuesi I tij I hershëm, bashkëshoqëruesi I tij në kohë të ndryshme e tash së fundmi edhe bashkëbiseduesi fatlum, I cili mundet të ndjejë dhe kuptojë edhe madhështinë e thjeshtësisë së tij si njeri, shok, mik apo koleg I letrave.
… mos u tallni me lodhjen time
Ajo është dritë e mbyllur
Në hieroglifet e fjalës!
… ndoshta rrudhat e ballit tim
Pikturë do ti bëni…
Gjithmonë në fund të takimeve me Sejdi Berishën, pas orëve letrare, takimeve ose mitingjeve kulturore, ai të thotë me fjalë, por më shumë me shikimin e tij të ngrohtë një fjali:
“ Ndoshta sërish takohemi nesër, kësaj rradhe vetëm pak vargje…shpresoj se mjaftojnë për ta ushqyer shpirtin…”
E pas kësaj, përcjellja, ndarja, por kurrësesi lamtumira, është profili I ballit të tij të rrudhur, ku edhe sumbullat e djersës të ngjajnë se pikin si varg, si fjalë, e krejt qënia e tij jeton , frymëzohet, vdes dhe ringjallet përmes poezisë:
…Ik poeti im duke kënduar
Shkruaj vargje dhe kënaqe njeriun
Sepse lumturia e tij
Është më larg sesa ti e mendon…
Kohë të hershme, atëbotë siç e cilëson ai rininë e tij, ai shkruante gjatë, vargjet renditeshin si lulet në një obelisk kujtimi, asnjëherë nuk kenaqej me atë që do të thoshte, ishte I dashuruar me poemën dhe vargun e bardhë, ndonjëherë kjo I ka krijuar lodhje dhe lexuesit ndonjë moment shperqëndrimi, sidomos lexuesit të perciptë, natyrshëm më pas në peridhën vijuese të krijimtarisë së tij “ I ka këputur” pak vargjet, ju ka shtuar intensitetin emocional, por dhe I ka bërë ato më të drejtëpërdrejta, më stoike, më të qënësishme, figurativisht trenat e vjetër, an ipse të bukur në sojin dhe misionin e tyre, më rrallë dhe më ngadalë kalojnë në stacionet e jetës, ndërkohë që trena të shpejt feksin dhe lënë mirazhin e tyre modern në sytë dhe përjetimet tona…
Tashmë poeti kredon e tij poetike mund ta thotë dhe beson në kuptimin e drejtë të saj edhe me pak vargje:
Jeta ime është rrënjë, trung, kurorë
Shkrumbi im është tokë, nënë, këngë
Malli im është lindje, liri, dashuri
Gëzimi im është dhëmbje , mall, dashuri
Rrugëtimi im është atëri, madhështi, histori…
Pjekuria poetike dhe maturia njëhkohësisht, për një moment duket se vargjet I ka bërë më të forta, më pak delikate, por përtej lëvozhgës së tyre të “fortë” lexuesi I vëmëndshëm mundet të hetojë tisin nostalgjik, dhembjen prej burri dhe lazdrinë prej poeti të rrallë, që jeton dhe krijon krahas histories dhe zhvillimit të vet dhe të vendit që I përket.
…mos më gjykoni për këngën
Sepse token e shqiponjave
E kam në damarët e gjakut
Kosovën tik takun e zemrës…
…aty ku rrëzohen lisat
aty rriten fshesat
aty ku përdhoset lashtësia
aty dergjet drita…
Sejdi Berisha ka ndërtuar lisin e poezisë së vet, ka “djegur” fshesat, ka nderuar lashtësinë dhe krenarinë e popullit të tij, mbi errësirën e vuajtjeve ka ndezur llampën e shpirtit dhe fenerët dritëshumë të fjalës së mënçur, herë me vargje të gjata, herë me “vargje të këputura”me zjarrmi dashurie dhe nostalgji prej kronikani besnik të kombit të vet.Kështu përcëllon kenga e tij, ndërsa vazhdimisht poeti ka etje, etje…
…dukeecur
Sa vështirë është për të kënduar
Për shiun e shpresës…