2013-10-02

Femrat e ndjeshme të Arapit


Nga Flori Bruqi



Fatos Arapi lindi në vitin 1930 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.
Fotoporteti
Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.
Poezitë e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të veçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin.



Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thur ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.

Tituj të veprave


Shtigje poetike, 1962
Partizani pa emër, 1962
Poema dhe vjersha, 1966
Ritme të hekurta, 1968
Patat e egra, 1969
dhjetori i shqetësuar, 1970
Dikush më buzëqështë, 1972
Poezi të zgjedhura, 1974 [1]
Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
Shokët, 1977
Cipa e borës, 1985
Deti në mes, 1986
Ku shkoni ju statuja, 1990
Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
Gjeniu pa kokë, 1999

Përkthime

Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
Poezi, Pablo Neruda, 1989;
Safo, 1990;
Antologji e poezisë turke,



Poezitë e Fatos Arapit përkthehen në polonisht

Kritiku i njohur polak, Andrzej Zaniewski, në një rrugëtim në poezinë e Fatos Arapit

Shqipëria, vendi i poezive të vdekjes dhe dashurisë


Andrzej_Zaniewski

Pas prozës, tashmë dhe poezia shqipe mund të lexohet në polonisht. Libri me poezi të zgjedhura i poetit Fatos Arapi “Më jepni një emër” është botuar këto ditë në Poloni nga shtëpia botuese “Komograf” në Varshavë nën përkthimin e Mazllum Saneja & Eva Smietanska. Libri shoqërohet me një parathënie të ndjerë të Andrzej Zaniewski, poet, prozator dhe kritik i njohur polak në botë. Njohës i mirë i Ballkanit dhe i historisë së tij, Zaniewski bën një udhëtim përmes fjalëve në vendet fqinje, për të mbërritur më pas në brigjet e Jonit, në Vlorë, aty ku lindi poeti shqiptar. “Biografitë e shkrimtarëve i lexoj nganjëherë porsi poezi apo epose të përbëra nga shumë poezi. Ndërkaq, shpesh ndodh që të kuptosh në tërësi synimin dhe kuptimin e këtyre rrëfimeve dhe tregimeve, përpiqem të arrij deri te skutat më të largëta të letërsisë së tyre kombëtare, në këtë rast, deri tek historia e gjuhës së krijuar përmes mijëvjeçarëve.

Fatos Arapi vitet 60

Mbaj mend, në vitin e kaluar, kanë kaluar 550 vite nga data e lindjes dhe e krijimit të dokumentit më të vjetër të shkrimit shqip ‘Formula e Pagëzimit’ (1462) e peshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit. Ndërkaq, i pari monument i madh i shqipes së shkruar dhe i pari libër i botuar është ‘Meshari’ i autorit Gjon Buzuku, i botuar më 1555, ndërsa Fjalori Latinisht-Shqip i Bardhit (1635), ishte e para vepër e llojit të veçantë për gjuhën shqipe me rreth tre mijë fjalë”, nis ai esenë e tij për poezitë e Arapit… Mjafton të shohësh hartën e Shqipërisë, vazhdon ai, për të kuptuar gjenealogjinë-a thua të gjuhëve? “Popujt që jetojnë këtu, pastaj historia e kulturës së tyre, arrijnë deri te periudhat më të largëta dhe, që janë të ndërlidhura ngushtë me lindjen e qytetërimit mesdhetar. Ndaj, këto janë kohët dhe epokat e Argonautëve e të Heraklitit, lufta e Trojës dhe e Homerit, Odiseut-Uliksit, Eneut, perëndive, titanëve, heronjve, nimfave… Këtej u zhvillua një lidhje tregtare, luftarake dhe natyrisht mitologjike, deri sot shumë hulumtues bëjnë zbulime në skajet e saj Ogigie – Ishulli i Vdekur. Harta fsheh sekrete, mijëra sekrete. Një çik, sepse tashmë sot dihet për ilirët, enkelejtë, molosët, pellazgët, përveç sigurisë, që mbrojtën me guxim dhe forcë selitë e tyre, brigjet e tyre shkëmbore para të huajve. Greqia arriti në rreth pak a shumë ku dhe sot. Më tej fillonin tokat saktësisht të panjohura, shpella misterioze dhe tatëpjetë deri në nëntokë, male të egra, terrene gjuetie për robërit, sepse në punën e tyre e kanë bazuar fuqinë e vet Helada demokratike dhe Roma krenare. Këto zona filluan të njihen pas Itakës së famshme dhe ishujve Leukos, Paksos dhe Korkira – Korfuzi i sotëm, e banuar përmes Feakëve, gjatë, po më kot duke mbrojtur pavarësinë e vet”, shkruan Zaniewski. Ai e quan Arapin një poet të ndjeshëm. “Në veprat e Fatos Arapit na rrethojnë dhe, jo vetëm vizionet e stuhisë, dhe jo vetëm zogu që lufton me erën e fortë, edhe poeti ndien frymën ogurzezë dhe të tmerrshme. Dy forca, dy vektorë të qartë etik vigjiluakan mbi djaloshin nga Deti Jon, duke e shpënë atë në thellësirat e fatit. Kjo një energji e pashtershme e Jetës dhe një nevojë e pamposhtur e lirisë. Me një mirëkuptim të thellë e lexoj poezinë emblematike ‘Ti mos më ler vetëm’, duke e lexuar si një manifest kundër vetmisë si lutje, si kërkesë mbi praninë e mikut të përjetshëm. Ajo është e bukur, ndonëse marrësi vë maskën. A thua mos vallë është femra? Apo Zoti? Apo Fati? Apo zogu mbi dallgët e detit? E parëndësi! Na mahnit kompozicioni dhe lutja e fashitur…”, shkruan kritiku. Shqipëria ndihet kudo në vargjet që ai ka lexuar…

Beznazwy-1
“Nga poezitë e Fatos Arapit aq shumë kam mësuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, për fatin e poetëve shqiptarë dhe të jo poetëve, për emigrantët që përshkuan shumë kontinente, duke mos harruar askurrë se nga e kanë prejardhjen dhe mbi bukurinë magjepsëse të natyrës përreth, dhe gjithashtu për ‘zogjtë që urrejnë qiellin’, për ‘parazitë moçal dhe krime, për skajet e pista dhe zilitë e shëmtuara’. Filozofia e dëshpërimit e ngjashme me idetë dhe botëkuptimet e Jean Paul Sartre’s të ‘Rrugëve të Lirisë’ deri te bindjet e errëta të Mircea Eliade’s, këtu ballafaqohet dhe ndeshet me rezistencën e brendshme të poetit të pamposhtur, me vetëdijen e trashëgimisë antike, që atë e krijoi”, shkruan Zaniewski. Një tjetër realitet plot ngjyra dhe tërheqës që ai gjen në vargjet shqipe është dhe bota e grave, “e vetmja dhe gjithnjë e veçantë, vetëm e jotja, vetëm imja, ku fjalët e dhëna të mirëbesimit, që tashmë shekuj me radhë po ato fjalë, nuk vjetrohen kurrë dhe nuk humbin as ngjyrat e veta”. “Fatos Arapi është një mjeshtër i rrallë i lirikës intime, të rrëfimeve dhe lutjeve më sublime..”, shkruan ai. Për të “poezitë e Fatos Arapit janë ese të ngjeshura intelektuale. Nuk mjafton vetëm t’i lexosh, po para së gjithash duhet t’i përjetosh, të përsiatësh gjatë leximit. Sepse të kuptosh poezinë e Fatos Arapit duhet të kesh një përgatitje intelektuale. Sepse çdo poezi mund të jetë si një fillim i shqyrtimeve të mëtejshme ekzistenciale, morale, filozofike”. “Poezitë e këtilla i lexojnë dhe i vlerësojnë njerëzit me një ndjeshmëri të thellë, që kanë një përvojë të madhe, me një bagazh përjetimesh, duke gjurmuar nëntekstet e fjalëve, që nuk pajtohen me botën e prapët dhe realitetin brutal dhe tragjik, e njëherazi duke ruajtur distancën kundruall ngjarjeve dhe qetësinë ndaj fjalëve, të cilat ata i plagojnë…”, shkruan Zaniewski.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...