Azem Hajdari do të frymëzojë shumë të rinj me aspirata politike
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi sot homazhe në nderim të heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Në fjalën e tij Topi vlerësoi figurën e Hajdarit duke thënë se ishte një njeri kurajoz, dinjitoz dhe shumë diplomatik. Sipas Topit figura e Azemit do të frymëzojë në të ardhmen shumë të rinj dhe të reja që aspirojnë të futen në politikë. “Është një ndjesi e veçantë sot që nderojmë heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, i cili ashtu si i takon do të prehet në varrezat e Dëshmorëve. Unë do ta përcaktoja se si fat të jetës sime që kam njohur Azem Hajdarin, njeriu më i hapur në atë që kam njohur në PD. Një njeri shumë kurajoz, dinjitoz, pa komplekse. Njeri i cili dinte të bënte edhe trimin dhe diplomatin. E kujtoj me shumë mall, e respekt. Ai do të mbahet mend si një njeri i papërlyer që do të frymëzojë të rinj dhe të reja, sidomos ata që duan ti hyjnë rrugës së politikës me dinjitet dhe jo nëpërmjet labirinteve që shpeshherë politika arrihet.(Prof.dr.Bamir Topi)
Azem Hajdari: Legjendë i gjallë, Legjendë i vdekur

Të ulesh para letrës së bardhë e të shkruash për Azem Shpend Hajdarin – Heroin e Demokracisë Shqiptare, është tepër e vështirë. Jo ngase jeta e tij 35 vjeçare është e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan të gjithë shqiptarët padallim. Ndokush me të drejtë mund të shprehet :- sa pak, tepër pak, po shkruani, për atë trim atdhetar.
Keni të drejtë ! Por në kujtesën kombëtare, Azem Hajdari, do jetojë gjithmonë.
Vonë, tejet vonë, por Azem Shpend Hajdari sot e tutje prehet aty ku e meritonte, në Altarin e Heronjve dhe Dëshmorëve.
Nejse!
Azemi ishte një mjeshtër i madh i fitimit të zemrave të njerzve të thjeshtë. Entuziazmi i njerëzve nga jugu në veri, në ato kohë të trazuara e të përmbysjeve të mëdha, sapo merrnin vesht se ka mbërritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rrugët duke brohoritur „Azem! Azem! Ti je bota!“
Azem Hajdari do të mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, që e donte aq shumë Kosovën, derisa flijoi jetën e vet. Ishte mik personal i burrit të madh Ibrahim Rugova.
Njeriun e vetëm që të gjithë e thërrisnin „doktori“, Azemi e adhuronte, madje e quante „Mareshall“. Fjala është për Dr. Berishën. Deri në fund të jetës së vet, për Sali Berishën, Azemi e kishte „problem“ sesi tia demonstronte adhurimin e besnikërinë. Kjo dhe e mundonte shpesh atë. Në PD kishte shumë „gojë të këqia“ që hapnin fjalë se Azemin nuk e honepste Berisha(!). Nuk është e vërtetë! Mirënjohjen Berisha e ka institucion të pa kontestueshëm dhe ndaj Azemit kishte një dashamirësi totale. Ndoshta Berishën e „pengonte“ sadopak të qënurit nga e njejta krahinë…
Azemi do mbetet, sëtoku me studentët e tjerë të dhjetorit `90-të, si varrmihës i diktaturës. Mesazhet e tija, sa origjinale, aq dhe atdhedashëse, do rrezatojnë përherë tek çdo njeri, që e meriton emrin patriot.
Brezave të ardhshëm të politikanëve shqiptarë, lé t’u shërbej qartësia e Azemit, si pikë referimi, për të dashur më shumë atdheun sesa karriget e pushtetit ! Ishte tribun i vërtetë.
Tek këto vlera, që do t’i quaja „ pronë e patundëshme e Azemit“ do ndalem dhe padyshim do të përcjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe të paarritshëm.
Kisha fatin dhe nderin që isha shoku më i ngushtë i tij, për vite me radhë. Nuk e kam menduar kurrë, që do të shkruaja faqe të tëra pa m’i lexuar më parë Azemi. Kurrë! Monografia ime për atë Tribun shpejt do dalë në botim. Kronologjikisht do respektoj faktet, veçse lexuesit do t`i lutesha të mos mendojë asnjë çast, se këto kujtime, i japin vlerë autorit të monografisë.
Vlerat i ka, vetëm Azemi !
…Kujtoj gjithmonë ditët dhe netët kur shkruaja këngët për Kosovën. Azemi përqëndrohej i gjithi, duke më nxitur t‘a bëja vargun më të fortë apo mesazhin më të qartë për njerzit. Kishte kujtesë të pazakontë për ngjarje, emra dhe bëmat e trimave të asaj treve. Kujtonte Zhuj Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhën dhe thoshte gjithmonë: Atje i kemi vorret e të parëve tanë!..
Azemi e njihte Kosovën dhe shpirtin atdhetar të shqiptarëve të Kosovës më mirë se kushdo tjetër. Sa ishte gjallë Azem Hajdari, kudo, në tubime apo në parlament, në kuvende partiake apo metingje elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet „Rroftë Kosova!“ „Rroftë Flamuri!“ „Rroftë presidenti Rugova!“
Kur në ato vite të fillimeve të lëvizjeve studentore dhe më pas, sa herë qëllonte t‘i tregoja poezitë që kisha shkruar futej i tëri në përmbajtjen e tyre dhe pyeste kush do t‘a këndojë? Bënte vrejtje dhe habitesha se sa i saktë ishte në vrejtjet e tija edhe për vargun poetik.
Kur shkrova këngët për Isuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhoshin, apo për Enver Hadrin, për Elfet Homollin apo Nasemi Helshanin, këngën për pajtimet e gjakut „Prite Anton Çetën“ apo kur shkrova këngën për simbolin e qëndresës Adem Demaçin „Ban gajret Adem Demaçi“ e cila u bë më pas, gati gati si hymn, gëzohej si fëmija. I ndritnin sytë dhe bëhej me fletë prej gëzimit. Ai ishte njeriu më dashamirës i këngës shqiptare. Ishte lexuesi i parë i krijimeve të mija dhe njiherit redaktori më i „pamëshirshëm“ i vargjeve që sipas tij u vinte era realizëm socialist.
Më ngarkoi detyrë imperative të shkruaj hymnin e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Kur përfundova „Marrshi i UCK-së“ kënduar mjeshtërisht nga Arif Vladi dhe „A vritet pafajsia“ nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari që deklaroi se pranvera e vitit 1999 do të jetë pranvera e lirisë! I doli fjala!
Ishte miku dhe mbrojtësi më i madh i njerzve të artit. Por ja, që jeta është e padrejtë dhe fati e morri nga gjiri ynë pabesisht.
Për t’a sjellë tek njerzit sa më të vërtetë dhe sa më të plotë, me shumë dhëmbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve të tjerë ngjarje, momente dhe fakte që i jetova pranë trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut – simbol Azem Shpend Hajdari.
Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgjë, po i rreshtoj në këtë monografi. E vërteta, jo gjithmonë është e embël, përkundrazi, dikujt i vjen e idhët e përpiqet t’a fshehë. Me këtë „armë“, me armën e së vërtetës luftoj dhe u përpoq Azemi, të bëjë vend për vehten dhe për idealin e tij. Duke e mbrojtur të vërtetën e duke qenë oponent i saj, Azemi „pagoj“ çmim të lartë, jo vetëm përballë kundërshtarëve të vet, por edhe brenda PD-së, ku ay kishte nënshkrimin e themeluesit në krye të demokratëve.
Azemi ishte tepër i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 herë Deputet.
Né, shqiptarët, kur „vishemi „ sadopak me pushtet shpërfytyrohemi. Mania e madhështisë dhe fryma e kapardisjes „me dashje apo pa dashje“, cënon personalitetin e liderit dhe karizmën tek populli.Tjetër ishte Azemi. Dora dashamirëse e tij, shtrihej pa hile kur takonte të njohur e të panjohur. Zemërgjerësia e tij nuk ka të krahasuar.
Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gëzohej si fëmija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbështetësi më ngrohtë i ushtarakëve dhe punonjësve të policisë e strukturave të rendit. Me një zgjuarësi natyrore dhe intuitë si askush, dilte në breg edhe kur të tjerët mbyteshin në një filxhan uji. Azemi ishte shoku më i mirë dhe miku më i afërt të gjithë intelektualëve, pavarësisht nga idetë. Dinte ti nderonte ata edhe ishte tepër tolerant në diskutimet që bënim.
Shpesh herë, me atë të qeshurën e tij të sinqertë, në tavolinat miqsore ku diskutohej për të gjithë temat jetsore, qendër graviteti bëhej Azemi. Përherë e dinim që ai do „lëshonte ndonji tullë“ por nuk e parashikonim se kujt do t’i binte kokës. Tepër i sinqertë, deklaronte : -„ ju dua shumë, bile jua kam lakmi për gjuhët e huaja që zotëroni !…Por këto vlera e thesare që zotëroni, derdhini në „Bankën e Shqiptarisë dhe të Demokracisë.“
Kjo ishte tepër e sinqertë. Kujtoj në një rast me disa të huaj, gjuhën e të cilëve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha : -„Këta, na e kanë me hile !…“
Dhe me të vërtetë, e gjithë biseda zhvillohej midis nesh dhe të huajve francezë me nerv. Të huajt tepër djallzorë, na kritikonin që kishim mbetur „prapa botës“… Azemi atbot, shprehu në mënyrën që vetëm atij i rrinte hijshëm kur i prekej krenaria kombëtare fjalinë : – „ Po këta dënglaxhi a nuk e dijnë se dhe tunelet me bashkue Europën ia ka hapë inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega !?…“
Kam patur qindra pyetje nga të gjithë shokët dhe dashamirët kur do shkruash për Azemin ? E vërteta është se nuk e kisha të lehtë, e sinqerisht malli për të, mungesa e tij më trishton çdo ditë, çdo orë, çdo çast. As dora nuk më bindet. Shpirti i plagosur i yni, që Azemi n`a donte aq shumë, ndoshta duke shkruar diçka, mund të gjej melhemin e plagës që mban datën 12 shtator 1998…!
Të vërtetat e rreshtuara sipas këndvështrimit tim të sinqertë, plotësojnë figurën e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon në radhë të parë tek familja e tij, që Azemi e adhuronte, mungon tek shokët e miqtë e tij, që Azemi i respektonte, por shpirtërisht është tek të gjithë, ndaj do të doja që t`a lexoni pa paramendime politike.
Për të qenë i sinqertë, ngjarjet në 20 vjeçarin e fundit, pra nga dita që u njoha me Azemin në dhjetor 1989, ishin skajshmërisht të superpolitizuara. Sidoqoftë një lexim dhe gjykim i sinqertë nga ana e juaj, do ishte me siguri shpërblimi më i mirë i respektit për Azemin.
Ay një legjendë, një gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgjë më shumë. Koha do na gjykojë dhe do na vlersojë të gjithëve…
Po e mbyll me „armën time“, pra me poezinë!

Më mori malli për ty Azem
Të zbresim bashk në Luzh’ tek Tyrbja
Lus Perëndinë vëllanë ma kthen!!
E presin shokët, kanë mall dhe gjindja¨…