2013-10-03

Kriza në veri, Ushtria e Kosovës në gjendje gatishmërie!

Kriza në veri, Ushtria e Kosovës në gjendje gatishmërie!

FSK-ja stërvitje në tërë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore

Kosova është vënë në gjendje gatishmërie për të përballur provokimet që mund të ndodhin në veri nga Serbia, përkatësisht strukturat ilegale.
Përplasjet e shkaktuara së fundi Kosovë-Serbi, pas ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë tek serbët në Kosovë, dhe kërcënimit serb për ndërprerje të bisedimeve, që rezultoi me anulimin e takimit të sotëm për lirinë e lëvizjes, është kthyer në shqetësim, edhe në bazë të indikatorëve të tjerë, se serbët mund të kryejnë veprime të paparashikuar sidomos pas vrasjes së doganierit serb.
Forca e sigurisë së Kosovës, është mobilizuar dhe po zhvillon stërvitjen fushore “Shqiponja2”.

Serbia po shantazhon!

Qeveria e Kosovës ua ndalon zyrtarëve serb hyrjen në Kosovë gjatë fushatës

Kosova nuk e ka ndërmend ti nënshtrohet më tej ambicieve serbe. Kështu që zyrtarët e lartë të shtetit serb nuk do të mund ta shkelin Kosovën gjatë fushatës zgjedhore për 30 ditë me radhë.
Zyrtarët serb, të paktën gjatë fushatës zgjedhore do ta kenë të ndaluar hyrje-daljen në Kosovë. Kështu, ata më nuk do të kenë mundësi që t`i japin përkrahje zgjedhore “Listës serbe për Kosovën”.
Një vendim i tillë është mirëpritur nga faktori politik në Kosovë, ndonëse ndër analist të çështjeve juridike ekziston droja se ky vendim nuk do të zbatohet në praktikë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...