2013-10-03

Tirana mbledh letrarët ndërkombëtarë

Tirana mbledh letrarët ndërkombëtarë
Nën moton "Evropa si hapësirë kujtese", me 4 dhe 5 tetor 2013, në Teatrin e Komedisë në Tiranë, poetë, shkrimtarë dhe publicistë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Egjipti etj., do të diskutojnë me njëri tjetrin mbi gjërat që i bashkojnë dhe i ndajnë në trashëgiminë e përbashkët transnacionale.
Festivali letrar "Deti i Bardhë-Letërsia përreth Mesdheut" është një projekt i Allianz Kulturstiftung në bashkëpunim me Literarisches Colloquium Berlin dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
Në qendër të diskutimeve dhe leximeve që do të mbahen në kuadër të këtij aktiviteti qëndron hapësira e pangatërrueshme kulturore e vendeve të Mesdheut, me historinë e gjatë dhe të tashmen e mbrujtur nga mospërputhjet. Deti Mesdhe në këtë festival ndërkombëtar letrar prezantohet si një element ndërlidhës midis Evropës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme, pra, si një hapësirë sa politike, aq edhe poetike.
Vështrimi drejt Detit Mesdhe nënkuptonte për shumë shqiptarë shpresë për lirinë, e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë. Tipari afrues i detit dhe aftësia e tij për të bashkuar njerëz, ide dhe të mira materiale, u kthye gjatë diktaturës 40 vjeçare të E. Hoxhës në simbolikë frike dhe mjet kontrolli mbi popullin. Edhe pse kufijtë mes popujve, sidomos në Evropë kanë ndryshuar qindra herë, duke ngritur mure e barriera, deti nuk ndryshoi. Ai mbeti një vend i shpresës dhe i mallit.
Prandaj ky aktivitet letrar do të fokusohet veçanërisht në trajtimin e kujtesës historike në letërsi: në ç’mënyrë janë përpunuar përvojat totalitare dhe si e kanë gjetur ato rrugën për t’u futur në kujtesën letrare në secilin nga këto vende, bëjnë të ditur organizatorët e këtij festivali.
Programi:
E premte 04 Tetor 2013
Ora 18:00
Ceremonia e hapjes në praninë e ministres së Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi si dhe kuratores së këtij projekti znj. Christina Weiss.
Ora 18.30
Referimi kryesor nga Fatos Lubonja
Ora 19.00
Diskutim në podium me temë: „Evropa si hapësirë kujtese“
E shtunë, 05. Tetor 2013
Ora 10.30 (Lexime)
Khaled Al Khamissi & Fatos Lubonja
Ora 12.00
Lindita Arapi & Arian Leka
Ora 17.30
Luljeta Lleshanaku & Ilma Rakusa
Ora 19.00
Hans-Ulrich Treichel & Agron Tufa

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...