2013-10-03

NJERËZIT INTELEGJENTË JANË XHELOZ NË FACEBOOK

Njerëzit intelegjentë janë xheloz në facebook
Njerëzit të cilët arrijnë nota më të mira në universitet shpesh ndjehen xheloz se si partneri përdor Facebook-un, sipas një studimi të ri.
Studiusit gjetën se njerëzit me nivele më të larta të inteligjencës apo me nota mesataretë larta janë më xheloz.
"Ndoshta personat me një mesatare pikësh të lartë priren të jenë lloji i personalitetit që i bën ata më të prirur për xhelozi. Studentët me mesataren më të mirë notash janë të vetë-vetëdijshëm, tregojnë një vetë-kontroll më të madhë dhe përpiqen të jenë të perfeksionuar. Një zhgënjim në perceptim ndoshta i mërzit përpjekjet e tyre për të krijuar perfeksionimin në histori të tërë," tha Denise Friedman, studiuese nga kolegji Virgjina.
Studimi gjithashtu analizoi se si emosione të ndryshme (buzëqeshje apo një shkelje syri) që janë të ekspozuara në fund të mesazhit ndikojnë në nivelin e xhelozisë.
Edhe pse është provuar se xhelozia më e madhe është te femrat për shkak të Facebook-t sesa në meshkujt, përfaqësues të seksit të fortë janë xheloz kur një mesazh përmban një emoticon.
"Funksionimi evolucionar tregon se meshkujt janë më xheloz në tradhëtitë seksuale, ndërsa femrat janë xheloze për tradhëtinë emocionale. Emoticion si shkelje syri është perceptuar ndoshta si flirtuese, ndoshta edhe seksualisht sugjestive, e cila mund të shpjegojë pse njerëzit janë më xheloz në këtë situatë," shton Friedman.

Ardita Syla <meterejat@10minuta.com>

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...