2013-09-29

Largë prej "bashkimit" me armiqtë kombëtar! "Bashkimi Ballkanikoperëndimor" është bashkim me Serbinë.




Mr.sci.Brahim AVDYLI


Sado që jemi lodhur me analizat e herëpasheshme politike nuk po përtojmë të sjellim të njëjten çështje para opinionit publik shqiptar, që po mbahet këto ditë në New-York: Bashkimit Ballkanikoperëndimorë.
As gjysmën e shkrimeve që i kemi bërë deri më sot, nuk ka nevojë të sjellim ndërmend. Kur kemi shkruar për këto ngjarje dhe analizat e thukta që i kemi berë, armiqtë tanë presin deri sa "të harrohen", sado që atyre përpiqen t`ua zënë udhën për të mos dalë aspak në opinionin publik. Kur nuk e pret e "shplojnë" kokën e tyre për të njëjtën "pikëpamje" të ligë, të ruajtur fshehtë përherë: krijimin e "jugosllavisë së re". Si me magji vinë këto "shpallje" në shprehje, aq më pak kur kemi vuajtur gjatë nën gjenocidin serbo-sllavë dhe këto gjenocide i kemi të freskëta me plagë të pashëruara dhe të mëdha, por sikur nuk i dimë.
Serbët i shfrytëzojnë si "taban" të përkryer djemtë e ish-UDB-ashëve, që kanë bërë një "vistër" të "përpjekjeve" të vona, gjoja "për çlirimin e Kosovës" dhe sot "mburren" me gjëra të "luftës çlirimtare", ani pse e kanë lënë përgjysmë çlirimin e Kosovës së ngushtë. Mitrovica dhe Kosova veriore lënguan deri më sot, sepse aty qenë minierat e Trepçës, pasuria më e madhe e Kosovës. Sot kanë "rënë" përfundimisht në duar të serbëve, të Veselinoviçit dhe të tjerëve nacionalitë serbë, së bashku me të gjitha territoret e ashtuquajtuara "të manastireve serbe", që nuk janë "serbe", por monumente ortodokse shqiptare.
Ne nuk e shohim lidhjen e këtyre djemve të Kosovës me Serbinë. Tashmë janë bërë një pjesë e "analistëve", si psh. Azem Vlasi, Shkelzem Maliqi, apo të rinjë, si psh. Veton Surroi e të tjerë. Të tillët, na zënë rrugën me "teori" perfekte, si "taktikë" e "politikë ndërkombëtare", të "eliminimit të korrupsionit", të ecjes përpara të "elitës" kosovare, deri te "Bashkimi Ballkanikoperëndimor".
Së fundi, nuk mund ta fshehin jugonostallgjikët në këtë vijë "neojugosllavizmin" e dukshëm, që vetëm në flamurin e propozuar për "Bashkimin Ballanoperëndimor" del i njëjti flamur për Jugosllavinë, ndonëse ylli i tij është bërë me yjet e Evropës.
Në gazetën malazeze "Dan" vjen në shprehje krijimi i këtij "bashkimi", Unionit Ballkanikaperëndimor. Në radhë të parë, të themi në origjinal, ky gadishull i popujve që e jetojnë aty, nuk quhet "Ballkan" sipas turqishtes, por Gadishulli Ilirik. Osmanët dhe në perëndim Anglia, pjesërisht Fuqitë e Mëdha, janë bërë vëllezërit e Bullgarëve; Serbëve, Malazezëve dhe Sllavo-maqedonëve, duke e përfshirë me pahir Bosnjen e Herzegovinën. Në lidhje direkte bashkohen me Greqinë, por që e ka religjionin ortodoks. Athua, a kanë pak shkollë ngat vetes të kuptojnë se pëshpërisin me dy sytë në gjumë pikërisht ate që e servojnë serbët, grekët dhe turqit? Osmanët, gjatë shtrimit nën vete, të larë me gjak, pjesën më të madhe të këtyre kombeve, e pranuan ta thërisnin "Ballkan", sikurse ky emër ishte "i gjallë" në Turkmekistan, edhe pse si i tillë dukej për shqiptarët (pra, pellazgo-ilirët), sepse osmanët bënin përpjekje që ta zhduknin, që ta zhbijnë si farën e ligë dhe ta shpopullojnë deri në skaj të botës kombin dhe populllin shqiptar (pellazgo-ilir).
Bota perëndimore që ka mijëra fakultete të saj, e quan kështu, pa u lodhur të vrasë kokën për këtë gjë. Ne jemi ende të rrethuar me armiqtë e përbetuar: turqit, bullgarët, serbët, malazeztë, sllavo-maqedonët dhe grekët. Nuk e kemi krijuar ende linjën e bashkimit gjithëkombëtar dhe u dashka të lëshohemi në një "bashkim" forcash të armiqve tanë të mëdhenj, atyre që nuk u pushojnë dhe nuk i ndalin kurrë përpjekjet për të na shkatërruar e për të na shpopulluar! A e shohim ende qartë ku jemi nisur pa vetëdije të shkojmë dhe a jemi të vetëdishem ku duan të na ngulitin? A e kemi "themeluar" shtetin e dytë, Kosovën, që nuk quhet "kombëtar" por "multinacional", sipas romakocentralizmit dhe Biblës, dhe 80% të populllsisë vendore është shqiptare. Në të vërtetë, nuk mund të quhet shtet multinacional, sepse ia hap udhën mijëra serbëve që të vinë edhe njëherë me reformat e reja agrare. Kosova është një shtet i brishtë, i vogël dhe pa të ardhme të sigurtë.
Sipas planit "West Ballkan Six-G6" i shteteve që e krijonjë këtë godinë, nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Herzegovina, Mali i zi, Serbia dhe Madeqonia, është për qëllim të arrihet një asamble parlamentare të përbashkët, me pjesëmarrjen e 10 anëtarëve të çdo shteti që e krijon, dhe krijimin e një policie të përbashkët. Nisma konturon një federate jugosllave, nga përvoja e së cilës vijnë pesë shtete të gjashtës, ku flitet kryesisht serbishtja. Më tutje, provon të konstituojë një treg të përbashët ekonomik, ku të gjitha të hollat shkojnë atje ku prinë Serbia; një sistem i edukimit dhe arsimit, duke përfshirë disa fusha të tjera, por edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, gjatë fundit të shtatorit 2013, në New-York. Nën platformën e "Bashkimit Ballanikoperëndimor", apo "Unioni Ballkanikoperëndimor" qëndron me të vërtetë Serbia, si shtet i vetëm që shihet në "inserbia.info", e cila është sëmumdje e vjetër tipike komuniste, duke i përfshirë idetë e saj të vjetra nga "Ballkanika" e deri te kjo e fundit, që synon krijimin e federatës ballkanike, si mjet të hegjemonisë serbe në Ballkan.
Nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor janë me të vërtetë të interesuar të bëjnë një bashkëpunim konkret dhe dobiprurës, le ta bëjnë këtë bashkëpunim me projekte të përbashëta ekonomike dhe infrastrukturore, me gazsjellës dhe naftësjellës të përbashët, me autostrada dhe rrjete të hekurudhës, me interkonjeksion të përbashët dhe prodhim të përbashkët të energjisë. Ne qoftë se donë "bashkime të reja" shtetet e Ballkanit, atëherë mbetet e padiskutueshme bashkimi institucional dhe organizativ i BE-së, sepse është krijuar BE për tërë kontinentin.
Procesi i integrimit të shteteve ballkanike është në fazën superiore dhe më të lartë. Nuk ka nevojë të krijohen "unione", "bashkime" ballkanike, apo edhe grupime të reja me shtetet që kanë mbetur ende jashtë. Kroacia ka hyrë në BE, së bashku me katër shtete, ndër të cilat vie Shqipëria. "Unioni Ballkanoperëndimor" shfaqet si reminishencë e ideve jugonostallgjike. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë asnjë interes diplomatik, politik, strategjik e kombëtar të futet nën obrellën e një "Jugosllavie të re", aq më pak kur flitet gjuha e shovinizmit dhe nacionalizmit serb. Këto iniciativa do të duhej më parë të rraheshin në diskutime të Parlametit të Kosovës. Qeveria jonë e ka mbajtur të fshehur këtë çështje. Asambleja parlamentare e përbashkët nuk është funksionale, sepse aspirata e Kosovës është integrimi në BE, e jo në ish-Jugosllavi, me armikun tonë të dëshmuar shekullor, ani pse iniciativa e theksuar nacionaliste dhe shoviniste serbe është mbeshtetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule dhe Goran Svilanoviç, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
Marrë në përgjithësi, një "plan" i tillë është absurditet i kohës, sepse e kemi parasysh eksperiencën jugosllave në formimin e shtetit të përbashkët, ku shqiptarët, pa vullnetin e tyre politik, u detyruan ti bashkoheshin Jugosllavisë dhe Serbisë. Me grupe ilegale dhe organizime ilegale e mbajti gjallë shpirtin dhe vullnetin politik e kombëtar. Në fund, me luftën çlirimtare, arritëm që të bënim shpërbërjen e Jugosllavisë, të ngulitur me dhunë e gjenocid të pandërprerë. Ky gjenocid, sidomos gjatë luftës, gati i morri përmasat ballkanike, ndaj boshnjakëve edhe ndaj shqiptarëve.
Në qoftë se vie deri të "bashkimi" me Serbinë, në një "union" ballkanik, pa e ditur kombi shqiptar dhe Parlamenti i Kosovës, kjo gjë është kryeput tradhëti e qëllimtë kombëtare. Një gjë e tillë nuk mund të durohet.
Por, ti kthehemi njëherë analizave tona të dikurshme. Sikur i kemi "harruar" një pjesë të veçantë të analizave të përditshme dhe themi se "serbët janë më të mirë" se shqiptarët, duke mos e ditur se kjo gjë ka të bëjë me plangprishjen tonë, për idetë e armiqve kombëtar. Vinë në shprehje disa forma. Si nëpër njëfarë magjie kolektive na lëshohen formula të ngjashme. Ato janë magji të përsosura ortodokse! Pjesa më e madhe e kombit shqiptar në tokat e veta, e ka të vështirë të kuptojnë se çka thua me gjuhën shqipe, sepse të nënvlerësojnë dhe i hapin tërësisht veshtë se çfarë do të thotë në radhë të parë Serbia, atëherë edhe të tjerët nga familja "jugo-sllave": Serbia, Mali i Zi dhe Sllavo-makedonët. Nuk mendojmë se Serbia, si komb, është themeluar në gjysmën e shekullit të 19-të, pasi e kanë përvetësuar më parë fenë ortodokse prej duarve të iliro-shqiptarëve. Greqia atëherë ia hodhi në duar, sepse nuk guxonte ta merrte për vete, edhe pse ishte përbrenda fesë ortodokse dhe kishte bërë çmos për të dominuar. Ajo ka marrë me dhunë tokat shqiptare të Çamërisë, më parë Epirin jugor, ku ka bërë krime të njëpasnjëshme dhe të papara dhe pretendon të marrë "Epirin verior" nga Shqipëria, në vend së të japë decidivisht të drejtat e Çamërisë, inkluziv të drejtes së shkëputjes dhe të bashkimit të Shqipërisë. Kur nuk mundet të "realizojë" politikën dhe planin diskriminues të çamëve, i jep të "drejtë" Serbisë të përdorë fenë kundër shqiptarëve, e ndihmuar në planin ndërkombëtar prej Anglisë, Francës, Spanjës, e duke e patur "kokë më vete" Rusinë, pjesërisht të Irlandës dhe SHBA-ve, të cilët e udhëheqnin. Magjia kolektive serbe është magjia kolektive ortodokse greke dhe të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor dhe të Rusisë.
Mijëra herë na "flet" përmes gojës së të tjerëve, përmes shqipfolësve dhe përmes "emrave" të "mëdhenj" ndër ne, si psh, Agim Çekut, i cili pat dhënë një intervistë në gazetën serbe të Beogradit "Nedelnjik", me 18.04.2013, se "ishte për idenë e neo-jugosllavisë". Ne e kemi hedhur poshtë mijëra herë pa kursim, përmes analizave tona apo të tjerëve. Neojugosllavizmi ka të bëjë kryesisht me hipozën e panderprerë të Serbisë, hipnozën e thuktë publike, që është një magji e mirëfillltë dhe ka si pretendim të hipnotizimit të popullatës së ultë shqiptare, që të vie kokulur aty ku dëshiron Serbia dhe ta zgjate kokën nën sopatën e prehtë serbe. Mua më janë të njohura këto gjëra. Nuk duhet shpjegim tjetër, sepse kur ti flasish për magji popullit të pashkolluar, të thotë se nuk ka magji, ndonëse në katër anët e grumbullojnë fetë me magji; se kjo ështe një përrallë e rrenë klluqe, etj. dhe nuk e merr parasysh se hipnoza është një veprim magjik në konturat publike. Ajo ende veprohet ndër shqiptarë. Duhet ta mësojë këtë çështje shumë delikate dhe të fshehtë e të dijë t`ia kthej praptë atyre që po e zhvillojnë me shqiptarët dhe të tjerët, pra serbëve, sepse këto metoda i kanë përvetësuar nga perandoria bizantine dhe kisha ortodokse shqiptare, të cilat, tashmë i kemi harruar ose nuk na bien ndermend. Ai nuk e di se hipnoza është një formë masive e magjisë.
Një gjë porse është e vërtetë: kombi shqiptar ka mbetur i nëpërkëmbur tani sa e sa shekuj, nën ata që kanë "kompetencë" të "zgjidhin" çështjet e popujve, pra forcave të mëdha botërore dhe nuk ka pse të zgjasë kokën në sopatën e mprehtë serbe, sepse e ka larë me gjak të pafajshëm miliona herë! Ai nuk mund të "bashkohet" kësisoji, kur nuk i ka bashkuar pjesët e tij, të lënë me pahir nën pesë shtete të huaja! Populli dhe kombi shqiptar do ti ruhet aleacave ballkanike me armiqtë e tij kombëtar, gjë që është e njohur dhe e larë me gjak të pafajshëm gjatë mijëra viteve në vazhdimësi. Ai nuk ka si të "bashkohet" pa e zgjidhur çështjen e tij kombëtare.
Ndër shumë të këqija duhet të zgjedhim më të voglën: bashkimin e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, dhe të mos harrojmë Çamërinë. Ky bashkim do të quhej p.sh. "Shtetet e Bashkuara Shqiptare", ku si gjuhë zyrtare do të ishte shqipja, por do të flitej edhe dialekti serbian i Malit të Zi dhe sllavo-maqedonishtja.
Kjo është e tëra. Bashkimi Ballkanoperëndimor është bashkim i dhunshën nën Serbinë. Bashkimi me dhunë nuk është "bashkim". Nuk na mbetet asgjë më shumë se lufta. Mbushuni mend o shqiptarë, që u kemi vënë në ballë!...

Autobiografi



I takoj plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).
Jam i lindur me 05 shtator të vitit 1960 dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në një vend me tradita kulturore dhe kombëtare. Që në vitet e hershme të rinisë jam dhënë pas dy prirjeve të veçanta: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Ndër të parët jam vënë në krah të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në mes viteve 1990-1995 kam botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër „Qëndresa“ dhe kam qenë Kryeredaktor i saj.
Shkollën fillore „Ganimete Terbeshi“ e kam kryer në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin „Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm. Fakultetin Filologjik e kam kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe dhe jam Profesor i Letërsisë.
Pas Universitetit kam kryer kursin pasuniversitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare për Maradhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomacinë dhe kam filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi i Maradhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, me ç`rast i kam përfunduar dhe kam mbrojtur temën e magjistraturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës.

Në veçanti, për shkollat e profesionet e tjera nuk kam shkruar...


KAM BOTUAR KËTO LIBRA:

-“Në hijen e Alpeve”, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983;
-“Buka e kuqe”, Poemë, Atdheu, Cyrih, 1990;
-“Kur zgjohet Dodona”, Poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992;
-“Pasqyrë e përgjakur”, Poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994;
-“Klithje nga fundi i ferrit”, Poezi, Onufri, Tiranë, 1997;
-“Gjuha e dheut tim”, Poezi, Albin, Tiranë, 1999;
-“Klithje nga fundi i ferrit”, b.i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000;
-“Baraspesha e humbur”, Poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003;
-“Vragat e një kohe”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005;
-“Lëvozhga e vdekjes”, Prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007;
-"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova,
BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008;
-“Zogu i këngës”, p. të zgjedhura, “Pjetër Bogdani” Has, 2009;
-„Mërgata shqiptare e Zvicrësdhe roli i saj“, v.politike, „Brezi `81“,
Prishtinë, 2011;
-"Qielli i paprekur", Poezi, "Brezi `81", Prishtinë 2012...


JAM I PREZENTUAR EDHE NË KËTO LIBRA:

-„Rrjedhë e lë gjurmë“, Poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983;
-Nebil Duraku:„Shkrimtarët e Kosovës,1945-1985“, Rilindja, Prishtinë 1985;
-„Poezia dal Kossovo“, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali, 1999;
-Hasan Hasani: „Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001“,
Faik Konica, Prishtinë 2003;
- Vulcanul răbdării/Vulkani i durimit, Poeme traduse în limba română de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukureşti (Bukuresht), 2008,
- Agim Vinca: "Muza e Mëmëdheut/Njëqind poetë për Atdheun", Antologji, Shtëpia Botuese "Eugen" Tiranë dhe "Botomet Artini" Prishtinë, 2012, etj.

VEPRA IME E PARË, E PABOTUAR:

Vepra ime e parë e pabotuar që e kam shkruar tërësisht ka qenë një dramë, duke i përgjuar prindërit e mi. Me drama kam vijuar më vonë.

Nga vendstrehimi im nëntokësor, në shtëpinë time, në vendlidje, është marrë apo është djegur drama ime veçantë, nën titullin “Gremina”, e cila e ka pasur si temë fundosjen e ish-Jugosllavisë.

Bashkë me te janë marrë apo djegur 1500 faqe A4 prozë origjinale...

DISA SHPËRBLIME TË MARRURA NË PËRËNDIM:

-Kam marrë vendin e dytë për poezinë më të mirë të botuar në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, „Zëri i Kosovës“, LPK.

-Kam marrë vendin e parë „Pena e Artë“, në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001.

-Kam marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës, me 25 prill 2009.

-Kam marrë shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë në Konkursin Letrar, me 01.5.2010, në Orën Tradicionale Letrare të LSHAKSH-së, në Koblenc të Gjermanisë për Pavarësinë e Kosovës, shpërblimin e parë për poezinë më të mirë të lexuar në Konkursin Letrar, me 25.4.2011, në Orën Tradicionale Letrare.

-Nga LSHAKSH në Gjermani, në Konkursin Letrar të Manifestimit Poetik Tradicional të Mërgatës Shqiptare, krahas pjesëmarrësve të Kosovës dhe Austrisë, mora shpërblimin e parë poashtu me 23.3.2013, për poezinë me të mirë të lexuar në Koblenc të Gjermanisë...

EDHE NJË SHPËRBLIM I MARRUR:

-Në konkursin letrar të LSHAKSH "AZEM SHKRELI", për shpërblimin tradicional që e ndanë LSHAKSH-ja e Gjermanisë për tërë mërgatën shqiptare, për veprën më të mirë, libri im poetik "Qielli i paprekur" u nderua me Vendin e tretë, në Ennepetal të Gjermanisë, me 01.06.2013.

NJË SHPËRBLIM I PAMARRUR:

Libri im i parë poetik „Në hijen e Alpeve“, ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.

Në zgjedhje përfundimtare kemi qenë tre poetë: Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi dhe unë.

Mua, nuk mu dha ky shpërblim. Këtë shpërblim e mori Basri Çapriqi...

ANËTARËSIA IME:

Jam njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS), anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës dhe i disa organizatave të tjera.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...