Një snajperi i cili pohon se forcat britanike SAS ishin të përfshira në një komplot për vrasjen e princeshës Dajana, thuhet se, për shkak të frikës për jetën e vet, ka ikur në Tajlandë. Ai insiston se policët ia kishin qitur shoferit të Dajanës dritën laserike në sy, për çka ai nuk kishte parë dhe kishte shkaktuar fatkeqësinë. Snajperisti, i njohur edhe me emrin Ushtari N, me pohimet që i ka bërë në polici, ka ndikuar që të rihapen hetimet në lidhje me vdekjen e princeshës britanike Dajana. Por, ai u largua nga Britania para se “Scotland Yard” të mundte të analizonte si duhej dëshmitë, të cilat i kishte dorëzuar Policia ushtarake mbretërore. Disa njoftime të mëparshme thoshin se Ushtari N gjendej në Dubai, por një burim anonim ushtarak bëri me dije se, një ambient i tillë, do të ishte armiqësor dhe tepër i shtrenjtë për të. Thuhet se Tailanda është destinacion i preferuar për ata që ikin, për shkak të sistemit “shpirtbutë” policor dhe për shkak të kostos së ulët të jetesës. Meqë Ushtari N ka të kaluar kriminale për përdorimin e armëve të zjarrit, atij nuk do t’i lejohej që të hynte në shumë vende.
Me entuziazmin e saj dhe buzëqeshjen gjithmonë në buzë, e dashura e princit Çarls ishte lloji i femrës e cila do ia dilte të depërtonte në familjen mbretërore. Ishte ky viti 1980. Dhe nuk kishte kurrfarë dyshimi se Lejdi Dajana Spencer tashmë ka kaluar këtë test për të depërtuar tutje.
“Shpesh na vinte nxehtë, lodheshim” përkujton me nostalgji shoku i ngushtë i princit Çarls, Peti Palmer-Tomkinson. ‘Ajo njëherë ishte zhytur në baltë, por e buzëqeshur e mbante kokën lartë. Ishte një studente e shkëlqyeshme angleze’. E gjithë familja po adhuronte Dajanën 19 vjeçe. Eduardi dhe Endruja garonin mes vete se kush do të ulej pranë saj gjatë piknikut të organizuar gjatë orëve të mbrëmjes, përderisa princi Filip çmonte dhe respektonte dukjen e saj të bukur. Për mendimin e së ëmës, djali i saj më i vjetër më në fund ka zgjedhur të duhurën dhe ishte fitues. E kush do ta mund ta fajësonte atë për një bukuri të rrallë që posedonte? Ajo që është harruar në jetën e shkurtër të Lejdi Dajanës është përkrahja e mbretëreshës, përkrahje që për asnjë moment të vetëm nuk i mungonte. Vite të tëra, Çarls po kalonte gjithnjë kohë më shumë me Kamilan, gruan e një oficeri roje me emrin Ejdrju Parker Bouls, dhe kjo aferë madje tashmë kishte mbërritur edhe në veshtë e mbretëreshës.
Aferë e fshehtë dashurie
“Nënë” një burim i besueshëm më tha, “se Princi i Uellsit ka një aferë të fshehtë dashurie me gruan e dikujt tjetër dhe regjimentit kjo nuk po i pëlqen”. Në muajin prill të vitit 1980, Princi Çarls kishte marrë me vete Kamilan në Zimbabve, ku ai do duhej ta përfaqësonte të ëmën e tij në ceremoninë e pavarësisë. Por në darkën formale në Harare, çifti po flirtonte derisa burri i saj po qëndronte stoik dhe po shikonte gjithçka nga ana tjetër. Incidenti ishte aq flagrant sa që raportet kishin arritur deri në veshtë e mbretëreshës.
“Kishte kohë”, thotë ky oborrtar, “kur Mbretëresha dhe Princi Filip po habiteshin me sjelljet e djalit të tyre më të vjetër”. Ishte paksa e çuditshme se si prindërit e Çarlsit me kaq lehtësi kishin mirëpritur Dajanën në radhët e tyre.
“Ajo kujdesej për Dajanën dhe me të vërtetë kishte ndjenja për të”, tha një nga shokët e mbretëreshës. Atë nëntor, derisa Dajana po vizitonte Sandringemin, hordhi të shumta me reporterë dhe fotografë të shumtë kishin rrethuar shtëpinë. Ishte karakteristike se si mbretëresha nuk i tha gjë Çarlsit në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kishte folur me Filipin, i cili i kishte shkruar një letër. Presioni i medieve po krijonte një situatë e cila nuk po tolerohej, që do të thoshte se Çarlsi duhet marrë një vendim të shpejtë. Ose duhet t’ia ofrojë dorën Dajanës, ose duhet ta ndërpresë lidhjen për ta shmangur komprometimin e reputacionit të saj. Pas presionit nga prindërit, ata ishin martuar dhe, mbretëresha kishte mirëpritur Çarlsin dhe Dajanën që ishin kthyer nga muaji i tyre i mjaltit. Lejdi Dajana ishte një inspirim jo vetëm për popujt jashta oborrit mbretëror, por edhe për ata brenda. Por, Dajana e kishte kuptuar se burri i saj ishte më i përkushtuar ndaj një gruaje tjetër se sa ndaj saj. “Çfarëdo që do të ndodh, unë gjithmonë do të dashuroj ty”, ishte dëgjuar princi tek po i thoshte Kamilës në telefon derisa po bënte një banjë. Atë vjeshtë në Skoci, Dajana për një moment po buzëqeshte për t’ju kthyer lotët, dhe vjehrra e saj po tentonte ta qetësonte dhe t’i qëndronte pranë. Në muajin shtator të vitit 1981, Dajana po fluturonte për në Londër për ta vizituar një psikiatër.
“Ajo nuk është sikur ne”, shpjegon mbretëresha.
“Ajo është shumë e re”.
Lajmi për vdekjen e Dajanës
Në vitin 1987, tanimë që të dy kishin afera dashurie. Çarls i ishte kthyer Kamilës, përderisa Dajana u ishte kthyer një seri dashnorëve, duke filluar nga detektivi Beri Manaki e deri tek majori Xhejms Hjuit, si dhe shitësi i veturave Xhejms Gilbi. Në muajin dhjetor të vitit 1992, atëherë kryeministri Xhon Mejxhër ka deklaruar se Princi dhe Princesha e Uellsit kanë vendosur të ndahen. Mbretëresha po shpresonte se pas ndarjes legale çifti do të ndalonte me rivalitetin tyre, por, ndodhi e kundërta. Një vit e tre ditë më pas, ambasadori britanik në Paris, rreth orës 1 pas menate kishte pranuar raportin nga policia se në një aksident me makinë kishte qenë e përfshirë edhe Princesha e Uellsit.
“Duhet të largojmë radiot nga dhoma e fëmijëve”, i kishte thënë Çarlsit, Mbretëresha. Nëna dhe i biri po diskutonin si t’i zgjojnë Uilliamin dhe Herin. Tashmë ishte edhe zyrtare, Princesha Dajana kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni, por aty nuk kishte qenë e vetme, kishte qenë e shoqëruara nga dikush tjetër.