Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/03

Zef Pergega:Kristale Dugagjini


Kristale DukagjiniKisha Zonja Pajtore, diten e diel me 6 tetor 2013, perkujton 9-te vjetorin e kalimit ne amshim te Dom Prek Ndrevashes, themelues dhe drejtues i kesaj qendre per 30 vjet.
Kristale Dukagjini
Famullitari i kesaj kishe Dom Ndue Gjergji do te celebroje meshen enkas per shpirtin e Dom Prekes. Me pas ne oren 2:00 ne sallen e kultures se kishes do te organizohet nje akademi perkujtimore ku do te mbahen disa tema mbi veprimtarine e gjithanshme te meshtarit Ndrevashaj ne fushen fetare, patriotike, humane dhe krijuese. Ne tematiken e kesaj akademie eshte parashikuar nje diskutim krijues rreth librit “Kristale Dukagjini”, i cili perbledh pothuasje te gjithe vepren letrare, poetike dhe filozofike te Dom Prekes, shkruar nga gazetari ZEF PERGEGA.
Autori do te cele dhe nje ekspozite fotografike mbi aktivitetet kulturore e shkencore qe jane organizuar nder vite ne kete qender fetare e atdhetare.
Per te pranishmit do te kete edhe nje koktej.
Ftohen te marrin pjese besimtare, miq, dashamires te meshtarit Dom Prek Ndrevashaj si dhe Dukagjinasit vendlindja e meshtarit per te shprehur secili nderimin per kete personalitet te kultures kombetare, i dekoruar edhe nga Presidenti i Shqiperise Bamir Topi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...