2013-10-03

At Zef Pllumi: Kleriku dhe shkrimtari, që i bëri sfidë kohës

Shumëkush për mos me thanë “ gjithëkush” mendon se i jep një diçka të re botës, njerëzimit! Kurrgja e re nën këtë diell! Ndërsa ujët rrjedh, bota po aty. Kur po lexoj librin o kur po kundroj piramidat atje në shkreti, pyes: Si asht e mundur që njeriu i shek. XX, në kulm të qytetërimit material, të jetë po aq barbar sa ai i 40 shekujve përpara? At Zef Pllumi është lindur me 7 Prill 1924, në fshatin Mali i Rencit-Lezhë.
at_zef_pllumi


Me 1931, është pagëzuar e një vit me vonë (1932) është krezmuar në Famullinë e Shkodrës. Që në moshë të vogël, hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër ndërsa Postulandatin e ka filluar me 1931 e më 1940 në Rishtarine ne Kuvendin e Troshanit. Ndoqi mesimet fillore e të mesme të Liceut “Yllirikum” në vitin 1942. Për shkak të ashpërsimeve të luftës, ndoqi mësimet e larta Teologjike në Kuvendin e Sh. Françeskut të Asizit në Shkodër. Gjatë viteve 1943-1944 ka bashkëpunuar në revisten “Hylli i Dritës” dhe në këtë kohë ishte edhe sekretar përsonal i At Mati Prendushit, i cili ishte provincial. At Zefi, pati mësuar shumë nga Françeskanet e medhenj si At Gjergj Fishta, At Anton Harapi , At Gjon Shllaku, At Pal Dodaj, At Donat Kurti, At Benardin Palaj etj. Si rregulltar , ka pranuar kushtet e përjetshme në Kuvendin e Sh. Françeskut të Asizit në Gjuhadol Shkodër, me 2 shkurt 1946. Po atë vit , me 1946, shugurohet Diakon. Por , zellin e hovit të At Zefit për sherbim në vneshtën e zotit, dukej sikur po i dilte përballë idologjia ateiste , jo vetëm për me e ndalë, por për me zhdukë e me shrrajose gjithçka që kishte të bënte me dashninë e përjetshme: Krishtin. E llava e kuqe përveluese, e vullkanit ma shkatrrues për gjirin njerëzor, që quhet ateizem, mberrin që me 1946 me e privuar Kuvendin e Gjuhadolit prej gjithë veprimtarisë fetare tue shndërrue nga një liman feje, shprese, dashtnie e diturie e ne burg, në të cilin vuajtjet e torturat kishin kaluar kufinjt e përshkrimit edhe të vetë imagjinatës. At Zef Pllumit vetë rrëfen, se në shkrimet e tija, prej asaj që ka pa e relaisht ka ndodhe ka përshkruar vetëm atë çka mund të besohet. Atë me shumë klerikë të tjerë e arrestuan me 14 dhjetor 1946. U denua nga një gjykatë ushtarake në fillim të 1948 me 3 vjet burg, të cilat e kaloj në Shkodër, Beden të Kavajës, Orman-Pojan të Maliqit . U liria nga burgu mbas tre vitesh e u kthye në Kuvendin Françeskan tek Arra e Madhe në Shkodër, Siç tregonte ai vetë: gjatë arrestimit të parë vuajti shumë, tue e lidhë me ditë të tëra varur në shkallet e Kuvendit të Gjuhadolit. E të tëra këto vuajtje me të gjitha këto mundime, në të gjithë këto vuajtje e tortura, psiko-fizike ka dalë ngadhnjyes, tue e ndejt gjithmonë e njesuem në Krishtin, i cili nuk i braktis as kurrë atë që e qendrojnë besnik . At Zef Pllumi pranon me 1956 shugurimin Meshtorak. Në mes të këtij deti të trazuar uragan At Zefi sherben për 12 vjet si meshtar në Dukagjin me qendër në Shosh. Por vala e terrorit anti-zot nuk e kursen dhe më 1967 e arrestojnë dhe për 23 vite vuan denimin në burgje e kampe të ndryshme. Gjatë burgimit, ai pësoi torturat nga më të tmerrshmet dhe vuajti prej shumë sëmundjeve, të cilat ai i ka tregue me shkrimet e tij. Por shpresa në zotin nuk rren e agimi i lirisë mberriti edhe për At Zef Pllumin, që u lirua nga burgu me 11 Prill 1989. Mbas lirimit nga burgu , rivijon sherbesen fetare meshtarake me zell e devocion si famulltar tek Kisha e Shna Ndout në Tiranë (25 dhjetor 1990) , vijimi i botimit me 1993-1997 të revistes “Hylli I dritës” me rinisjen e botimit në 2006. At Zefi, pa u lodhur i riperterire në shpirt, lulezon në veprimtari krijuese, duke botuar një seri librash: Si vepren monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, vellimet: Françeskanet e mëdhenj Frati i Pashalarëve Bushatlinj, ErazmoBalneo. Njerëz fisnik, histori kurrë e shkrueme, Para njëmijë vjetëve, Anti poezi për shekullin e XX, e një numër të posaçem të “Hyllit të Dritës” , kushtuar At Gjergj Fishtës, ka lënë doreshkrime të tjera në Sagen e Fëmijërisë, jo e përfunduar e cila pret dritën e botimit. Gjatë 17 viteve lirie, u aktivizua në sherbimet politiko-shoqërore të popullit e duke derguar më shumë se 150 studentë për me u formua në vendet perëndimore. Dha një kontribut të çmuar për rindertimin dhe paisjen me libra dhe dokumenta me vlerë për bibliotekën “ At Gjergj Fishta” Shkodër. Për këto vepra, Presidenti Alfred Moisiu me 29 Qershor 2006, e dekoroi At Zef Pllumin me Urdherin “ Nderi i Kombit” ku At Zefi u vlerësua si përfaqësues i pasurise kulturore e njerëzore, si institucion të vërtete që i rezistoi regjimeve e kohrave më të veshtira, si simbol i qytetarit të lirë, vizioni i të cilit frymezohet nga vlerat evropiane. Në 2006 i jepet çmimi letrar “Penda e Artë” nga Ministria e Kultures, për vepren monumentale “Rrno vetëm për me tregue”.
Nga JAK RROZHANI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...