NGA TEUTA SADIKU
E hëna
ditë pune e
zakonshme, e gjitha materie.
Ngjeshur sa më
shumë të jetë e mundur pas lekut
trup, këmbë,
kokë, mendje,sy
ka dhe shpatulla
të rëna nga lodhja,
kofshë të
nxirra,të përplasura diku
kurthe
gojësh,vështrime vëngër
leje të
skaduara, dokumente pa vulë,
mendje të
çoroditura,të mbledhura lëmsh
që sja gjen dot
fillin askush.
Unë emigrantja
vrapoj mes tyre se më presin
orendi të vjetra
të plasura nga inati diku
karrige
këmbështrëmra nga fjalët e rënda
pasqyra të
ciflosura nga egërsia e fytyrave pa shpirt
avulli I frymës
sime kurrë nuk I pastron mirë.
divanë me
thërime fjalësh të shkërmoqura,
të pa përtypura
mirë
tavolina gjithë
njolla mërie ,plasje buze
çarçafë memecë,
të penduar netëve pa gjumë
orë muri të
rënda të çkurdisura nga durimi i pritjes
numërojnë dhe
sekondat e punës së pasiguruar mirë
orë të vogla që
punojnë si tik –taket e zemrës së gruas
televizorë me
gojë të mëdhaja si kuçedra kollofitin mendje e tru
rroba gjithë
djersë e erë thartirë nga poshtërsitë e fshehura mirë,
presin të hapet
dera e ballkonit e përjashta të varin vetëveten
piktura të
vjetra mbuluar nga pluhuri I kohës qysh kurrë
presin rradhën
për diskutime shoqërore dhe historike
banja alla turke
që ulesh më gjunjë e pikohesh gjithë shurrë
banja alla
frënge ku politikanëve su vjen të ngrihen kurrë
të gjitha presin
një moment magjik
ti prekë dora e
pafajsisë,
të së Hënës.
E marta
Portreti i së Martes nga e Hëna, nuk dryshon dhe aq,
me bisht të syrit shoh që e Hëna kokën mënjanë ma mban.
Mëri përse të më mbajë? Për cfarë ?
Mëri pse të Hënës jam <vorioepirote> I thashë?
apo për fustanin borxh që emrit tim i dhashë .
Apo më mban mëri,
pse zonjës i shërbej kurse nënët time e lashë në shtrat.
në vesh më pëshperiti e Hëna që aq e lodhur iku zvarrë:
< -kokën mbaje ulur ,
vetëm tek puna sytë I mbaj
që të të marr në punë e Marta vër më mirë një maskë>
E Marta gjithë ditën më mbajti mëri ,
smë foli asnjë fjalë
ashtu kot ,çëshje marrëzie , tha
pse fillova të shkruaj e të lexoj pak gjuhën e saj.
mbi kurrizin e dalë të së Hënës nga lodhja.
Ia shpjegova arsyen,
për të mos parë mizerien time në sytë përballë.
që ëndrrat mi jep të bluara në pëllembë të dorës.
Sytë e së martës mezi ecin nga këmbët
janë të lodhura e djegin nga klori,
ndaj nuk ja vure re fjalët e thëna që moti.
me bisht të syrit shoh që e Hëna kokën mënjanë ma mban.
Mëri përse të më mbajë? Për cfarë ?
Mëri pse të Hënës jam <vorioepirote> I thashë?
apo për fustanin borxh që emrit tim i dhashë .
Apo më mban mëri,
pse zonjës i shërbej kurse nënët time e lashë në shtrat.
në vesh më pëshperiti e Hëna që aq e lodhur iku zvarrë:
< -kokën mbaje ulur ,
vetëm tek puna sytë I mbaj
që të të marr në punë e Marta vër më mirë një maskë>
E Marta gjithë ditën më mbajti mëri ,
smë foli asnjë fjalë
ashtu kot ,çëshje marrëzie , tha
pse fillova të shkruaj e të lexoj pak gjuhën e saj.
mbi kurrizin e dalë të së Hënës nga lodhja.
Ia shpjegova arsyen,
për të mos parë mizerien time në sytë përballë.
që ëndrrat mi jep të bluara në pëllembë të dorës.
Sytë e së martës mezi ecin nga këmbët
janë të lodhura e djegin nga klori,
ndaj nuk ja vure re fjalët e thëna që moti.
Do vijë patjetër e nesërmja të më marrë prej dore.
E mërkura
E mërkura ime, zë fill atje
kur të martën nuk fola me time Mëmë
dhe u mërzita
deri në atë pikën ku smban më
gjuha ime të zihet ngushtë
nga provokimi i qerpikëve
kur mbyllin njërin sy e ia shkelin tjetrës
buzët përshpërisin ironikisht
< është ajo, e huaja,>
Besomëni,
nuk ka më keq të shohësh
mjerimin tënd në të xhamtin sy
tek tjetri
e kupton nga mënyra se si i përvesh mëngët
buza. ashtu pa teklif.
Po ja vjen momenti tjetër
- e huaja -shndrohet në gjithshka
kur e Mërkura lëshohet e gjitha
ashtu siç e ka bërë nëna
në të emigrantes duar...
Me që ra fjala,
nuk është vetem çështje gjuhe
apo historike,
po dhe ajo tjetra
mënyra se si e Mërkura
bën mësheftas prapaskena
paraditen e së Djelës në parakalim
të nxjerrë vrer nga gjuha e saj
mbi truallin e zemrës sime,
kur sheh se Odisetë e mi
janë të zotë të ngrenë flamure.
Pas kësaj e di
E mërkura do jetë pa shpirt
pa pika ndalimi për të marrë pak frymë
pa presje,
për të mbajtur drejt mesin e këputur
këmbët dridhen ,
ngatërrohen në rrugë
humbasin për pak busullën
< ej, ti alvane hape rrugën.>
E shoh të mërkurën çdo ditë në sy
duart, mendja, shpirti i janë tharë
barku shterpë,
pa fëmijë.
sa krim ,fëmijët meteorë
nesër do të jenë <askushi> dhe ata?!
Nuk i futi e nuk i futi në gji
edhe pse para syve të saj lindin çdo ditë.
Të mërkurës ju betova
do i ngrihem që pa gdhirë
ta laj,ta pastroj, ta ndroj,ta ushqej
si fëmijë
për mos ta kuptuar
gjumi këtu e vite më del deficit
që e Mërkura të ngrihet në PIEDESTALlN e duhur!
kur të martën nuk fola me time Mëmë
dhe u mërzita
deri në atë pikën ku smban më
gjuha ime të zihet ngushtë
nga provokimi i qerpikëve
kur mbyllin njërin sy e ia shkelin tjetrës
buzët përshpërisin ironikisht
< është ajo, e huaja,>
Besomëni,
nuk ka më keq të shohësh
mjerimin tënd në të xhamtin sy
tek tjetri
e kupton nga mënyra se si i përvesh mëngët
buza. ashtu pa teklif.
Po ja vjen momenti tjetër
- e huaja -shndrohet në gjithshka
kur e Mërkura lëshohet e gjitha
ashtu siç e ka bërë nëna
në të emigrantes duar...
Me që ra fjala,
nuk është vetem çështje gjuhe
apo historike,
po dhe ajo tjetra
mënyra se si e Mërkura
bën mësheftas prapaskena
paraditen e së Djelës në parakalim
të nxjerrë vrer nga gjuha e saj
mbi truallin e zemrës sime,
kur sheh se Odisetë e mi
janë të zotë të ngrenë flamure.
Pas kësaj e di
E mërkura do jetë pa shpirt
pa pika ndalimi për të marrë pak frymë
pa presje,
për të mbajtur drejt mesin e këputur
këmbët dridhen ,
ngatërrohen në rrugë
humbasin për pak busullën
< ej, ti alvane hape rrugën.>
E shoh të mërkurën çdo ditë në sy
duart, mendja, shpirti i janë tharë
barku shterpë,
pa fëmijë.
sa krim ,fëmijët meteorë
nesër do të jenë <askushi> dhe ata?!
Nuk i futi e nuk i futi në gji
edhe pse para syve të saj lindin çdo ditë.
Të mërkurës ju betova
do i ngrihem që pa gdhirë
ta laj,ta pastroj, ta ndroj,ta ushqej
si fëmijë
për mos ta kuptuar
gjumi këtu e vite më del deficit
që e Mërkura të ngrihet në PIEDESTALlN e duhur!
E enjtja
At~dhe me Ty dua
të bisedoj
shtruar gju më
gju At dhe Bijë
Kam nevojë shumë
për dorën,
fjalën e ngrohtë
të mamasë
.në këtë kohë të
vështirë.
Kuptomë,
kam nevojë për
dikë
të mendojë, të
ketë merak për mua
ku jam ,a jam
mirë, pse u vonova.
Ty të dua akoma
më shumë
Po në një mënyrë
krejt tjetër .
At~dhe për këtë
do të flasim
një here
tjetër.po tani
dëgjomë me
vëmendje:
Mësova se mamaja
ka TENSION të lartë.
U shqetësova
ndaj
në çantën që po
u dërgoj me vetminë
poshtë ilaçeve
për mamanë
Jo pa qëllim, po
ju vë një fotografi të lashtë.
At~dhe thoji
mamasë mos ta futë rrëzave
ta vari në
portën para shtëpisë.
jo nga brenda
nga jashtë, ta
shohi gjithë bota.
Poshtë
fotografisë kam vënë një palë ndresa,
të dyta
Mbase ndron
lëkurën koha, e ndryshojnë gjërat
e bëhemi të gjithë bashkë
një trup
si dikur.
At~dhe unë e di
,
ja sikur të jem aty
ty lotët nuk të
duken por Ti qan në heshtje me ngashërim
,
Mos u mërzit ,
nuk është e
largët dita e BASHKIMIT
P.S .
At~ dhe një
porosi të fundit kam
të lutem rriji
pranë mamasë,
qetësoje
kujdesu për të ,
unë nuk vi dot
akoma
se jam pa Kartë.
E premte
Java është e gjatë si radha e emigrantëve
ka dhe lartësinë e vet
se nga cili kat bie lodhja
nuk ra rëndësi.
ngjitja e shkallëve nuk më rëndet,
po zbritja në skutat e erta të shpirtrave
të dërmoka, përfundimisht.
kova pasi më pi mirë me leckë
më shtrydh fort
e pastaj më derdh
nga goja, në grykën e ujrave të zeza.
si për inat rrezja e dritës
nga pas më ndjek
nuk ia mbush synë për punë xhamit të syzeve të saj
këtu ka pluhur ,nuk e fshive me të pafajshmin moral tëndin ?!
gishti më drejtohet
duke shtyrë orën e punës pak më tutje.
Inat më vjen me edukatën time të durueshme
në majë të hundës ma sjell shpeshherë
kur ora e punës zgjat këmbët pa shpërblim
hajde akoma ske mbaruar, u err
vaditi dhe lulet që janë vyshkur
ringjalli me forcën e mendjes si dje.
Më pas vjen llogarija
kjo është vdekja e tretë
ka dhe lartësinë e vet
se nga cili kat bie lodhja
nuk ra rëndësi.
ngjitja e shkallëve nuk më rëndet,
po zbritja në skutat e erta të shpirtrave
të dërmoka, përfundimisht.
kova pasi më pi mirë me leckë
më shtrydh fort
e pastaj më derdh
nga goja, në grykën e ujrave të zeza.
si për inat rrezja e dritës
nga pas më ndjek
nuk ia mbush synë për punë xhamit të syzeve të saj
këtu ka pluhur ,nuk e fshive me të pafajshmin moral tëndin ?!
gishti më drejtohet
duke shtyrë orën e punës pak më tutje.
Inat më vjen me edukatën time të durueshme
në majë të hundës ma sjell shpeshherë
kur ora e punës zgjat këmbët pa shpërblim
hajde akoma ske mbaruar, u err
vaditi dhe lulet që janë vyshkur
ringjalli me forcën e mendjes si dje.
Më pas vjen llogarija
kjo është vdekja e tretë
Pastaj
vjen vdekja e katërt , e pestë e….
nuk e dija që isha mace me shtatë shpirtra.
nuk e dija që isha mace me shtatë shpirtra.
E
shtuna
E shtunë, dita
që kam kohë të pastroj shtëpinë
nga pisllëku - i
kujtimeve të javës që shkoi,
të zgjedh një
dëshirë për ta çngurtesuar në vaktet e fundjavës
mos harroj të
blej më të domosdoshmet në markatë.
Një shishe ujë
çmallengjimi me aromë loti nga firma
Trebeshina
një krem per
djegie nga dashuria në kete vape torture
kam frikë se do
më duhet të marr ilaç rezerve
për transfusion
shprese ,
se ajo që kisha
smë bëri punë .
A , pa tjetër
duhet të marr
një ilaç me pika
ëndrrambytese për dëshirrat e parealizuara
një kuti me kokrra qetësuese për ndjenjat e trazuara, se
diku pashë
listën e
emigrantëve të kapur pa dokumenta.
Prapë dola nga
llogarie ime
dhe këtë
periudhë tëkeqe që ka pllakosur vendin
jam fare e
shkundur, pa kokërr leku.
Shpenzoj shumë,
të gjithë më thonë,sa debile je
kur ske pse jep?
tani më duhet të
tjerat ti marr verese
paketa me ide si
dhe garza sterile për heshtjet e mia gjithë plagë
Aman, kur do të
vijë e Hëna?
E Djela
E djela ime,
përxhëritur raskapitur
me këmbët e
enjtura , plot variçe,fryrë
u zhyte në dete
, more dhe ngjyrë
po lodhjen e
javës se hoqe dot kurrë.
E stinës
E ithtë kafja që pi mëngjesave këtë Tetor
shoqëri me shiun
e imtë që herë herë i bie xhamit me gisht
gjethet
fluturimthi më shikojnë
shtegtojnë
dhe ato.
Kthej faqen e
gazetës
Perëndi e madhe
vështroj duart,
karboni i
gazetës më ngelet në dorë
prek gërmat,
hiri i trupave
në foto është ende i ngrohtë
një atmosferë
shurdhmemece mbretëron
në botë.
E pabesueshme
Nënë ,
ke dalë mes
katër rrugëve dhe shet trupin tënd?
Po pse smë
tregoje të vërtetën ,
Atë natë kur u
mblodhëm të tërë
mua birit tënd
më mban këto të fshehta ?!
Nuk mund ta
imagjinoj dot
as nuk e
di kë ke shitur të parin
gjinjte e
bukur ,
ishullin e
Sazanit?!
trupin e bukur,
kurorat e maleve
mbi kokë
apo barkun
pjellor ,
Mos vallë sytë e
kaltra të ujshme
që i ka zili një
botë e tërë ?
Nënë ,Jo,
një gjë të tillë
nuk mund ta besoj.
Emigranteske
Na thanë :Ju
ikët
si gjethet e
pemëve andej nga fryjti era
Po,e vërtetë
morrëm arratinë
kur pamë si i
prisnin Lisat e pyllit
për një copë
letër.
U vendosëm në
Shpellën Para Erës.
U hapën qiejt.
Pluhur u bë Guri
nga rrebeshet e kohës .
Po tani?!
Tani çpojmë
qiejt në tjetër Planete.
Palcë dimri bota
Kaloj
damarrëve të fryrë të këtij viti
Vështroj
vitrinat bosh veshur me letra
diku më kapi
syri: Pranvera Arabe, filloi
në një nga
gazetat e nderura vyshkur në diell
kapur me
ngjitëse ,në dy cepa,
të tjerat
varreshin si kryqe të thyera
të plakushes
Europa që I therrin nga dhimbjet .
lexova më
poshtë,
Pranvera Arabe, lulëzon
U rrënqetha kur
pashë fotot në gazetë.
Me qindra
shpirtra pa jetë përtokë ,
lumë gjaku
i ngrirë rrugëve të Egjyptit.
Zot ,mirë
njerëzit që sdinë se çbëjnë,
po dhe ti ke
ngatërruar stinët ?!
U afrova , mora
gazetën në dorë
Poshtë fotos që
vinte era gjak lexova:
Pranvera
shpërthen me forcë nga palca e dimrit .
Emigrantët
Na thanë :Ju ikët
si gjethet e pemëve andej nga
fryjti era
Po,e vërtetë
morrëm arratinë
kur pamë si i prisnin Lisat e
pyllit
për një copë letër.
U vendosëm në Shpellën Para
Erës
U hapën qiejt.
Pluhur u bë Guri nga rrebeshet .
Po tani?!
Tani çpojmë qiejt në tjetër
Planete.