Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/03

Myzafer Korkuti, kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

Muzafer KorkutiMyzafer Korkuti është kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e Akademisë është mbledhur dje për të zgjedhur krerët e rinj të saj. Në një njoftim për shtyp, ky institucion njofton se “Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zgjodhi me votim të fshehtë dhe në përputhje me ligjin e Akademisë së Shkencave: Kryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti, zëvendëskryetar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Gudar Beqiraj, drejtues të Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Akademik Ethem Likaj”. Prof. dr. Muzafer Korkuti, ka lindur në Fterrë të Kurveleshit. Ka kryer studimet e larta më 1962 në Universitetin e Tiranës.  Është specializuar si arkeolog në fushën e prehistorisë. Gjatë veprimtarisë së tij, 43-vjeçare ka drejtuar gërmime në mbi 15 qendra pre dhe protohistorike. Ai ka botuar mbi 79 artikuj shkencorë në revista shkencore brenda e jashtë vendit. Është bashkautor i teksteve universitare “Arkeologjia” 1972,  1985 dhe “Historia e Shqipërisë”, “Les Illyriens”, 1985 dhe “Historia e Popullit Shqiptar” 2003. Është autor i monografive:  ”Neolithichum und Chalkolithichum in Albanien”, 1985 (Gjermani) dhe “Parailirët,  ilirët,  arbrit” (Histori e shkurtër), 2003.  Është lektor i arkeologjisë, që nga 1968 në Universitetin e Tiranës dhe në vitet 1972-1975 në Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, ka dhënë leksione në Paris (Francë),  Heidelberg e Munster (Gjermani), Romë,  Pizë,  Bari e Bolonjë (Itali),  Sinsinati (SHBA) etj.  Ka marrë pjesë me kumtesa e referate shkencore në disa dhjetëra simpoziume e kongrese ndërkombëtare. Është drejtor i Institutit të Arkeologjisë që nga 1998, kryeredaktor i revistës “Iliria”, që nga viti 1971, dhe anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, që nga 1986. Para se të zgjidhej në këtë detyrë ai mbante postin e zëvendëskryetarit të  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...