Akademikut- Dr. Fatmir Terziut
"Terzi, o terzi!
Prima rrobën me porosi ..."Popullore
( poezi)
Nga Përparim Hysi
Një "terzi" që pret ndryshe
Një poet që "pret" libra
Dhe pa si? Edhe pa qyshe?
Sjell behar e përzë dimra.
Përzë dimra, sjell behar
Made in Fatmir Terziu
Duket pak si "magjistar?!"
Gati bën dhe "synjeriu!!!".
Shkruan prozë e poezi
Kineast e gazetar
Dhe përkthyes është ai
Si kritik, është "dorë e parë".
"Dorë e parë" si kritik
(Çmim merr si kineast)
Tash është dhe Akademik
( Gjeni njërin që t'i ngjasë?!!!)
Ky "terzi" nuk pret rroba
( Kush e njeh, ndjen veten mirë)
Unë s'kam mbaruar akoma:
Hyni ju tek "Fjala e lirë".
Është një "sofër" që rri shtruar
( Kush aty nuk u ul shesh?!)
Dhe e gjen Terzinë zgjuar
Krahëhapur... buza qesh.
Nuk lodhet. As mërzitet
Veç punon si një makinë
Poezia ime "mbyllet"
E uroj Fatmir Terzinë!
Lart! Më lart, o mik i mirë!
Që je vlerë e Shqipërisë
Ti që me "Fjala e lirë"
Je tribun i krijimtarisë.
Tiranë, 29 shtator 2013
Fatmir Terziu lindi në vitin 1964 në Elbasan[, është një shkrimtar shqiptar.Pas mbarimit të shkollës së mesme të përgjithshme "Dhaskal Todhri" , studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe.
Ka punuar mësues dhe më vonë drejtor shkolle në disa shkolla të Shqipërisë. Ka publikuar shkrime në gjithë shtypin shqiptar dhe ka qenë gazetar i gazetës "RD", kryeredaktor i gazetës së pavarur "Fjala e Lirë" dhe Drejtor i Televizionit "Dardan".
Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, [South Thames College] për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University, pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007).
Autori ka fituar gradën e Masterit për Media, Kulturë dhe Politikë pranë Roehampton University në Britaninë e Madhe dhe është në ndjekje të studimeve të Phd-së për Media, Kulturë, Politikë.
Publikimet
Shumica e filmave dhe pjesë nga veprat e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së[5] dhe në faqen e tij: www.fjalaelire.com.
Faqja www.seguraweb.nl ka përzgjedhur disa vepra të autorit.
Veprat e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias.
Pa ndërprerje ka shkruar dhe shkruan në revista e gazeta perëndimore dhe në gjuhën shqipe, në web-faqen agimi.com, shtypin shqiptar dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar etj.
Prej disa kohësh ai ka shkruar në Blogun e tij “Media Information Production" dhe boton online revistën kulturore-informative “Fjala e Lirë"me liçencën e rregullt të njohur në fushën letrare në Angli dhe Wells.
Libra
Mos Hesht
Ecje ne Qelq
Djalli i Argadasit
Misteriozja
Integrimi
Rrëfenjat e xha Avramit
Grykes
Kritika Ndryshe : Një vëzhgim ne prozën dhe poezinë shqiptare (Pjesa e pare).
Media Technologji
Kritika Ndryshe : Një vëzhgim ne prozën dhe poezinë shqiptare (Pjesa e dyte).
Kohebota
The script, the simple and complicated
Eagles Voices
Një sy pas në letërsinë për fëmije
Poezia haraçi tjetër për kohërat
Kadare dhe kultura e kujtesës
Tearing up the past
The Argadas Devil
Filmografia
Filma
Windy Corner
Clouds of Smoke
Tokë e përgjakur (1999-2003)
Trokamat në Jetën e një Pene (2003-2006)
Rivermusic (2003)
Think Again (2004)
Capoeira (2005)
Windy Corner (2006)
Clouds of Smoke (2007)
One Egg (2006)
Pencil and Computer (2006)
Forgotten Fear (2006)
Dokumentarë
Universiteti i Tetovës (1997)
Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (2004).
Dy filmat e Fatmir Terziut Windy Corner dhe Clouds of Smoke janë përzgjedhur nga British Council Arts dhe janë ekspozuar online në mesin e filmave Britanikë të këtij vendi. Dy filmat e mësipërm janë ndër të parët shkruar nga një shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, që gëzojnë të drejtën e përfshirjes në amëzën zyrtare të filmave vendas.
FLORIPRESS