Edicioni i Tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut u mbajtë nga datat 23-29 shtator 2013.
Detlef Palm, përfaqësuesi i UNICEF-kryetar i bordit të IHRFFA është optimist duke thënë se “unë jam i sigurt se filmat do të ofrojnë më shumë njohuri në fushën e të drejtave të njeriut, mbi mënyrën se si vendet dhe kulturat e tjera merren me këtë çështje dhe se vetë ky festivali i rëndësishëm – dhe të gjithë ne – do të kontribuojmë për të bërë një ndryshim edhe në Shqipëri”.
President nderi i IHRFFA-s, prof. Theodor Orlin i Utica College, Nju Jork, SHBA, shprehet “le t’i konsiderojmë tematikat e këtij festivali si mënyra që ne mund të kërkojmë politika, praktika e modalitete në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në mënyrë që brezat e ardhshëm mund të gëzojnë jetën në respektim më të thellë të të drejtave universale të njeriut”. Festivali është mbështetur çdo vit nga Delegacioni i Komisionit Europian, OSCE, UNICEF, UNDP, Instituti i Mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Koperacioni Austriak, Këshilli Britanik, Fondacioni “Fridrik Ebert”, Instituti Italian i Kulturës, ambasadat e vendeve perëndimore si Franca, Gjermania, Holanda, Izraeli, Suedia, Zvicra etj., dhe këtë vit ka si partnerë kryesorë fondacionin suedez KVNNA TIL KVINNA. IHRFFA është një platformë politike e kulturore që konsiston në përcjelljen e mesazhit për të drejtat e njeriut nëpërmjet imazhit dhe që kontribuon në procesin e integrimit europian të Shqipërisë në përputhje me standardet e kërkuar nga Europa, pjesë e së cilës ne jemi.
No comments:
Post a Comment