Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të ditës së sotme,
03 tetor 2013, lexova intervistën mjaft interesante që moderatori i mirënjohur dhe i nderuar i kësaj gazete, zoti Ajet Nuro,
i kishte marrë zotit Xhevat Rexhaj, përkthyes, analist dhe veprimtar i shquar i
diasporës shqiptare në Zvicër.
Në atë intervistë, zoti Rexhaj, duke u
ndalur në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Rugova në
vitin 2006, flet për perëndimorët, të cilët, sipas tij:
“…kishin
një zgjidhje, duke favorizuar H. Thaçin, si një njeri që do të lëshojë pe, si
një njeri që ndoshta ata e kishin në dorë si të shantazhuar apo gati komplet
partinë e tij.., pra, sigurisht se mendohej që mos të ketë turbulenca edhe nëse
bëhet Hymni pa tekst, Flamuri laraman, Kushtetuta e dobët, e gjer te
marreveshjet e sotme për Veriun me autonomi”.
Shefi i UNMIK-ut, zoti
Lamberto Zanieri, në prill të vitit 2011, ka pas deklaruar:
“…pas ndërhyrjes
ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet
sipas: Lamberto Zanier. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e
bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”.Marrë nga faqja e internetit.
16.04. 2011).
Domosdo që zoti Zanieri zbulon një të vërtetë
tragjike për fatin e Kosovës, një pjesë e çliruesve të djeshëm të së cilës, pas
luftës, morën anën e Serbisë. Në këtë mes është fjala për krerët e Bashkimit Evropian. Ky ripozicionim i tyre në krah të
Beogradit gjakatar, me nxitjen e padiskutueshme të shovinizmit rusomadh, sigurisht
që kërkonte edhe një mbështetje të fuqishme në Kosovë, për të kënaqur epshet
shoviniste të Serbisë lidhur me minoritetin kriminal serb në Kosovë, i cili
gjatë luftës u kthye në një jatak të ngrohtë për krimet e bandave të
Millosheviçit kundër popullsisë së pafajshme shqiptare. Dhe këtë mbështetje
Brukseli e gjeti në figurën e Hashim Thaçit, të njeriut me karakter prej
plastike, i cili, duke e shpërblyer me autonomi minoritetin kriminal serb tw Mitrovicës
Veriore, s’e pati për gjë të shkelë mbi gjakun e Adem Jasharit dhe të sa e sa
djelmoshave kosovarë që dhanë jetën për të ardhmen e një Kosove me dinjitet
kombëtar. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Plastika Hashim Thaçi është pjesë e
plastikës Enver Hoxha, të cilit sllavizmi ia jepte formën sipas dëshirës.
Dukuria Thaçi është pjesë e tragjizmit të kombit tonë, i cili, pas 8 nëntorit të
vitit 1941, nxjerrka nga radhët e veta plastikëpolitikanë, mercenarë në shërbim
të të huajve. Populli shqiptar i Kosovës e gëzoftë plastikën Hashim Thaçi në
krye të vendit!!!
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
03 tetor 2013