1.Ishte fund gushti i vitit 1964. Dielli sapo kishte nxjerrë rrezet e para mbi Majën e Hekurave dhe mbi majat, lisat e shkëmbinjtë, që ngjanin sikur preknin qiellin. Gjithçka përreth ngjante si një qilim i qëndisur natyror. Edhe pse ishte një vend shumë i izoluar, larg qendrave të tjera të banimit, larg qyteteve, pa rrugë makine, i virgjër në kuptimin ekologjik, katundi im përmendej si perla e Alpeve. Për të zbritur në qytet duheshin 7-8 orë rrugë në këmbë. Rrugët ishin formuar nga shtigjet e përshtatshme midis shkëmbinjve e maleve. E ashtu si ishin patën edhe emrat e tyre interesantë si: Rruga e Btoshës, Rruga e Qafës së Pipit, Rruga e Shpellës së Gunit, Nëngurja, Rruga e Pikut, e tjerë. Kur kalonte këtyre rrugëve, sidomos në stinët me gjelbërim, njeriu bëhej si pjesë e natyrës. Ai u ngjante pemëve, gurëve, pishave.
Unë kisha udhëtuar vetëm në bjeshkët, në malet e fshatrat përreth, ndërsa sot po përgatitesha për një rrugë të gjatë, rrugë në natyrë dhe rrugë në jetë. Nëna kishte bërë gati çantën e udhëtimit. Dukej e mërzitur sepse unë do të largohesha nga shtëpia dhe ky ishte një largim me shumë mall. Më ishte aprovuar e drejta për të shkuar në konviktin e qytetit për të vazhduar shkollën 8 vjeçare. Atë mëngjes te oborri u mblodhën shumë fëmijë. Erdhën edhe disa gra e burra të fshatit. U ndava me ta dhe u thashë:
- ”U gjetsha shëndosh e mirë!”.
Nëna më përcolli deri në krye të katundit dhe më përqafoi, duke më dhënë shumë porosi. Mbaj mënd urimin e saj:
- Zoti ta priftë mbarë, Leko!
Në fillim rruga ishte me kthesa, por edhe me të përpjeta të mëdha. Më lodhi valixhja e drurit, sepse ishte e rëndë. Brenda kishte bukë misri të pjekur në çerep, pak djathë dhe një kungull me kos. Nga veshmbathjet nëna kishte futur në valixhe një këmishë beze të qepur me dorë, një palë pantallona doku, një triko leshi e bërë me dorë, gjithashtu edhe një palë opinga llastiku. Bëmë rrugë të gjatë plot 10 orë me këmbë për të mbërritur në qytet.
Kur dolëm në Qafën e Kolçit gjithçka ishte ndryshe. Gjithçka ishte e hapur.
Lumi i Valbonës, fusha e Tplanit, Qafa e Luzhës në horizont. Syri po shikonte një pamje krejt tjetër. Pata lënë pas përveç mallit të nënës, edhe fshatin tim, si një amfiteatër të madh midis maleve, që shikonte vetëm një copë qiell. Pas nesh kishin mbetur Qafa e Pipit, Vorri i Fratit, livadhi e kroni. Prej Meqinës dukej gjithë mrekullia e Nikaj- Mërturit, që fillonte atje poshtë e ngjitej deri në Curraj të Epër. Majat dhe katundet vinin radhë – radhë si në një vallëzim i përjetshëm… Duke ecur rrëzë maleve, rrugës së lashtë të Pultit, hijet e aheve ishin rrëzuar dhe bashkoheshin me dy hijet tona, që lëviznin ngadalë. Ishim të lodhur, prandaj te Kroni i Velishtit vendosëm të pushojmë e të hamë një kafshatë bukë.
- Do të hamë drekën këtu që i thonë Kroni i Velishtit, a Kroni i Shellnave. Kjo është zona e Geghysenit , ku ne kemi shumë miq dhe kumbarë – më tha babai.
Afër Kronit, në një livadh të bukur, e shtruam drekën në një faculetë , bukë me djathë dhe kungullin e kosit përpara. Mbaruam shpejt sepse kisha shumë uri. Babai nxori kutinë e duhanit dhe e mbushi kamishin e gjatë. Qiti nga qesja gurin, unorin prej metali dhe eshkën dhe shkrepi disa herë. Pastaj u ndez eshka, me një erë të rrallë, që mua më ka pëlqyer gjithë jetën. Gjithmonë kur e kam parafytyruar eshkën e ndezur e kamishin më ka ardhur në shpirt me të gjitha ngjyrat dhe erërat vendlindja ime. Pastaj kam shikuar babain tim, ashtu të qetë, që me kënaqësi të madhe filloi të thithë duhan te ajo llullë dhe fijet e holla të tymit ngjiteshin lart. Pastaj babë e bir filluam të bisedojmë për ahet mbi 100 vjeçar, apo mrizat nën hijen e të cilëve pushojnë qindra dele e dhi. Unë isha kurioz të di për kungullin e kosit, si rritej dhe si kishte mundësi për ta ruajtur aq mirë tamblin dhe kosin.
- Është gjë e hershme shumë, tani kanë dalë prodhime të tjera, si po u thonë termose, që e ruajnë edhe të ftohtë ushqimin. Por kungulli, porceku, gjysmë kungulli, ruhen si gjëra të vjetra. Ka për të ardhur koha, që kanë për t’u kërkuar gjërat e vjetra, ashtu siç po lypen shumë bimët mjekësore. Më bëhet qejfi, që ti ke vendosë të njohësh e të merresh me lulet dhe bimët,që janë përdorë si ilaçe.
Në mes bisedave u dëgjua një zë, që erdhi si përshëndetje.
- Tungjatjeta burra!- Dhe drejt nesh po vinte një burrë i gjatë, me kapuç të bardhë dhe shami rreth kokës.
- O Kumbarë, po çfarë po bën këtu në mal? Pasi i dhanë dorën njëri tjetrit, Rexhepi, emrin e të cilit e shqiptoi me respekt im atë, na tërhoqi vërejtjen, me tone mikpritëse të jashtëzakonshme:
- Amanet, qysh kështu, bre kumbare! Shtëpia e ime aty dhe nuk keni ardhur për të hëngër drekë e për të pushuar pak?
- Kumbarë, na bëj hallall, sepse jemi për ngut. Po e çoj djalin, Lekën, në Konviktin e Kolgecajt. Kur të kthehem do të ndalëm patjetër!, ia ktheu babai.
Pastaj u ngritëm dhe u nisem drejt qytetit. Më vonë e kam mësuar se për të arritur në qytet nga Qafa e Kolçit, kishte tri rrugë, secila më interesante dhe më e bukur se tjetra. Njëra zbriste poshtë nëpër Gurapesh, nga fshati Selimaj e vazhdonte drejt Grisë. Të mbeteshin në mënd Shkalla e Grisë, shkëmb gurgaci, apo kuarci. Këtu zgjidhnin udhëtarët gurët për të ndezë eshkën. Fill pas Shkallës vinte Blini i Grisë, pastaj kaloje nga vendi i quajtur Gështenja e Bajram Currit. Ka qenë gështenjë e madhe, më e madhja në gjithë Malësi, ishte edhe monument natyre dhe kulture. Drejtimi tjetër kalonte rrëzë maleve, nga Shkalla e Magjupit e në Markaj, fshati mbi qytet.
Ndërsa tjetra rrugë, mjaft e shkurtër, kalonte nga Velishti e kanali i fshatit Markaj, Jazi i Markajt i thoshin, ishte një rrugë më e shkurtër, por shumë e vështirë për t’u kaluar. Kanali kalonte në një pjesë shumë të rrezikshme, në mes një shkëmbi të pjerrët. Gjatë udhëtimit zakonisht baba ecte përpara, ndërsa unë hap pas hapi, mbrapa tij. Gjatë bregut të kanalit më tha që të prij unë. Aty ishte e nevojshme t’i jepte dorën të birit, por ishte e pa mundur për të ecur krah njëri tjetrit. Për të mos u rrezikuar në bregun thikë, babai më tha:
- Lekë, hiqi opingat e pantallonat dhe ec nëpër kanal! Kanali ishte 30- 40 cm i thellë, me një nivel uji rreth 30 cm. Duhej mbi një ore e gjysmë për të ecur kështu nëpër kanal. Ishte muaj gusht, por ujë ishte i ftohtë. Rreth kanalit vazhdonte pa fund pylli i madh i gështenjave, kurora madhështore e Malësisë së Gjakovës. Në ato hije shumë të bukura ndihej kënga e kangallave( gjinkallave), që na krijonte një ndjesi të çuditshme në atë udhëtim të lodhshëm, por të paharruar për mua. Bregut të kanalit, për të shuar etjen e tyre vinin zvarranikë të shumta si hardhuca, gjarpërinj, bretkosa e insekte të panumërta. Unë i kisha shumë frikë gjarpërinjtë, që atëherë kur ma patën gjuajtur me helmin e tyre skopin( sqapin) e tufës te Shtegu i Dashit. Këtë e dinte edhe babai, prandaj edhe qeshte, kur unë frikësoheshe pas çdo lëvizje të kaçubave. Kisha frikë se gjarpërinjtë zbresin në kanal, prandaj edhe e pyeta babain:
- Babë, a rrinë, gjarpërinjtë, në ujë ?
- Po!, - tha. – Por në ujë nuk mund të kafshojnë.
Kështu ecnim, babai në bregun e kanalit e unë brenda në kanal. Duke iu afruar një kthese që ishte pak e vështirë, e mbështeta dorën mbi bregun e kanalit për t’u mbajtur, por një gjë e ftohtë dhe e lëvizshme, më tronditi. Kjo ishte bollëverbëta, një lloj gjarpri, që ra në ujë dhe po ecte para meje. Unë isha i tmerruar, ndërsa im atë u shqetësua shumë. Ndoshta jo nga frika, por nga besimi se dalja e gjarprit aty nuk ishte shenjë e mirë. Ai i foli gjarprit:
- More gjarpër, more toks! Shumë herë më ke dalë para në rrugën e jetës sime dhe ke qenë shenjë rreziqesh, por tash, pse erdhe këtu. Mos m`ja prej rrugën djalit, he ty mos të zëntë perëndimi i diellit!
Unë tashmë kisha dalë nga uji dhe po ecja bregut të kanalit. Imazhi i frikshëm i gjarprit mbeti pas, por fjalët e babës nuk i harrova kurrë. E sa herë, që kam pasur thyerje në jetë dhe çuditërisht ato kanë qenë të shpeshta, kam kujtuar atë udhëtim të largët nëpër Kanalin e Markajt dhe atë gjarpër të zi, që më preu rrugën…
Kjo histori më erdhi befasisht në mënd atë pasdite me fytyrë të mbështetur mbi tavolinë, mbi fletoren e detyrave të klasës të shkruara me bojë. E hapa fletoren për të plotësuar dy paragrafë, dhe sa nisa të lexoj, i thashë vetes :
“Pse po lexoj pasi kjo nuk do të më duhet më!”. Dhe në këtë mënyrë mbështeta fytyrën mbi fletoren e hapur dhe dy pika loti lagën bojën e shkrimit, por nuk e kuptova, që copëzat e shkrimit u “shkruan” edhe në faqet e mia të njoma. Duke qëndruar kështu mbi fletore dhe mbi lotët e mi, ndjeva si në kllapi një dorë që m`i preku lehtësisht flokët. Ishte si një dorë ledhatuese e prindërore. Unë kisha nevojë për një dorë të tillë në këto çaste të trishtuara, që kishin nisur t`i jepnin një drejtim tjetër jetës sime. Nuk e kuptoja arsyen, se përse nesër duhej të isha në degën ushtarake për të mësuar ditën e nisjes për në shërbimin ushtarak. Do të leja shkollën, shokët dhe shoqet, do leja Valentinën e bukur, që e shikoja për çdo minutë drejt në sy, dhe pastaj në ëndrra, por … Nuk i kisha thënë kurrë atë fjalën magjike që priste ndoshta një ditë t’ia thosha. Por mua pak nga pak po më shuheshin ëndrrat. Nuk do të bëhesha më doktor, siç e kisha ëndërruar veten. Profesor Dume, pasi përkëdheli flokët e mi e më la ashtu në kllapi, doli në oborrin e rojës operative, lëvizi sa andej- këndej dhe hyri përsëri brenda:
- Hajde Lekë, zgjohu, ke fjetur boll! Unë ngrita kokën instinktivisht nga fjalët e profesorit, akoma lotët nuk më ishin tharë dhe vijat e bojës së shkrimit, siç më tha profesori, kishin mbetur mbi faqet e e mia të skuqura. Profesor Dume më njihte shumë mirë, më vlerësonte për e karakterin e të fortë dhe e dinte se për kollaj nuk mund të derdh lot. Mënyra se si ky profesor fisnik hynte te zëmra e nxënësve të tij, e kishte bërë këtë shumë të dashur e të respektuar.
- Hë Lekë! Ke ndonjë hall nga shtëpia, ndonjë njeri të sëmurë? Ti më the pardje se nëna t’u ka shëruar. Unë heshta dhe ai më pa drejt e në sy, dhe aty me sa dukej lexoi shumë dhimbje.
- Hë Lekë çfarë ke, më thuaj ta zgjidhim bashkë…?
- Më kanë thirrur ushtar. Nesër e marr datën kur do të nisem! – thashë dhe nuk i mbajta lotët.
Profesori u çudit, sepse nuk i kishte ndodhë që të merreshin nxënësit ushtar, sidomos në vitin e dytë të shkollave profesionale, në një kohë kur në qindra krahina të vendit nuk kishte farmacistë dhe as farmaci. Profesori u mërzit dhe fillimisht i shkoi mendja te ndonjë letër, që mund të ketë ardhur nga krahina dhe përjashtimin nga shkolla e mbulonin me marrjen ushtar. Kështu kishte ndodhë. Por, profesor Dume, që më donte fort, për zgjuarsinë dhe pastërtinë e shpirtërore, po mendonte se ndoshta diçka mund të bënte.
- Dëgjo Lekë, nesër kur të kthehesh nga dega ushtarake, më kërko kudo që të jem, në punë, në shtëpi, në rrugë. Në çfarëdo ore. Rri i qetë!
Më takoi të shkoja në mensë pas shokëve. E gjeta kuzhinieren tepër të revoltuar me një grup nxënësish. Dikush nga nxënësit kishte gjuajtur marmelatën në muret e mensës.
- Katundarët e dreqit vijnë për të mësuar, u japim të hanë dhe sillen kështu?!- shfrynte kuzhinierja. Ata me sa duket e kishin bërë këtë veprim, sepse pothuajse vazhdimisht u jepej çaj e marmelatë në darkë. Një kombinim i çuditshëm.
Kuzhinierja nuk ishte njeri i keq dhe në fakt ajo nuk i përcaktonte ushqimet. Kur nxehej ishte shumë e keqe dhe shante. Bëhej edhe shumë e bezdisshme. Edhe mua ma përplasi në sportel atë çaj e marmelatë, duke i thënë:
- Bej dhe ti si ata katundarët e tjerë, gjuaje në mure marmelatën! Qesha pak dhe ika duke menduar se do t`i haja të gjitha pa llafe.
Marika, kështu quhej kuzhinierja, po më shikonte nga sporteli se si haja me shpejtësi. Si duket paska uri mendoi ajo. Dhe menjëherë më thirri:
- Hajde këtu malok i bukur!
U afrova dhe mora si dhuratë një vezë të zier që e hëngra shpejt në prezencën e saj. Si qendër e shuarjes së urisë dhe informacionit, ajo paska mësuar pasdite, se edhe kush do të shkonte ushtar.
- Lekë, nesër do të paraqiteni në degën ushtarake?
Nuk u përgjigja menjëherë, duke u befasuar, se nga e dinte kuzhinierja . Por shpejt e shpejt u kujtova se ajo ishte anëtare e partisë. Bënte pjesë në organizatën e partisë së shkollës. Këtu diheshin të gjitha gjërat , deri biografitë familjare , deri gjërat më intime personale te nxënëseve dhe të mësuesve, madje edhe deri aty sa një nxënës ka të bëj më ndonjë vajze dhe në se i ka propozuar dhe ku… Biografia të ndiqte gjithë jetën, ndërsa dosja e shkollës të ndiqte si hije mbrapa kudo që shkoje, e firmosur nga sekretari i partisë, ani pse, ky sekretar mund të ishte marangoz, kuzhiniere, kujdestar konvikti, kapter i komandës së shkollës.
- Po, nesër do të jem në orën tetë në komisionin mjekësore ushtarak.- iu përgjigja me qetësi.
Asaj i shpëtoi goja, duke më shikuar me keqardhje e dhimbje prej nëne dhe tha:
- I gjori Lulo, edhe ai iku vitin e kaluar dhe nuk kthehet më në shkollë. Kush e di se çfarë kishte andej nga fshati i tij prej nga vjen?! Mua më dogji ajo fjala “nga fshati”. Ajo e ndërroi bisedën me lezet, duke i dhënë tone atdhedashurie, siç e kanë zakon në këtë qytet.
- Ushtarë të Partisë jemi të gjithë dhe ushtarë do të vdesim për vendin tonë! Hajde maloku i mire, shkojmë e flemë, se është vonë!
- Natën e mirë!- u përshëndetëm dhe ika.

No comments:
Post a Comment