2015-04-21

Trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës.



Kështu ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Gërxhaliu ka thënë se për këtë ka informacione ende të pakonfirmuara, por bënë të ditur se departamenti që ai e udhëheqë do të fillojnë hetimet në muajin maj për këtë rast.

Arsim Gërxhaliu, Foto & Video: Bujar Tërstena
“Sa i përket çështjes së Ukshin Hotit, ka informacione se trupi i tij mund të gjenden në njërin nga tre bazenet në burgun e Dubravës. Në maj, ne do shkojmë të hetojmë sepse çdo informacion ne e hetojmë”, ka thënë Gërxhaliu.

Trupi i Ukshin Hotit gjendet në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës
Gërxheliu bëri të ditur se nga 1655 persona sa janë të zhdukur, afër 500 janë të komuniteteve pakicë. Ai po ashtu bëri të ditur se rreth 2000 familje kanë varrosur trupat e të afërmve të tyre me informacionet që ua kanë dhënë miqtë ose të afërmit pa bërë analizat e ADN-së, ku nga këto 8 kanë dalë që janë varrosur gabim. Ai po ashtu tha se për tu pajisur me një laborator të ADN-së, kanë hasur në pengesë nga faktori ndërkombëtar me arsyetimin se një i tillë është në Policinë e Kosovës.


 


http://floripress.blogspot.com/2012/11/nga-flori-bruqi-deri-kur-doruntina.html


http://floripress.blogspot.com/2012/07/nga-flori-bruqi-emri-i-ukshin-hotit.html

Ukshin Hoti apo:Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës …..

http://kosova.albemigrant.com/?p=22184
LETËR PUBLIKE PËR FATMIR SEJDIUN, JAKUP KRASNIQIN DHE HASHIM THAÇIN

http://www.albemigrant.com/index_alb.php?start_from=&ucat=&subaction=showfull&id=1259335679&archive=1259650801&arc...

Bisedë me një ish luftëtar të UÇK-së



http://www.dardamedia.com/dardamedia/?cat=1&paged=388

 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...