2015-04-25

Ja pse iu dha statusi i veteranit ‘kryespiunit’ shqiptar Fatos Klosit



Po vazhdon hallakama me listat e veteranëve, të cilat po publikohen njëra pas tjetrës.

Komisioni qeveritar për verifikim ka pranuar me mijëra ankesa nga personat të cilët pretendojnë të kenë qenë kontribuues në UÇK, por nuk u është dhënë statusi i veteranit.

Parregullsi janë vërejtur sidomos në listën e fundit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së. Pjesë e kësaj liste është edhe ish-shefi i Shërbimit të Inteligjencës Shqiptare, Fatos Klosi.

Komisioni nuk ka bërë të ditur se cili ka qenë kontributi i Klosit në UÇK.

Udhëheqësi i Zyrës për Verifikimin e Veteranëve, Faik Fazliu në përgjigjen për Express ka thënë shkurt se është pranuar aplikacioni nga Klosi, i cili i ka plotësuar kushtet dhe është aprovuar nga komisioni, transmeton gazetaexpress.

“Fatos Klosi ka aplikuar për status të veteranit. Me të shqyrtuar aplikacionin, i cili i ka plotësuar kushtet, Klosi është bërë pjesë e listës së veteranëve të UÇK’së”, ka thënë Fazliu.

Në pyetjen se cili ka qenë kontributi i Klosit në UÇK, Fazliu është përgjigjur: “Sigurisht që ka dhënë kontribut, për atë arsye edhe është bërë pjesë e listës së veteranëve”, ka thënë Fazliu, duke mos dashur të shtojë më shumë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...