2015/04/18

Pas shkrimit të Ben Blushit, Dule mbron Anastas Janullatosin


Vangjel Dule & JanullatosPartia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, në një deklaratë për median, doli në mbrojtje të kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse, Anastas Janullatos, duke kundërshtuar qëndrimin e mbajtur së fundmi nga deputeti i PS-së, Ben Blushi. “Shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate dhe të gjithë e kemi për detyrë t’i trajtojmë si të tilla. Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të Kishës Ortodokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statutin e KOASH i cili është i njohur edhe nga shteti. Në këtë statut sikurse edhe në Kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Ortodokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar”, thuhet në deklaratën e PBDNJ-së. Sipas PBDNJ-së, këto të drejta që burojnë nga fryma dhe germa e dokumenteve përkatëse dhe praktikave ndërkombëtare, në veçanti europiane, nuk mund t’u nënshtrohen mentaliteteve të kufizimit gjeografik. “Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga ana e kryepeshkopit Anastas, kanë garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e kishës, duke ruajtur konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare, të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë simbiozës harmonike ndërfetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në Kushtetutë”, thuhet më tej në deklaratë.

No comments:

Post a Comment

LËKURA E HASHIM THAÇIT (shkurt 1999)

Nga Flori Bruqi-Prishtinë Shkëlzen Mehmet Maliqi (lindur më 26 tetor 1947 në Rahovec ) është filozof, kritik arti, analist politik dhe int...