2015/04/27

Ja si funksionon makineria propagandastike raciste serbe kundër shqiptarëve


http://www.albeu.com/video-lajme/ja-si-funksionon-makineria-propagandastike-raciste-serbe-kunder-shqipt/174489/


Ajo që u pa në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk mund të shihet si ngjarje që vjen e shkëputur nga realiteti apo si një "rrufe në qiell të hapur".

E gjitha ç'ka u dëshmua ka një histori, është ndërtuar dhe është formuësuar dikund.

Kjo ngjarje, më shumë se çdo ngjarje tjetër ndoshta iu dëshmon shqiptarëve të Shqipërisë dhe sidomos të Tiranës që janë "kozmopolitë", se racizmi dhe ksenofobia serbe nuk është diçka që mund të shqitet kollaj.

Për propagandën e zezë kundër shqiptarëve në Beograd punojnë makineri të tëra, duke nisur nga klasa politike e deri tek organizimi që i bëhet grupeve të tifozërive, shkruan B92, përcjell infokosova.

Kësaj propagande të Serbisë nuk iu shqitën edhe mediumet serbe të njohura, të cilat mbrojtën edhe huliganët dhe u bënë njësh me ta, edhe kur u pa se në stadium u dogj flamuri shqiptar, u fut një fuçi me benzinë dhe kishte thirrje që të vriten shqiptarët.

Kjo situatë me siguri që nuk është normale dhe se aq më anormale është që në fushë hyn Bogdanovi, një person i etiketuar dhe me rrezikshmëri të lartë, pas turpit që shkaktoi në Genova, kur dogji flamurin shqiptar, në një ndeshje që nuk kishte aspak lidhje me Shqipërinë dhe me shqiptarët.

Për më tepër shihni videon, për të kuptuar realitetin në Serbi, ku nacionalizmi dhe për më tepër urrejtja ndaj shqiptarëve kap majat.

No comments:

Post a Comment

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...