Sipas politologut rumun Vladimir Tismaneanu,“nacionalizmi post-komunist, në hijen e tij, është i lidhur ngushtë me trashëgiminë leniniste”!
Vezët e dragoit totalitarist u shpërndanë gjithandej nëpër Lindje, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, sidomos në zonat e ndikimit të perandorisë moskovite. Janë vezë të zbuluara nga ideologë nacionalistë dhe fondamentalistë fetarë, që i përdornin ideologjitë ekstremiste për të nxitur e galvanizuar mitet ksenofobe dhe raciste. Këto vezë tashmë janë të çelura, duke gjeneruar krijesa politike të çuditshme, hipokrite të dyfishta, me karakter doktrinar bolshevik dhe arkaizëm fisnor, agresivë, përbuzës të historisë, të demokracisë, të tregut të lirë, dhe të drejtave individuale.
Emrat dhe siglat e tyre kumbojnë ekzotike në të gjithë Jug-Lindjen: nuk është e lehtë të orientohesh mes partive anti-semite dhe ksenofobe që quhen Jobbik (Hungari), fondamentalistët katolikë të grumbulluar në “Lidhjen e familjeve” (në Poloni), ngjyrat nacionaliste ortodokse (me Pamyat Rus), nacionalistët e SNS (në Sllovaki) Delnicka Strana në Republika Çeke (parti e ndaluar dhe gjithmonë e gatshme të dalë sërish në një petk tjetër), anti-europianistë dhe anti-romë si Ataka (Attack National Union- në Bullgari), nostalgjikët e Rumanisë së Madhe (Romania Mare Partidul). Gjithsesi në pamje të parë është e vështirë të kuptosh se çfarë i shtyn kaq shumë çetnikët serbë të Vojisllav Sheshel, që mohojnë gjenocidin boshnjak; ekstremistët kroatë të HSP (Hrvatska Stranka Prava – me inspirim nacionalist dhe autonomistë), nostalgjikë për aleancën mes nazi-fashistëve dhe ustashave gjatë e Luftës së Dytë Botërore; përkrahësit e Partisë Kombëtare bolshevike të shkrimtarit rus Eduard Limonov, duke u nisur nga e majta ekstreme tani bëjnë thirrje për neo-imperializëm dhe pan-sllavizëm; pasuesit në Ukrainë të Svoboda-s (Liria) dhe liderit të saj Oleh Tjahnybok, që do të bëjë prapë një “zgjidhje përfundimtare” për hebrenjtë dhe “perversët seksualë”.
Më shumë se një botë kompakte, është një arkipelag ambiciesh, pakënaqësish, paragjykimesh, agresionesh të dukshme apo të fshehura pas parullash dhe simbolesh alegorike, shpesh të përziera me banda apo grupe kriminale. Po kështu ndodh edhe në Shqipëri ku parti të dala nga partia komuniste kanë lidhje me bandat kryesore të 1997. Banda kriminale që ishin të programuara nga agjentë të konservuar të Sigurimit të Shtetit, të vetmit që kishin kanalet e duhura për të bërë trafiqe ndërkombëtare. Janë njerëzit e bandave të Vlorës, Lushnjes, Elbasanit, Tiranës etj. Që kishin një qark të shkurtër me njerëz të politikës komuniste në Shqipëri. Shokë të dhunshëm që ecin së bashku drejt Bashkimin Europian. Kjo e fundit nuk duhet t’i injorojë më. Sepse paçka se janë ekzotike, por radikalizmi në Europën Jug-Lindore është pjesë e një historie të përbashkët të Kontinentit të vjetër, që i ka rrënjët e saj në një të kaluar arkaike, para-sovjetike, e që nga dragoi i kuq ka trashëguar shumë karaktere.
Mund të thuhet, së pari, se kjo konfirmon një gjykim të prerë të përkufizuar nga shkolla liberale austriake. Personalitete të kalibrit si Mises ose/dhe Hayek kishin analizuar idetë e mendimtarëve gjermanë socialistë si Verner Sombart dhe Johann Plenge, të bindur se Gjermania përfaqësonte një sistem më të lartë dhe më të avancuar sesa “punishtet” e demokracisë anglo-saksone. Teoritë e tyre kishin pluguar një terren pjellor për shfaqjen e ideve totalitare naziste: refuzimi i borgjezisë, i etikës së “tregtarëve” dhe i të drejtave individuale, të kombinuara me nostalgjinë romantike të një të kaluare organike, moralisht e “shëndetshme” që i hapën rrugën Hitlerizmit. Por, duke ndjekur logjikën e Hayek-ut, ky i fundit kishte takuar pastaj armikun bolshevik në një terren të përbashkët: një dije e lartë dhe një shpëtimi që duhet të arrihet, besimi në lider, në prijës, në komandant dhe në
dominim e Partisë, servilizmi i gjyqësorit dhe shfrytëzimi i propagandës, kontrolli i jetës private dhe monopoli i rreptë i edukimit, gjithëprania e policisë së fshehtë, persekutimin i kundërshtarëve të dyshuar dhe jo të tillë, burgosje, torturimin dhe zhdukjen e armiqve. I ndryshëm ishte vetëm armiku: raca ose kombi inferior nga njëra anë (nazistët), klasa borgjeze dhe aleatët e saj reaksionarë nga ana tjetër (komunistët).
Kanë kaluar 65 vjet nga rënia e Hitlerit, dhe njëzet nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, por gjurmët e afinitetit “kuqe-kafe” mbeten, përzihen, duke u rijetuar nga brezat e djegur, duke të kapur pas relikteve nekrofile. Kështu, sipas politologut rumun Vladimir Tismaneanu: “nacionalizmi post-komunist, në hijen e tij, është i lidhur ngushtë me trashëgiminë leniniste”. Jo vetëm në një plan racional, ideologjik: “Në fakt simbioza e ambicies kombëtare dhe e monizmit ideologjik çon shpesh në një ndjenjë mitologjike, romantike dhe unike. Vuajtjet e kohës së Bashkimit Sovjetik bëhen prova të misionit mesianik të një populli – serb, rus, kroat, polak e kështu me radhë. Për më tepër, edhe Çausheskut i pëlqente ta paraqiste veten si ri-mishërim i ndonjë udhëheqësi Dacian, që u kishte rezistuar pushtuesve romakë; Millosheviçi serb pozonte sikur të ishte Princi Llazar i ri, heroi serb i cili vdiq në betejën e Fushë-Kosovës në 1389 kundër otomanëve; ish-presidenti kroat Tuxhman, një ish-gjeneral komunist, që ringjalli simbolet ustashe, pro-naziste”. Dhe kështu, krijesat e bigëzuara në të dy anët politike vijnë nga vezët e dragoit që bashkohen në ideologjinë dhe mitin.
Megjithatë, jo çdo gjë, mund të gjykohet nga i njëjti metër. Studiuesja Olena Ponomareva, që ligjëron në Universitetin Sapienza të Romës, thekson në gjurmimet e saj se nacionalizmi ekstrem i Svobodës, partia e Oleh Tjahnybok që thekson mbi gjithçka “Ukrainacitetin” e vendit, “është për t’u shtjelluar në një kontekst post-kolonial, si reagim ndaj imperializmit rus. Disa nga kërkesat e saj radikale, edhe në lidhje me përdorimin e gjuhës kombëtare, në dëm të asaj “perandorake ruse”, u afrohen masave për “diskriminim pozitiv” të aplikuara në Poloni dhe Çekosllovaki pas pavarësisë në 1918”.
Mund të thuhet, fare mirë, se nacionalizmi ka dy fytyra: ajo mund të mbajë si në një rilindje demokratike po ashtu në tribalizëm përndjekës të dallimeve. Kështu të paktën shënon Matteo Zola, në faqen e internatit “EastJournal”, një nga sajtet më interesante për analizën e botës lindore: “Materialet për ndërtimin e këtyre partive ekstremiste dhe lëvizjeve të ndryshme janë të ndara në tematika të përsëritura si, ksenofobia, neo-fashizmi, anti-europianizmi, fundamentalizmi fetar. Në varësi të faktit nëse ato janë karakterizuara nga bashkëjetesa e të gjitha këtyre elementeve, bile është e mundur që të bëhet dallimi në mes atyre lëvizjeve me prejardhje neo-fashiste (zakonisht margjinalë në jetën politike) dhe partive populiste, në gjendje të hyjnë në koalicione qeverisëse.
Partia më e fortë në të gjitha zonën ballkanike është lëvizja “Jobbik” hungareze, çka është pak nga të dy gjëra që cilësuam më lart: duke u bërë partia e tretë e vendit me 48 deputetë, në momentin që u betua mbi Kushtetutën lideri i saj Gabor Vona u paraqit i veshur me një xhaketë të “Gardës kombëtare Hungareze”, krahu paraushtarak i partisë së ndaluar nën simbolin e Kryqit me kanxha të kthyera, të nazistëve magjarë në 1944. Shembull i pazakontë i një “miti ideologjik dhe fetare”, lëvizja Jobbik (më të Mirët) e cila fillimisht ishte një shoqatë universitare të rinjsh të krishterë, pastaj u konvertuan nën retorikë raciste të “Hungarisë së Madhe”, duke dhënë besën mbi kurorën e Shenjtë të Hungarisë, duke mbështetur irredentizmin e pakicës hungareze në Karpate dhe duke i dhënë jetës, përmes Gardën “Kombëtare”, të një prishje të rendit me këmishat paramilitare kafe.
Bijë e fundamentalizmit fetar, “Lidhja e Familjeve” Polake bën të sajën ndjenjat anti-semite të matricës katolike, armiqësore ndaj homoseksualëve, të bindur se mishërojnë vlerat e vendit “martir i Europës” dhe mburojë e re ndaj barbarizmës (sipas rastit kundër tatarëve, rusëve,ortodoksëve dhe myslimanëve). Duke mos harruar për t’u përfaqësuar ë arenën politike (aq sa për të mbledhur 16 përqind të votave në zgjedhjet euro- parlamentare) ose duke mbështetur partitë që shpallin opinionin e tyre pro-familjes katolike (si për shembull rasti i Kaczynskëve me partinë “Ligj dhe Drejtësi” forca e saj qëndron në ndryshim pozitiv të frustrimeve të lashta kombëtare polake: për shkak se vuajtje pas vuajtjesh, ato kulmuan nën dominimin sovjetik, populli i “shëndetshëm” sot ka një detyrë, atë të vendosjes së vlerave të tyre. “Radio Maryja” bubullon e fuqishme kundër legalizimit të drogave të buta, kundër njohjes së sindikatave homoseksuale, kundër abortit, kundër eutanazisë. Beteja ligjore kundër artistes Dorota Nieznalka, e fajësuar sepse ka përafruar kryqin me organet gjenitale mashkullore, më pas e dënuar për fyerje, ka qenë një moment shembullor i kësaj beteje. Tipar i përbashkët i të gjitha lëvizjet radikale është makthi i armikut: në rastin e SNS, (partia kombëtare sllovake), përpara homoseksualëve dhe romëve vijnë hungarezët të konsideruar përgjegjës për pushtimin që zgjati 150 vjet. Por as jevgjit nuk ia kalojnë më mirë, aq sa në fshatin Ostrovany (1600 banorë, dy të tretat janë romë), është bërë i famshëm ndërtimi i një muri që ndan dy komunitetet. Pak më larg në Veri, Republika Çeke është e infektuar nga ndjenja të ngjashme të lëvizjes “Delincka Strana”, (Partia e Punës): por këtu nacional-socializmi është më i theksuar. Në prag të sentencës për shkrirjen e partisë, presidenti Tomas Vandas deklaroi se është i gatshëm që t’i shmangej ndalimit duke shtuar dy S siglës së partisë: pra DSSS, d.m.th. “partia e punëtorëve dhe e drejtësisë sociale” çka do të ketë privilegjin për të na kujtuar inicialet e modelit hitlerian.
Rizbulimi publik i simbolit të zvastikës, aq sa ato të drapër e çekanit, shpesh të ndërthurura, përfaqësojnë më shumë një apel simbolik sesa një aderim të veçantë ideologjik: presidenti aktual i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, përveç se ka legjitimuar sundimin e tij në çdo kohë nëpërmjet plebishiteve të ndryshme, ka shprehur publikisht vlerësimin e tij për kapacitetet organizative të Gjermanisë së Hitlerit, duke propozuar një model të tillë, pa harruar avantazhet e përfitimet e sistemit sovjetik që ai vetë, si një menaxher industrial në atë kohë ka marrë pjesë. Ky këndvështrim vepron në vend të Unitetit Kombëtar rus, të matricës fashiste që në pjesën më të madhe është e rekrutuar kryesisht nga KGB-ja mes shtresave të popullsisë së margjinalizuar dhe asociale. Në këtë rast, është paradoksale, sepse armiqtë nuk janë “të ndryshëm”, por të ngjashëm: kështu vetë bjellorusët janë armiqësorë për një bashkim me “Nënën e madhe sllave të Moskës”, por në programet e tyre, kthimin e planifikojnë, duke përfshirë Kaukazin dhe Azinë Qendrore, duke u “çliruar nga hebrenjtë”. Një anti-semitizëm të ngjashëm mund ta gjesh në lëvizjen “Ataka” bullgare (pak miqësore ndaj pakicës turke, si dhe kundër hyrjes së Bullgarisë në NATO dhe në Bashkimi Europian). Në “Partidul Romania Mare” (Partia e Madhe Rumune, e udhëhequr nga Tudor Korneliu) ka synime më shumë ndaj romëve dhe hebrenjve, si dhe ndaj hungarezëve të Transilvanisë, por ushqehen ambicie për të përfshirë brenda kufijve të shtetit edhe Moldavinë.
Dhe, sigurisht, grupet ekstremiste të dala nga rrënojat e ish-Jugosllavisë, duke filluar me Partinë Radikale Serbe e Vojisllav Sheshel me homologun e tij të “Hrvatska Stranka Pravda”, partia e djathtë kroate. Por në qoftë se kjo e fundit është brenda kulturës tradicionale etno-centrike dhe jo-tolerante (me krenari për vitet e luftës, pro-naziste të ustashëve) është karriera e parë, pothuajse e një modeli antropologjik. I lindur në Sarajevë, komunist qysh në fillime, krenar “filo-jugosllav”, Sheshel në fillim rriti kritikat e tij ndaj myslimanëve boshnjakë, pastaj gjatë luftërave të pavarësisë së republikave të ndryshme i dërgoi forcat e tij paramilitare kundër kroatëve – duke u bërë kështu një i paditur nga gjykata ndërkombëtare e Hagës për krime lufte – duke e parakaluar edhe Millosheviçin në terrenin brutal të nacionalizmit. Sot partia e tij endet si një fantazmë e së kaluarës në Serbi.
Por mbi të gjithë është ende vendi i vjetër, Rusia, inkubacioni dhe kryqëzimi i ideologjive ekstreme. Personazhi i ri karizmatik i bolshevizmës është shkrimtarit Eduard Limonov që mishëron kontradikta dhe paqartësi të modelit: poet i lindur në Ukrainë dhe disident në Moskë, i përjashtuar dhe refugjat në Amerikë, aty ku u bë shok me Lou Reed dhe Charles Bukovski, sapo rihyri në atdhe, u transformua në lider neo-bolshevik, bile u bë përkrahës i ri-themelimit të perandorisë ruse për të udhëhequr Euro-Azinë, pastaj u shndërrua në një ushtar vullnetar në një njësi snajperësh serbe në Bosnje, kurse tani haptas është përbuzës i të gjithë pakicave kombëtare të ish-Bashkimit Sovjetik. Biblioteka e tij – e vetëshpallur – ideale përfshin vepra të rëndësishme të Stalinit, të Bakuninit, të Evolas dhe Mishimas. Çdo referim dhe prirje me filozofinë e Pamyat, partia ultra-nacionaliste ruse e themeluar nga Konstandin Kasimovsky në katër gurë themelues (Krishterimi Ortodoks, Sllavizmi i fortë, sllavizmi agresiv dhe socializmi jomarksist), nuk është rastësore. As rastësore mund të jenë konvergjencat kuqe-kafe në Perëndim që shkaktojnë aq konfuzion dhe hutim.
Veç të lexosh rishkrimet e historisë së të ashtuquajturve “konservatorët rusë” që identifikojnë së bashku libertarizmin e 68-ës dhe revizionizmin e Gorbaçovit e fillimin e dekadencës, duke shpresuar për një “moshë të re të hënës” (d.m.th. të kolonizimit të hapësirës) në vend të së tanishmes, që sipas tyre është e “degjeneruar” për të kuptuar se sa larg janë shtyrë këtu në krahasim me botën e demokracive liberale.
Por, a është ndonjë çudi kjo? Historiani bjellorus Valery Bujval denoncon me forcë: “Në kohën e BRSS, kulti për teoritë dhe praktikat e fashizmit ishte i “rezervuar” për konsum të brendshëm në “elitat e partisë”. Në shkollat speciale dhe akademitë e KGB-së, të Ministrisë së Brendshme dhe ato për krerët e Partisë Komuniste, këto vlera janë kultivuar dhe mësuar me pasion e respekt, edhe pse sigurisht asgjë s’duhej të rridhte jashtë mureve të shtëpisë”.(Lavdrim Lita)