2015-04-26

Si të identifikohet homofobia te vetja dhe te të tjerët


“Homofobia: mungesa e ndjenjës së dashurisë për anëtarët e gjinisë së njëjtë dhe rrjedhimisht pasoja e urrejtjes ndaj ndjenjave të tilla te të tjerët… besimi në superioritetin e pathyeshëm të vetëm njërës formë të dashurisë e që për këtë shkak duhet të dominojë”

Audre Lourde



Lidhjet dhe ndjenjat në mes të anëtarëve të gjinisë së njëjtë, gjatë, janë shikuar si problem i shoqërisë. Megjithatë, nuk janë problem ndjenjat ose lidhja e gjinisë së njëjtë. Problem i shoqërisë është homofobia – mënyrat e shumta në të cilat njerëzit nënçmohen në bazë të orientimit seksual dhe në zgjedhjen e ndjenjave.
Në shumë kultura lidhjet e gjinisë së njëjtë janë pranuar në shoqëri si mënyra normale të sjelljes së njerëzve. Ndërkaq, në shoqërinë tonë shumë njerëz besojnë se kontakti seksual në mes të meshkujve është sëmundje dhe nuk është dukuri normale, derisa kontakti seksual në mes të dy femrave jo vetëm që është konsideruar si sëmundje dhe gjë jo normale por edhe si i pamundshëm dhe që nuk ekziston.
Në këtë tekst flitet për atë se si të identifikohet homofobia në veten tonë dhe te të tjerët, për mënyrën se si ajo i dëmton heteroseksualët, për shkaktarët e homofobisë dhe si shërimin e saj.


Si të identifikohet homofobia te vetja dhe te të tjerët


Ekzistojnë katër lloje të ndryshme por të ndërlidhura të homofobisë: homofobia personale, interpersonale, institucionale dhe ajo kulturore.

Homofobia personale është paragjykimi i bazuar në besimin vetanak se, lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë mëkatarë, të pamoralshëm, të sëmurë, të ulët kundrejt heteroseksualëve ose janë meshkuj dhe femra të formuar joplotësisht. Homofobia personale manifestohet me ndjenjë të frikës, mosrehatisë, papëlqyeshmërisë, urrejtjes ose të neverisë ndaj seksualitetit të gjinisë së njëjtë. Secili, pavarësisht nga orientimi seksual mund ta ndiejë homofobinë personale. Kur atë e ndiejnë lezbiket, homoseksualët ose biseksualët atëherë ajo quhet homofobia e internalizuar. Sikurse heteroseksualët, ashtu edhe lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë mësuar që nga fëmijëria se seksualiteti i gjinisë së njëjtë është më i ulët sesa heteroseksualiteti, andaj shumica këtë frikë e internalizojnë (e përbrendsojnë), pastaj e ngjallin në veten e tyre deri në atë masë sa që vetëpranimi bëhet shumë i vështirë. Ata, e pranojnë stigmën, që iu është mveshur lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve, pa menduar se përjetimi i tillë është rezultat i presionit. Pasoja të kësaj forme të të menduarit te lezbiket, homoseksualët dhe te biseksualët janë: 1. Mbajtja fshehurazi i identitetit seksual me kujdes të madh; 2. Tentimi i pashpresë për ta ndryshuar orientimin seksual; 3. Disa të tjerë tentojnë ose bëjnë vetvrasje.

Homofobia interpersonale është sjellja individuale e bazuar në homofobinë personale. Kjo urrejtje ose ky mospëlqim mund të shprehet me emërtime të ndryshme ofenduese, me tregimin e barcoletave, me keqtrajtim verbal ose fizik dhe me veprime të tjera diskriminuese. Homofobia interpersonale në formën e saj ekstreme manifestohet me sulm fizik të lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve për asnjë arsye tjetër përveç homofobisë. Shumë njerëz e shprehin frikën e tyre ndaj lezbikeve, homoseksualëve dhe ndaj biseksualëve në mënyra të rëndomta dhe jo të dhunshme. Farefiset shpesh dhe qëllimisht iu shmangen anëtarëve të tyre homoseksualë ose biseksualë; bashkëpunëtorët distancohen dhe janë të ftohtë ndaj kolegëve lezbike, homoseksualë dhe biseksualë; miqtë heteroseksualë nuk janë të interesuar të dëgjojnë për lidhjet e miqëve të tyre lezbike, homoseksualë ose të atyre biseksualë.

Homofobia institucionale nënkupton mënyrat e shumta përmes të cilave, qeveria, sektorët e punës, xhamiat, kishat dhe institucionet e organizatat tjera, i diskriminojnë njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual. Homofobia institucionale gjithashtu quhet edhe heteroseksizëm. Homofobia institucionale reflektohet nga organizatat fetare që kanë qëndrime ose rregulla të fuqishme kundër asaj që lezbiket, komoseksualët ose biseksualët ta udhëheqin meshën ose shërbimin; pastaj ajo reflektohet nga agjencionet që refuzojnë t’iu ofrojnë vende udhëheqëse ose shërbime lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe në fund nga qeveritë që nuk kanë pasur sukses në sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht nga orientimi seksual.

Homofobia kulturore bazohet në normat dhe standardet shoqërore që e diktojnë besimin se si të jesh heteroseksual është më mirë ose më moralshëm se sa të jeshë lezbike, homoseksual ose biseksual dhe se secili është dhe duhet të jetë heteroseksual. Edhe homofobia kulturore quhet heteroseksizëm.
Homofobia kulturore shihet çdo ditë në televizior dhe përmes shpalljeve ku, pa përjashtim, secili person është heteroseksual, çdo lidhje erotike e përfshin vetëm femrën dhe mashkullin dhe se për çdo fëmijë “normal” nënkuptohet se e tërheqin dhe se do të martohet me dikë të gjinisë së kundërt. Në një numër të vogël të rasteve ku portretizohen lezbiket, homoseksualët ose biseksualët, zakonisht paraqiten si jo të lumtur, stereotipë, të prirur për sjellje vetshkatërruese ose ambivalentë në shikimin e orientimit të tyre seksual.


Si homofobia i dëmton heteroseksualët?


Homofobia dhe heteroseksizmi në mënyrë të qartë bëjnë presion në lezbiket, mashkujt homoseksualë, femrat dhe mashkujt biseksualë përmes formave individuale të sulmit verbal ose fizik dhe përmes ndikimeve kolektive që shkaktojnë padukshmëri, mosvlerë dhe diskriminim të homoseksualëve dhe të biseksualëve. Sido që të jetë , homofobia dhe heteroseksizmi, poashtu, i dëmtojnë edhe heteroseksualët. Me mbjatjen e definicioneve të ngurta për sjelljet dhe lidhjet seksuale “të përshtatshme”, knaqja e lirë në çfarëdo interaksioni sensual ose afërsi emocionale në mes të pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë është e kufizuar. Frika nga ajo se personi do të kuptohet si lezbike ose si homoseksual e kufizon zhvillimin e miqësisë në mes të anëtarëve të gjinisë së njëjtë. Kjo frikë i kuntribuon zhvillimit të stresit dhe jofleksibilitetit emocional dhe mund ta shkatërrojë lidhjen heteroseksuale.
Homofobia shpesh e shkatërron familjen kur prindërit e kuptojnë se fëmiu i tyre është lezbike, homoseksual ose biseksual. Sa do të ishte më mirë të ruhej familja duke i përkrahur dhe nderuar të gjithë të afërmit, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual.
Në shoqëritë ku të arriturat e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve janë të fshehura dhe të nënçmuara, heteroseksualët kanë pasqyrë të shtrembëruar të realitetit; mësojnë vetëm për jetën e heteroseksualëve. Mohohet mundësia e mësimit nga përvoja, aftësitë dhe njohuritë e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve. Heteroseksualët, mund ta pasurojnë jetën e tyre nëse qëndrojnë në kontakt me lezbiket, homoseksualët dhe me biseksualët.
Mohimi i të drejtave të barabarta njerëzore ndaj lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve detyrimisht qon drejt kufizimit të të drejtave të gjithë njerëzve. Qeveritë të cilat më së ashpëri i kanë shtypur homoseksualët, poashtu, i kufizojnë njerëzit në baza gjinore, racore, të përkatësisë etnike, besimeve fetare dhe në baza klasore. Nëse ekziston mundësia që lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët të jenë shënjestër e diskriminimit, çdo komunitet tjetër në shoqëri mund të bëhet shënjestër për diskriminim. Nëse, besojmë thellë në lirinë dhe të drejtat individuale, atëherë do t’i çmojmë të gjithë njerëzit dhe dallimet mes tyre që aq shumë i kontribuojnë shoqërisë pluraliste.


Cilët janë shkaktarët e homofobisë?


Homofobia personale (paragjykimet) kryesisht shkaktohet nga mosinformimi. Siç është rasti me seksizmin dhe racizmin, njerëzit mësohen të jenë homofobë. Mitet për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët vazhdojnë të barten në shoqërinë tonë përkundër qasjes ndaj informatave të sakta. Një numër i vogël i fëmijëve merr informata të paanshme për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët; shumica e të rriturve vazhdojnë të besojnë për stereotipet të cilat i kanë mësuar në fëmijëri, derisa në anën tjetër, disa organizata fetare dhe konzervative promovojnë gënjeshtra për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët.

Homofobia interpersonale (keqtrajtimi dhe diskriminimi individual) mund të shpjegohet përmes vrojtimit të profesionistëve të psikologjisë në lidhje me paragjykimet. Personat të cilët nuk janë “ti” me seksualitetin personal, ose të cilët ndihen të kërcënuar nga seksualiteti i gjinisë së njëjtë, janë të prirur për shtangësi ndaj asaj çka është seksualisht “e drejtë” dhe mund të tentojnë t’i dënojnë ose t’iu imponojnë mendimet e veta lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve.

Homofobia institucionale shkaktohet pjesërisht nga gara për fuqi. Shoqëritë e sotme krijojnë “qingja-sakrificë” në mënyrë që ta mbajnë status quo-në dhe pozitat e atyre që ndodhen në pushtet. Gjatë shekullit të kaluar komunitetet e ndryshme siç janë: çifutët, afrikanët, aziatikët, latinoamerikanët, indianët amerikan, femrat, lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë fajësuar për një varg të problemeve shoqërore dhe ekonomike. Kur sakrifikimi i “qingjave” është i suksesshëm, grupi dominues nuk ka ndien nevojë që të marrë përgjegjësinë për padrejtësinë ose për të hequr dorë nga privilegjet.

Homofobia kulturore në shumicën e rasteve shkaktohet nga normat shoqërore që e diktojnë seksualitetin “e drejtë”. Kontakti seksual në mes të personave të gjinisë së njëjtë ka ndodhur në të gjitha shoqëritë gjatë historisë dhe haptazi është pranuar në shumë kultura. Por civilizimi perëndimor në përgjithësi shfaq trysni ndaj seksualitetit të çdo lloji, përveç mbarësimit që nevojitet për rikrijim ose aktivitetit seksual në kuptimin e martesës heteroseksuale. Për këtë arsye seksualiteti i gjinisë së njëjtë do të jetë objekt frike dhe mallkimi.


A mund të shërohet homofobia?


Homofobia është e shpërndarë në këtë shoqëri dhe në shumë të tjera. Për shkak se të gjithë jemi produkt i shoqërisë, shumica prej neve jemi homofobë, pavarësisht nga orientimi ynë seksual.
Dalja mbanë më homofobinë në mënyrë konstruktive, pikë së pari kërkon pranimin e ekzistimit të gjerë të saj. Ne nuk mundemi thjeshtë t’i largojmë ndjenjat tona homofobe, por, nëse jemi të vullnetshëm që ta pranojmë se si të gjithë jemi homofobë, atëherë mund ta marrim përgjegjësinë për zgjedhjet dhe për ndryshimin e sjelljes tonë.
Përveç supozimit se homofobia është e pranishme gjithkund, mund të veprojmë edhe siç vijon:
Të identifikohet homofobia, e jo homoseksualiteti, si problem që duhet zgjidhur. Gjatë bisedave me miqtë dhe kolegët, diskutoni haptazi rreth homofobisë. Për shumë njerëz, momentet e vetme kur flitet për lezbiket, homoseksualët dhe për biseksualët janë në kontekstin e barcoletave dhe të shakave homofobike.
Të mendohet për ngjashmëritë dhe dallimet në mes të homofobisë dhe formave të tjera të ndrydhjes. Shfrytëzimi i njohurive për racizmin, seksizmin, klasizmin etj. do t’ju ndihmojë në të kuptuarit më të mirë të homofobisë dhe në kërkimin e formave më të mira për t’iu përgjigjur asaj.
Të dëgjohen përvojat e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve dhe të merret me mend besueshmëria dhe vërtetësia e përvojave të tyre të ndrydhjes. Ngjashëm, duhet të merret me mend mënyra në të cilën lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët e përjetojnë botën, mënyrë kjo, që dallon me atë të heteroseksualëve.
Përkrahja aktive e përpjekjeve antidiskriminuese si dhe e fushatave që kanë për qëllim largimin e paragjykimeve dhe të dhunës homofobe.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...