Etimologji: Sami Frashëri mbi gr. kamilos, lat. camelus, fr. chamelle, ger. Kameel dhe arabishten xhemel[1]



Te vepra e tij Gjuha, faqe 81 Sami Frashëri thotë se gr. kamilos, lat. camelus, fr. chamelle, ger. Kameel janë huazuar nga arabishtja xhemel. Ky shembull, që ka marrë Samiu më 1886, flet për një nivel dijesh nga ana e tij shumë më të lartë se e tërë shkolla shqiptare e etimologjisë. Një shembull të tillë ne e kemi dhënë në 22 shtator 2007, pra, 121 vjet më vonë. Në emailin tonë të kësaj date ne kemi marrë në shqyrtim emrat

Kim_il
Kam_al
Kema_al
Qem_al
Kam_il
Qam_il(e)

që vijnë jo nga arabishtja xhemel, por nga togfjalëshi shqipes "q' Yll jam". Sami Frashëri, në atë kohë dinte gjithçka mbi Kodin e Shqipes, por s'e lejoi kush të fliste. Por, hapi i tij gjigand është i pakrahasueshëm me "përcet "e Çabeut, Demirajt me shokë. Shembujt, që jep Samiu, kanë të njëjtën rrënjë me emrat e përveçëm, që ne kemi marrë në shqyrtim, dhe vetëm një leshko sot nuk mund të dallojë në shembujt tanë dhe ato të Samiut togfjalëshin e shqipes në fjalë.

Këtë temë ne e kemi rimarrë në shkrimet tona të dt. 31 tetor 2007 ku kemi kujtuar përsëri emrat

Qemal
Qamil
Kemal
Kamal
Camille
Kim Il (Sung) në Kore.

më 5 nëntor 2007 ju kemi rikujtuar se:

Hamilton = Camille, Kamila + ton, pra, Kamila i thonë! Por Kamila a ka ndryshime me Qamile? Jo more shqiptarët e mi, Kamila, Camille, Qamile, janë i njëjti emër si Qemal, Kamal, Kim Il (Sung) etj. për të cilat ju kemi folur njëherë, e që duan të thotë "Yll jam" = Julian, Julius etj.

më 18 nëntor 2007 kur kemi thënë se:

le të shikojmë Omar, Ymer, Umer, Emir dhe krahasojini me Qemal, Qamil, Kamal, Kimil, Hamil(ton), por dhe Halim etj. etj. për të cilat kemi folur më parë. Po t'i zhveshim këto emra nga lidhësja "q (ë)" e shqipes ne kemi

Am + or
Em + ir
Um + er

si dhe

H + am + il + ton
K + am + al
Q + am + il
Q + em + al
K + im + il

më 20 nëntor kur kemi thënë se :

Ashtu si te Kirkilisse në turqisht ku Kirk = Kilisse = Kishë dhe te Michelangelo kemi Michel = Angelo = turqishten Melek, pra, medemek engjëll. Ta shikojmë edhe më afër këtë punë faqezezë të atyre që i kanë krijuar e interpretuar këto emra. Mihal është baraz me Qemal. Shikoni të nderuar zotërinj këto: Mi + ck, ch, g, h, k = q shqipe + al, el, il Këto Mihale janë të barabartë etimologjikisht me Qemalët, Hamil(ton)ët, Kamalët, Kim Il-ët për të cilët ju kemi folur ditë më parë etj.:

Mi + c, ck, g, h, k, q + al
Q + em + al
Q + am + il etj.

Por, kjo histori s'mbyllet me kaq. Këto Mihalët, Qamilët janë të barabartë me Samuelët, Shmailët hebraisht, me Selamët, Salemët, Sulejmanët, Islamët dhe Muslimët. Të gjitha këta emra dhe shumë e shumë të tjerë përbëhen vetëm nga tre rrënjë të shqipes: "q'+ yll + jam". Pra, s'është e vërtetë që Mihal vjen nga hebraishtja, dhe se ai dashka të thotë "që i ngjan zotit", sepse Mihal, Qemal, Selim, Hamil(ton), Halim, etj. duan të thonë se "jam ylli", pra, zoti, dielli, vetë. Te Michelangelo ne kemi

michel = angelo

Mi + ch + el

dhe

An + g + el

si dhe më 27 maj 2008 kur kemi kujtuar përsëri në emailin tonë se :

Halim = Kamal, Kemal, Km Il, Qamil, Qemal, Xhemal

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)