(Artikull i dt. 08 tetor 2005 botuar tek gazeta Ballkan)
Petrika GROSI
-Z. Xhunga, Para pak kohësh në një shkrim tuajin ju argumentonit se greqishtja e vjetër dhe latinishtja e kanë prejardhjen prej shqipes së hershme. Cilat janë të rejat më të fundit nëse ka, bazuar në studimet tuaja që janë thelluar më tej?
Nga studimet dhe njohjet e mia mbi materialin gjuhësor të greqishtes së vjetër, latinishtes, gotishtes, sllavishtes kishtare, turqishtes, arabishtes, hebraishtes dhe deri në gjuhën japoneze, më rezulton që shqipja është gjuha e parë e kultivuar në mënyrë natyrore nga raca njerëzore. Pra, populli i parë i cili ka arritur të artikulojë një gjuhë të kultivuar ka qenë shqiptari. Me shqiptar unë nënkuptoj arbërit, ilirët, apo edhe paraardhësit e tyre. E kam më kollaj që me fjalën shqiptar të përfshij të gjithë paraardhësit tanë këtu, ndaj me këtë kuptim do ta përmend sërish këtë fjalë. Në konkluzionin tim del se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra, logjika nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera duke u nisur që nga Amerika Latine deri në Japoni. Këtë unë e mbështes në një strukturë leksikore që është baza e fjalës në çdo gjuhë, për të cilat sapo fola.
-A nuk do të ishte paksa e guximshme të thoshim se nga shqipja kanë dalë gjuhët e tjera, ndërsa nga historia kemi fakte të ndryshme për popullsi më të hershme?
Fakt është se duke u nisur që nga kohët më të vjetra, nga Mesopotamia tek egjiptianët e më vonë te grekët dhe latinët çdo fjalë zbërthehet me rrënjët që unë do u them më tej. Ndër rrënjët kryesore të shqipes, që hynë në përbërjen e çdo fjale të gjuhës sonë apo dhe të gjuhëve të tjera mund të fusim simbolin e yllit. Ky simbol është pjesë përbërëse e lëndës që ndërton fjalët në të gjitha gjuhët e botës. Yllin ne e gjejmë të shkruar në të gjithë gjuhët e botës në trajtat: al, el, il, ol, ul, yl, la, le, li, lo, lu, ly. Ylli identifikohet me "al" te fjala alban, me "el" te enkelejtë dhe helenët. Me “il" identifikohet te ilirët, me "ol" te katolikos, me "ul" në mjaft fjalë turke, me "la" te emri latin. Përsa i përket rrokjes "le" marrim si shembull fjalën greke "kleos", që do të thotë në greqisht "i dëgjuar", por që në fakt vjen nga togfjalëshi shqip "që lind„. Ylli identifikohet gjithashtu me “li” te liburn, libër, me “lo” te shqipja “loti”, anglishtja “flower”, ndërsa me "lu" e gjejmë te fjalët “lux, lucis, lumen" etj. Ky varg i rëndësishëm e themelor ka shërbyer për ndërtimin e një miriadë të tërë fjalësh duke filluar nga Shqipëria deri në Japoni. Një varg tjetër shumë i rëndësishëm është vargu i ndërtuar me shqipen "ar” (flori): ar, er, ir, or, ur, ra, re, ri, ro, ru. Nëse në greqisht ne themi "arqi" që ka kuptimin e zanafillës, një fjalë që vjen nga “ar” dhe “qe”, në gjermanisht gjejmë “Urzeit", e cila vjen po nga rrënja “ar” dhe shqipja “qe”, ndërsa “t” fundore është prapashtesë si në anglisht edhe në gjermanisht dhe vjen nga një "te", "ten", "den" që do të thotë "me thënë". Le të marrim fjalën shqipe "fund". Ajo nuk është gjë tjetër veçse rrënja e fjalës shqipe "njoh" e kthyer mbrapsht, si në shqip edhe në latinisht, apo në gjuhë të tjera: "fundus", "fine", apo "find", finden, dhe arabisht "ala' fin", që tek numërorët e saj do të thotë "në fund".
- Ka vargje të tjera si këto dy të parët shqipja mbi të cilat bazohen edhe gjuhët e tjera? Është vargu po kaq i rëndësishëm i foljes `jam": am, an, em, en, im; in, um, un, as, es, is, os, us, sa, se, si, so, su. Folja `jam" e shqipes, hyn gati në çdo gjuhë të botës. Kështu "Sweden" don të thotë "ish = është (kopshti i ) Eden". Një folje tjetër shumë e rëndësishme është "njoh" që e kemi përmendur edhe te shkrimi i mëparshëm. Rrënjët e vargut të saj janë: na, ne, ni, no, nu, naf, nef, nif, nof, nuf. Pra në këtë varg, që tingëllon si i çuditshëm, ne kemi foljen "njoh", e cila edhe në shqip vjen nga pasthirmat: "nja", "nje" ose "nji" që do të thonë `ja" ose "qe"; "qe ku është", apo `ja ku është". Nga këto pasthirrma kanë dalë numërorët "një”, "nji" dhe prej këtyre të fundit rrjedh kuptimi i foljes njoh. Nëse marrim pastaj rrënjën "fun", nga ajo ka dalë "fund". Është d-ja fundore që hasim në anglisht e gjermanisht. "Fun" nuk është gjë tjetër veçse "fundi" i konceptuar nga idealistët si fundi i botës, por në fakt s’kemi të bëjmë me fundin e botës a të njerëzimit, por me fundin e dijes të kaluar përmes prizmit idealist në konceptimin e botës. Ndaj dhe "fun" e "fund" kanë lidhje me fjalën "apokalips". Kjo fjalë vjen nga shqipja dhe do të thotë "zbulohet ajo ç'ka kam fshehur mirë", njëlloj si fjala “kiamet” në turqisht, që do të thotë "them (zbulohet) ky që jam". Pra kur të zbulohet se kush është ai që ka shkruar për këto gjëra sipas besimeve fetare do të vijë dhe fundi i botës. Ndaj dhe numri themelor 5000 në arabisht, shqip do të thotë "kur të merret vesh se kush jam, atëherë ka për të ardhur fundi i botës". Klerikët kishin parashikuar 5000 vjet deri sa njohja njerëzore të shkonte deri te kuptimi i vërtetë i simbolit të yllit, që është një fjalë primordiaIe. Latini me fjalën “linea”, që don të thotë “cak, kufi”, ka parasysh pragun e njohjes së faktit se ylli , para se të shndërrohej në një perëndi monoteiste, ai ishte një simbol ilir, me të cilin ata identifikonin perënditë e tyre pagane : diellin, hënën dhe yjet. Kapërcimi i këtij pragu dijeje është për klerikët një blasfemi. Vetë blasfemi vjen nga bl-ja nistore që në shumë gjuhë të huaja tregon fjalën yll, dhe as = është dhe fëmi, që në greqisht e latinisht ka marrë kuptimin “përhapje, propagandim”.
-A ia keni parashtruar këtë tezë tuajën profesorëve të Fakultetit të gjuhësisë apo të Institutit të Gjuhë-Letërsisë?
Kam kontaktuar me profesori, por reagimi i tyre kanë qenë indiferent duke më thënë se ata nuk merren me këtë punë. Mungon te të gjithë predispozicioni për t’u thelluar në këtë fushë. Kjo vjen nga që akoma ka gjëra tabu për të cilat mw mirë të mos ndalemi sot.
-Në konkluzionet tuaja ju bini ndesh edhe me prof. e nderuar Eqerem Çabej. Çfarë do të thoshit në këtë drejtim?
Nga studimi që unë i kam bërë fjalorit etimologjik të Çabejt, por edhe studimit të tij në bashkëpunim me A. Xhuvanin për parashtesat dhe prapashtesat e shqipes, mund të them me bindje që Çabej ka lënë me ndërgjegje jashtë trajtimit etimologjik rrënjë shumë të rëndësishme të shqipes. Ndoshta ai është penguar për ta bëre këtë gjë në atë kohë. Gjithashtu, po të marrim shumicën e parashtesave dhe prapashtesave të studimit të tij, ato janë si të thuash rrjedhim alogjik i një premise të gabuar. Nëse ne pranojmë që këto gjëra janë bëre me dashje, atëhere dalim në konkluzionin se shkolla e Çabejt me qëllim i ka çuar studimet në një rrugë të gabuar sepse shumica e parashtesave dhe prapashtesave kryesore të shqipes nuk janë ato që thuhen në studimin e tij. P.sh. nëse marrim prapashtesën shqipe "ul", ajo vjen nga fjala yll ashtu si dhe prapashtesa "il". Në studimin e tij prapashtesat “il” dhe “ul” janë nxjerrë në rrugë mekanike, kur ato bëjnë pjesë në fakt në rrënjë të tjera. Kur ne themi "përkul" këtu kemi një fjalë të përbërë nga "për" dhe "kul". "Kul" vjen nga një tok fjalësh që do të thotë "është yll". Rrënja "kul" është e njëjtë me rrënjën shqipe "qiell", ose me temën latine "cael", "coel" apo e njëjtë me temën angleze "ceil", si dhe me rrënjën greke "kel”. Kur themi “shekull", lat “saeculum”, ky term sintetizon kohën dhe përpjekjet që u janë dashur latinëve për të shkulur konceptin dhe fjalën "yll" nga mendja e njerëzve. Vetë fjala "shkollë" vjen nga një temën latine "auscul-" që do të thotë në latinisht "dëgjoj; bindem", por që në të vërtetë vjen nga shqipja "ai = yll shkul (nga mendja)". Në zbërthimin e fjalëve ne duhet të kemi parasysh të identifikojmë sinonimet e fjalës “yll”, të cilat alternohen nga një fjalë tek tjetra. Nëse kthehemi te Çabej dhe marrim fjalën "përkul", nuk do të mund të heqim mekanikisht "ul" si prapashtesë dhe të mbetej një "përk". Fjala “përkul” ka dy rrënjë : "për” dhe "kul"