2015-04-30

Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale






Barometri diplomatik


Image result for MEHDI HYSENI


Prof.Dr.Mehdi HYSENI


Nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Shqipëri natyrale



*** Edhe sa shekuj, edhe sa vjet duhet polemizuar me shpifësit shovinistë serbomëdhenj dhe me hyzmeqarët e tyre injorantë filoserbë lidhur me tezën e tyre “Shqipëria e Madhe”?


-Nuk janë të vërteta “përrallat me tupan” dhe paçavuret “exibicioniste” me “teh agjenturor” antishqiptar të “hokatarëve” të ndryshëm (vardisës së politikave të vajtueshme ditore dhe, njëherazi puthadorë të llahtarshëm “mëditorë” të liderëve të ndryshëm në pushtet, që për ta lëpirë ndonjë asht të tyre ose për t’ua mundësuar hapjen e ndonjë burketoreje, qebaptoreje ose lejimin e ndonjë “tezge” në Pazar të blertë…etj., marrin guximin që të “lehin” ditë e natë pa pushuar kundër idesë shenjtë të ribashkimit kombëtar), se gjoja ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar, “është e tejkaluar”, dhe se nuk është asgjë tjetër vetëm se “një sentiment”, të cilën “nuk e mbështet shumica dërrmuese” e shqiptarëve në hapësirat etnike të Shqipërisë, si dhe gjoja “nuk ka froca, as faktorë politikë që e mbështesin atë”!?



Këtë të pavërtetë, qe një shekull (si papagajt) e trumbeton politika dhe propaganda serbo-sllave për shpërfytyrimin e identitet kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve nga harta gjeografike e Ballkanit.



Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madhe alla serbmoadhe dhe pansllave e “Velika Serbisë” , që po i bëhet jo vetëm popullit shqiptar në Ballkan, por edhe Evropës, edhe Amerikës dhe gjithë botës së qytetëruar demokratike.

Ideja ribashkimit kombëtar nuk është mit, as utopi e as kurrfarë “sentimenti” i kohës mesjetare, por e drejtë natyrore e ligjshme dhe legjitime, si dhe AMANET SHEKULLOR i etërve tanë (brez pas brezi) që kanë sakrifikuar dhe flijuar jetën e tyre për ta çliruar dhe ribashkuar kombin shqiptar dhe Shqipërinë etnike nga sundimi i egër kolonial dhe imperialist shekullor (1878-2015).


Ideja e ribashkimit kombëtar, do të thotë forcë lëvizëse centrifugale që shpie drejt shkallmimit të robërisë shekullore kolonialiste sllavo-bizantine (që edhe sot, në kohën e integrimeve evropiane, ushqejnë pretendime dhe synime territroriale në kurrizin e territoreve etnike të Shqipërisë natyrale) drejt lirisë, pavarësisë, ribashkimit, qytetërimit, zhvillimit, përparimit të përgjithshëm,si dhe të mborjtjes dhe ekzistencës së shqiptarëve në Ballkan, si popull dhe si shtet i barabartë me popujt dhe me shtetet fqinje, duke mos prekur dhe dëmtuar asnjë interes të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në rajon.


Ribashkimi kombëtar nuk është një “çështje e ngushtë” e një grupi “huliganësh” a klani intelektual gjysmak, por kërkesë imediate dhe e domosdoshme e shumicës dërrmuese të kombit shqiptar në Ballkan. Këtë të vërtetë të pamohueshme e provojnë edhe numri i madh i lëvizjeve, i fronteve, i partive dhe i subjekteve të tjera politike dhe kuluturore kombëtare, të cilat janë formuar dhe po veprojnë haptazi dhe në mënyrë legale, demokratike dhe paqësore në skenën politike gjithëshqiptare, jo vetëm brenda territoreve etnike të shqiptarëve në Ballkan, por edhe në gjithë diasporën shqiptare në mbarë botën.


Gjithashtu, ribashkimin kombëtar e mbështesin edhe elita intelektuale akademike shqiptare si brenda Shqipërisë etnike, ashtu edhe në gjithë diasporën shqiptare, me ndonjë përjashtim efemer aty-këtu, por ai numër i vogël argatësh të huaj të “Velika Serbisë”, edhe pse në forma të rafinuara po orvatën ta baltojnë dhe shpërfytyrojnë aspiratën shekullore të ribashkimit gjithëkombëtar, ata nuk kanë kurrfarë peshe, as ndikimi në popull e as në politikën e brendshme, as në atë ndërkombëtare. Ata janë në numër pak dhe, krejtësisht të vetmuar, që askush (as faktori i brendshëm shqiptar e as ai ndërkombëtar) nuk i “vë në pullë”, as nuk i merr serikozisht se çfarë “llomotisin” dhe shpifin ata kundër interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar.

Ia vlen të theksoj se, në dy dekadat e fundme, idenë dhe kërkesën historike të popullit shqiptar për ribashkimin e tij, në mënyrë të dokumentuar shkencore, publicistike dhe informative, e mbështesin me dhjetra e qindra vepra të shkruara nga fushat e ndryshme (histori, kulturë, gjuhë, art, politikë, drejtësi, diplomaci, ekonomi …etj.) të elites së mirënjohur akademike shqiptare.

E gjithë kjo veprimtari e përbashkët për një objektiv dhe imperativ të përbashkët për çlirimin, mëvetësimin dhe ribashkimin e kombit shqiptar, është rezultat i zgjimit dhe i ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjës së lartë politike dhe kombëtare, në saje të rrethanave dhe të realiteteve të krijuara politike dhe demokratike në Ballkan (1990-2015).


Ata që po shpifin marrëzisht, duke propaganduar në opionin publik se gjoja në territoret etnike shqiptare “nuk ekzistojnë forca të rëndësishme politike, që e mbështesin ribashkimin kombëtar”, janë jo vetëm në gabim, por edhe miopë, sepse nuk e njohin realitetin e krijujar brenda kufijve etnikë të Shqipërisë, as atë në diasporë. Ndryshe, nuk do t’i kishin ndërruar tezat alla serbe, duke gënjyer për “hava”, jo për “tokë”, se gjoja “shumica” e shqiptarëve nuk e mbështet ribashkimin kombëtar.


Këtë shpifje serbe dhe filoserbe e përgënjeshtrojnë formimi dhe veprimi i këtyre subjekteve politike shqiptare , që me programin dhe me plaformat e tyre e mbështesin ribashkimin kombëtar shqiptar, jo vetëm të Kosovës me Shqipërinë: Aleanca Kuq e Zi, UNIKOMBI, Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Lista për Bashkimin e Shqipërisë Natyrale, Partia e Unitetit Kombëtar…, si dhe shumë parti deh shoqata të tjera poltike me përcaktim të ribashkimit kombëtar qoftë majtiste, djathtiste apo centrist, që veprojnë si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.


Se ideja e ribashkimit kombëtar gjithëshqiptar është aktuale, realiste, moderne, demokratike, qytetëruese, paqësore, domodoshmëri dhe imperativ historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, dëshmon edhe Kushtetuta moderne e Republikës së Shqipërisë në fuqi ( e miratuar me Referfendum), ku në Preambulën e saj thuhet :” me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,” (1998).


Sipas kësaj logjike racionale, duke bazuar në fakte të ligjshme të kësaj Kushtetute, kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë të kërkojë jo vetëm ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por edhe më gjerë, sepse e ka për detyrë ta zbatojë, jo ta shkelë Kushtetutën në fuqi.


Së fundi, duhet t’i rikujtojmë serbomëdhenjtë dhe “bishtat” e tyre filoserbë dhe të agjenturave të huaja të ndryshme, se në asnjë pjesë të Shqipërisë etnike natyrale e as në diasporën shqiptare, nuk ekziston, as nuk vepron asnjë individ dhe, asnjë subjekt politik apo kulturor për krijimin e ndonjë të ashtuquajture “Shqipëri të Madhe”, e cila, si nocion semantik, fatkeqësisht, dhe për tragjedinë e derisotme shqiptare në Ballkan, daton që nga viti 1844 si “pjellë inkubatori” e “industrisë” së gjenocidit të Velika Serbisë së Ilia Garashaninit, e kuazishkencës, e politikës dhe e Kishës Ortodokse Serbe, gjithnjë në funkson të mohimit dhe të shkatërrimit të identitetit të tërësishëm të kombit, të territorit dhe të shtetit shqiptar-Shqipërisë etnike natyrale në Ballkan.


***************

Mehdi Hyseni, Ph.D.

Mehdi Hyseni is an Albanian Ph.D. in International Political Relations, residing in Boston. He writes about issues affecting Albania, Serbia and Kosovo.


UN and EU Should Scrutinize Serbia's Constitution
Viewing the black historical events from the demarches and diplomatic protest notes of Serbia against Albania and Albanians, they have a common denominator...
15:24 Apr 15, 2015 PST
Kosovo Needs to Create A Legal Army to Function as Soveriegn State
It doesn't matter what Serbia's authorities say about interfering in Kosovo internal issues which is strictly prohibited by international law and the UN Charter.
15:29 Apr 5, 2015 PST
Ethnic Albania is Not 'Greater Albania'
Over the past centuries nobody wanted to face the historical, ethnic and geopolitical reality in the Balkans. This is the problem between Serbia and Albania.
21:07 Mar 29, 2015 PST
Economic and Political Stability Critical to a 'Free' Kosovo
According to the AFP, Nearly 450 Kosovo Albanians were arrested within a three-day period this month while trying to cross illegally into Hungary.
19:47 Mar 11, 2015 PST
Bin Laden's Terrorists Spearheaded 9/11 Attacks
The 9/11 truthers' very wrong conclusions aim to split, alienate and confront American citizens to fight each other on behalf of their terrorist enemies.
14:26 Feb 23, 2015 PST
Remembering Doctor Michael J. Davidson of Brigham and Women's Hospital
I was shocked and very sorry to hear about the death of my Doctor because it was a sudden death under the unbelievable circumstances of assassination by Stephen Pasceri.
20:52 Feb 11, 2015 PST
Racism Will Not Resolve Problems in Kosovo
Albanian national patriotism has never fallen into the trap of racism emerging in the Balkan Peninsula. Albanian patriotism should not be confused with the phenomenon of alien racism.
11:17 Feb 3, 2015 PST
Recognition of Independent Kosovo Crucial for Serbia's Integration to EU
So, all Serbian official politicians have no more authority and any kind of right to blame or hate the European Union or the United States of America why they are demanding the recognition of Kosovo if Serbia wants to join the European Union (EU).
11:43 Jan 25, 2015 PST
Historical-Solidarity Marching in Paris Against Terrorism
As Francois Hollande said, Together we have a voice. Together we we will not be divided, we are the people. We will not answer hate with hate.
05:55 Jan 16, 2015 PST
Valid Agreement With Belgrade, So Republic of Kosovo Will Be Recognized by UN
Even without meeting basic conditions , Belgrade and Pristina in Brussels, have reached agreement on the normalization of interstate relations on April 19, 2013.
06:35 Sep 26, 2014 PST
Don't Kill Americans Or Call Death on America After They Supported Your Freedom
There should be no toleration of any killer terrorizing Americans and burning the American flag, and the US should stop funding people who hate America.
18:04 Sep 20, 2014 PST
Remembering The Victims of 9/11
Thirteen years after 9/1/2001 our hearts still hurt, sorrowful and painful for three thousand innocent lives, victims of barbarous Islamic terrorist attacks committed against our country
06:34 Sep 14, 2014 PST
Islamic Terrorism Threatens Kosovo's Security
The future and perspective of the new state of Kosovo will be dark with many question marks if Islamic Terrorism is not taken seriously and eradicated swiftly.
06:05 Sep 8, 2014 PST
Albanians Are Not Bullies Nor Is America Conqueror of Serbia
Albanians and Americans have been close allies during the war and currently in peace. Neither Albanians nor the United Stateshave invaded any part of Serbian territory
11:44 Jan 30, 2014 PST
New Architecture of Serbian Genocide Against Kosovo Albanians
This news was disclosed by Serbian authorities, EULEX Department of Forensic Medicine and experts from the Kosovo Department of Forensic Medicine during the site assessment at Rudnica quarry
08:51 Jan 18, 2014 PST
Kosovo as a New Independent Nation in Facebook
This decision dismisses all antihistorical charges, theses and illegal decisions of Serbia that allegedly Kosovo is its territory as it stipulated in its Constitution of the 2006.
08:28 Jan 11, 2014 PST
Is NATO a Real Savior of Kosovo?
Mehdi Hyseni has been warning the government of Kosovo, and the international community about the eventual peril of establishing Serbian Republic in Kosovo.
15:22 Dec 6, 2013 PST
The South 'Balkan Benelux' Versus EU and Globalization!
First of all, the idea of the 'Soth Balkan Benelux' is wrong due to the fact that include only four the poorest countries (Kosovo, Albania, Macedonia and Montenegro), without Turkey, Serbia, Greece, Bulgaria and Bosnia and Herzegovina. Questi
17:50 Dec 1, 2013 PST
Prime Minister Dacic: Serbia Will Never Abandon Kosovo
'Serbia cannot help you with guns or tanks, but can help you with a wise policy and decisions. It is therefore it is essential you take power in Mitrovica.
05:26 Nov 17, 2013 PST
Is NATO Trying to Rule the Entire World?
Today, just under 100,000 military personnel are engaged in NATO missions around the world, successfully managing complex ground, air and naval operations in all types of environment.
17:29 Nov 11, 2013 PST
Is Kosovo's Status Resolved Forever?
Belgrade's Fraudulent Tales on Kosovo Are Harmful for Serbia and Balkans' Security and Stability
21:06 Jun 19, 2013 PST
Pristina's Memorial Plaque in Honor of Jewish Victims Hailed
At this memorial ceremony were present the Kosovo president, Atifete Jahjaga, Prime Minister, Hashim Thaci, President of the Assembly, Jakup Krasniqi and other personalities and non-governmental and religious communities of Republic of Kosovo
07:45 May 30, 2013 PST
Is Serbia's Interfering in Internal Affairs of Independent Kosovo?
Despite the economic interest of both signatories, achievement of this agreement is unacceptable to the government of Kosovo due to the fact that Serbia as a former colonial country (1912-1999) doesn't have any legal, political and economic right
10:01 May 22, 2013 PST
Terrorism Must Be Fought By All Means!
For the sake of clarity, our effort to fight all forms of terrorism wherever and whenever possible, without pardon, without sparing our own lives is our essential way to address those who pose a threat to Americans and America.
12:36 Apr 27, 2013 PST
The US is a True Ally, Liberator, Friend and Savior of Albanians in Kosovo
Pro-Turkish Albanians who have the Turkish Empire (Ottomanism or Neo-Ottomanism) in their minds and hearts, ought to know that Ottomans were not friends or allies of Albanians, but rather for more than five centuries have been
17:30 Apr 24, 2013 PST
Belgrade Should Eliminate the Untrue Slogan: 'Kosovo is Serbia'
A Serbian thesis and fallacy never proved with any real or objective historical evidence. Until recently, Kosovo was an illegal colony of Serbia...
16:36 Apr 2, 2013 PST
THE KOSOVA PROTECTION CORPS(KPC)- IS NOT A PRIVATE FIRM OF COVIC & Co. OF THE SERBIAN AND MONTENEGRIN UNION*)
E martë, 28 prill 2015 - 17:01
In view of the fact that the virus of the Serb regime of Slobodan Milosevic is being regenerated of late to fight the vital interests of the Albanians and Kosova, the existence and fate of the Kosova Protection Corps (KPC) cannot be called in question not only by the Serbian and Montenegrin Union of...
albaniapress.com/lajme/21161/THE-KOSOVA-PROTECTION-CORPSKPC--IS-NOT-A-PRIVATE-FIRM-OF-COVIC-&-Co--OF-THE-SERBIAN-AND-MONTENEGRIN-UNION*.html
Akademikët me, jo kundër popullit që po do ribashkim!
E dielë, 26 prill 2015 - 19:44
Barometri diplomatik *** Do të vijë ajo ditë e bardhë, që të gjithë ata armiq të brendshëm, që po e kundërshtojnë dhe po e mohojnë të drejtën natyrore, legjitime dhe historike të popullit shqiptar për t’u integruar në një shtet kombëtar-Shqipërinë etnike, do të “skuqen”, ashtu sikurse ata kuis...
albaniapress.com/lajme/21156/Akademiket-me-jo-kunder-popullit-qe-po-do-ribashkim.html
Amerika nuk është fajtore për Gjykatën Speciale Evropiane për Kosovën, por ata që nuk e paditën Serbinë për gjenocid 
E shtunë, 25 prill 2015 - 03:13
Barometri diplomatik *** Se Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton (shpëtimtar i Kosovës shqiptare), i cili, para gjithë botës, pohoi se: “'KRIZA E KOSOVES ISHTE NJE GJENOCID NE ...
albaniapress.com/lajme/21148/Amerika-nuk-eshte-fajtore-per-Gjykaten-Speciale-Evropiane-per-Kosoven-por-ata--qe-nuk-e-paditen-Serbine-per-gjenocid-.html
Edi Rama në rrugën e Abdyl Frashërit dhe të Ismail Qemalit, do ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, plotësisht e drejtë!
E martë, 21 prill 2015 - 23:41
Barometri diplomatik *** Ndaj i gjithë spektri politik shqiptar në Ballkan, si dhe faktorët evropianë dhe ndërkombëtarë, duhet t’i marrin me seriozitetin më të madh deklaratat e tij zyrtare për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndryshe siç ka pohuar më parë ideologu, vizionari, patrioti dh...
albaniapress.com/lajme/21139/Edi-Rama-ne-rrugen-e-Abdyl-Frasherit-dhe-te-Ismail-Qemalit-do-ribashkimin-e-Kosoves-me-Shqiperine-plotesisht-e-drejte.html
Besa shqiptare nuk është politikë, as diplomaci!
E enjtë, 16 prill 2015 - 22:27
Barometri diplomatik *** Besa shqiptare në kuptimin e saj të përgjithshëm si vlerë dhe virtyt tradicional i thesarit të çmueshëm kombëtar shqiptar, do të thotë sinqeritet, flijim, nderim dhe devotshmëri, jo diplomaci, as politikë, sepse në diplomaci, në politikë dhe në tregti nuk ka kurrfarë be...
albaniapress.com/lajme/21122/Besa-shqiptare-nuk-eshte-politike-as-diplomaci.html
Objekt përgjegjësie ndërkombëtare-diplomacia antishqiptare e Beogradit, jo Tirana zyrtare!
E hënë, 13 prill 2015 - 16:39
Barometri diplomatik *** Vështruar kronikën e zezë të derisotme historike të demarsheve dhe notave diplomatike protestuese të Serbisë kundër Shqipërisë dhe shqipatarëve (1912-2015), kanë një emërues të përbashkët të përmbajtjes së tyre-ndërrimin e tezave : “sulmi, gënjeshtra, shpifja, mashtrimi...
albaniapress.com/lajme/21113/Objekt-pergjegjesie-nderkombetare-diplomacia-antishqiptare-e-Beogradit-jo-Tirana-zyrtare.html
Serbia në panik nga ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, alarmon Brukselin!!!
E enjtë, 09 prill 2015 - 20:15
Barometri diplomatik *** Edi Rama: “Nëse BE-ja vazhdon t’i mbajë të mbyllura dyert për integrimin e Kosovës, atëherë Kosova dhe Shqipëria, do të jenë të detyruara, që të bashkohen “ në mënyrë klasike”, edhe pse ne jemi përcaktuar që bashkimi të bëhet “via Bashkimit Evropian”(BE). Ndërkaq, k...
albaniapress.com/lajme/21100/Serbia-ne-panik-nga--ribashkimi-i-Kosoves-me-Shqiperine-alarmon-Brukselin.html
Kosova pa ushtri, shtet i papërfunduar!
E shtunë, 04 prill 2015 - 04:48
Barometri diplomatik *** Serbia mund ta rasformojë (shuajë) vetëm ushtrinë e vet, as më pak e as më shumë. -Le t’i mbajë larg duart nga përzierja në çështje të brednshme të Kosovës, sepse ka kush t’i dalë zot edhe ushtrisë, edhe sovranitetit të Kosovës. *** Ivica Daçiq (Ministër i Jashtëm i...
albaniapress.com/lajme/21084/Kosova-pa-ushtri-shtet-i-paperfunduar.html
Sy më sy me të vërtetën shqiptare
E premtë, 27 mars 2015 - 18:32
*** Jo "talenti" , por mbi te gjitha dhe para se gjithash, sakrifica, guximi, dituria, vetedija, ndergjegja e larte njerezore dhe atdhedashuria, jane themelet e celikta te herozimit, te patriotizmit dhe te kombëtarizmit. Kete e provoi edhe shembulli heroik dhe patriotik atdhetar i figures madheshto...
albaniapress.com/lajme/21057/Sy-me-sy-me-te-verteten-shqiptare.html
Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, tanimë ka filluar! 
E martë, 24 mars 2015 - 00:34
Barometri diplomatik *** Së fundi, këtë ide dhe proces de fakto dhe de jure e provon edhe përfundimi i 11 marrëveshjeve ndërshtetërore ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë në Tiranë, më 23 mars 2015. Gjithashtu, këtë të vërtetë të afrimit, të bashkëpunimit dhe të ribashkimit kombët...
albaniapress.com/lajme/21040/Ribashkimi-i-Kosoves-me-Shqiperine-tanime-ka-filluar-.html


1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
T