Fobite e njerëzve dhe klasifikimi i tyre

Rreth 15 për qind të njerëzve, sipas disa sondazheve, vuajnë nga një fobi të paktën një herë në jetë. Yahoo!, ka publikuar një listë të fobive më të kërkuara nga përdoruesit në këtë motorr kërkimi gjatë muajve të fundit. Ja cilat janë fobitë për të cilat kërkohet më shumë informacion dhe për pasojë, fobitë nga të cilat njerëzit vuajnë më shumë:
stresi
Agorafobia – frika nga hapësirat publike. Ata që vuajnë nga kjo fobi ndihen keq kur gjenden në vende të hapura sepse i druhen faktit se nuk do të mund të kontrollojnë situatën. Sigurisht që kjo kategori njerëzish preferon të qëndrojë në shtëpi Agorafobikët nuk kanë frikë vetëm nga hapësirat publike, por edhe në vende si dyqane, apo mjetet e trasportit publik.

Tripofobia – frika nga vrimat. Ky term është shpikur gjatë viteve të fundit dhe ka të bëjë me frikën nga objekteve me vrima të vogla dhe të ngushta, siç janë kosheret e bletëve.

Ksenofobia – frika nga ata që janë ndryshe. Njerëzit janë ndryshe nga njëri-tjetri nga feja, kombësia, ngjyra etj dhe kjo është shpesh shkak për diskriminim. Një fobi shumë e përhapur dhe mbi të cilën shumë lëvizje politike mbështeten për të bërë për vete elektoratin.

Araknofobia – frika nga merimangat, që nis që tek neveria deri tek paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk ka frikë vetëm nga merimangat e gjalla, por reagon edhe kur sheh foto të tyre.

Coulrofobia – frika nga kllounët, shumë e përhapur tek fëmijët dhe më pak tek adoleshentët dhe të rriturit.

Akrofobia – frika nga lartësitë

Emetofobia – frika nga e vjellura, që nuk mund ta përmbajë.

Klaustrofobia – frika nga vendet e mbyllura dhe të ngushta.

Hidrofobia – frika nga uji. Kujdes pasi ka dhe fobi të tjera të ngjashme, por më specifike si, frika për t’u futur në ujë (akuafobia) dhe thalasofobia, frika nga deti.

Niktofobia – frika nga errësira, që mund të shkaktojë edhe panik. Në klasifikimin e Yahoo! renditet e fundit megjithatë është një ndër më të përhapurat.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)