2015-04-26

Lufta kundër homofobisë dhe heteroseksizmit



Vlerësojeni situatën tuaj me kujdes. Asnjëherë mos e vendosni veten e askend tjetër në rrezik fizik. Para se ta ndërmerrni ndonjë veprim, kini parasysh rrjedhojat si pozitive ashtu edhe ato negative të sferës financiare, emocionale , legale dhe të asaj shoqërore.

Gjërat që mund t’i bëjë secili

- Edukojeni vetveten për homoseksualitetin dhe homofobinë, do të jeni më shumë në gjendje për t’i edukuar të tjerët.

- Mos i lejoni shakatë ose komentet homofobike. Reagoni ndaj vërejtjeve ofenduese me informata të vërteta.

- Bashkëngjitjuni organizatave që luftojnë për të drejtat e gejëve dhe të lezbikeve. Nëse nuk ka asnjë të tillë në regjionin ku jetoni, shqyrtojeni mundësinë për ta krijuar një.

- Përkrahini agjencitë punuese dhe organizatat që nuk kanë asjgë kundër gejëve dhe lezbikeve.

- Sfidojeni homofobinë kolektive dhe nxitini agjencitë punuese që ta përfshijnë orientimin seksual në politikat e tyre antidiskriminuese. Inkurajoni agjencitë punuese që të sigurojnë beneficione të barabarta për partnerët gejë dhe lezbike.

- Thirrini, shkruajini ose vizitojini zyrtarët e caktuar për ligjvënie e që kanë ndikim në komunitetin gej dhe atë lezbik. Merreni fjalën në takimet ligjvënëse.

- Reagoni ndaj homofobisë, keqinformimit dhe cenzurës së përvojës gej dhe lezbike nga ana e mediave. Shkruajini letra botuesve të gazetave ose të revistave në formë reagimi ndaj artikujve homofobikë ose keqdrejtues. Kontaktoni me stacionet televizive dhe bëjini ata me dije se programet homofobike janë ofenduese dhe kërkoni prej tyre që t’i largojnë sponzorimet e programeve të tilla. Qëndroni të gatshëm që respektin tuaj t’ia shprehni gazetave, revistave, stacioneve dhe rrjetave televizive kur shfaqin ndonjë program ose artikull e që me saktësi e portretizojnë jetën e gejëve dhe të lezbikeve, ose promovoni larmi dhe tolerancë. Veproni në të njëjtën mënyrë me agjencionet e reklamave.

- Përgjigjjuni përfaqësimeve të pasakta ose eksploatimit të gejëve dhe të lezbikeve nga prezantuesit e emisioneve, politikanët dhe nga teleevangjelistët.


- Kur është e mundshme, shfrytëzojeni gjuhën gjithëpërfshirëse si një person ose partner tjetër i rëndësishëm në vend se të paraqiteni si bashkëshort ose bashkëshorte. Mos pretendoni se të gjithë janë heteroseksualë.

- Inkurajojeni shkollën tuaj dhe bibliotekat shoqërore, që në raftet e tyre të mbajnë libra gejë dhe lezbike.

- Përkrahini ngjarjet kulturore gejë dhe ato lezbike.

- Kur të jetë e mundshme, diskutoni rreth homofobisë dhe orientimit seksual me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj.

- Përcjellini taktikat e fundit të përpiluara nga organizatat antigay. Formulojini planet për ta kundërvepruar ndikimin negativ të tyre në komunitetin tuaj.

- Edukojeni veten për historinë gej dhe atë lezbike. Mësoni për meshkujt gejë dhe femrat lezbike që kanë dhënë kontribute të çmueshme për shoqërinë.

- Shfaqini simbolet e krenarisë dhe të larmisë.


Enkas për gejët dhe lezbiket

Krahas sygjerimeve të sipërpërmendura, gejët dhe lezbiket mund të bëjnë madje edhe më shumë për ta pakësuar ndikimin negativ të homofobisë dhe të heteroseksizmit në jetën e tyre.

- Kur të jeni gati tregojuni prindërve, anëtarëve të tjerë të familjes, miqëve dhe bashkëpunonjësve për orientimin tuaj seksual. Përveç që është një përvojë shumë validuese dhe e fuqishme, dalja haptazi e zvogëlon ndikimin e retorikës antigay. Heshtja dhe padukshmëria e gejëve dhe e lezbikeve iu mundëson organizatave homofobike që të vazhdojnë së keqinterpretuari komunitetin gej dhe atë lezbik.

- Mësojini ligjet në komunitet si dhe politikat në vendin tuaj të punës që ju godasin juve si person gej.

- Raportojeni ofendimin ose shqetësimin e shkaktuar te autoritetet adekuate. Inkurajojeni zbatimin e ligjeve dhe të politikave ekzistuese antidiskriminuese. Nëse nuk ka gjëra të tilla në regjionin ku jetoni, informojini ligjvënësit për nevojën e legjislacionit të tillë dhe inkurajojeni vendin tuaj të punës që t’i miratojë politikat e antidiskriminuese që kanë të bëjnë me orientimin seksual.

- Mos lejoni që të kategorizoheni nga stereotipët gejë dhe lesbike. Bëhuni ata që jeni.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...