2015-04-26

Gjuetia e shtrigave

Gjuetia e shtrigave ishte(është) kërkimi i personave të quajtur se gjoja janë shtriga, kapja dhe ekzekutimi i tyre. Përveç kësaj kemi edhe gjyqet e personave që ishin akuzuar si shtriganë. Mendohet se nga viti 1400 deri në vitin 1700 janë bërë rreth  100.000 ekzekutime, por burime të tjera e hedhin poshtë këtë numër dhe  thonë se nuk duhet të jenë më shumë se 40.000. Sido që të jetë puna edhe 40.000 vetë është një numër me të vërtetë i frikshëm.
gjuetia-e-shtrigave


gjuetia-e-shtrigave-iii



Ligje kundër shtrigave apo shtriganëve kanë ekzistuar që në antikitet, madje dhe në Bibël, por këtu nuk po diskutojmë nëse ka apo jo shtriga (ketë vendoseni vetë). Këtu bëhet fjalë për ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm të cilët thjesht i zinte lapsi. Ka shumë shtete që shtrigërinë e konsiderojnë të vërtetë madje dhe vepër kriminale, edhe pse nuk është e qartë kufiri, se çfarë është tamam një shtigë apo shtigan, ka shumë hapësirë gri midis tyre.
gjuetia-e-shtrigave-ii
Kjo është dhe një tabelë me përafërsi për gjyqet dhe ekzekutimet gjatë viteve 1450 – 1750
ZonatGjyqeEkzekutime
Amerika e Veriut~5.000~2.000
Perandoria Romake~50.000~30.000
Franca~3.000~1.000
Skandinavia~5.000~2.000
Europa Lindore~7.000~2.000
Europa Jugore~10.000~1.000
TOTAL~80.000~38.000
Le të bëjmë një llogari 1750 – 1450 = 300 vjet
300 x 365 ditë = 109.500 ditë total
109.500/50.000 ekzekutime = 2.19

Pra për 300 vjet rrjesht çdo ditë, diku në botë kishte një gjyq për shtrigani dhe mesatarisht në çdo dy ditë një person dënohej me vdekje.
Sido që të jetë puna njerëzit në pushtet gjithmonë e kanë gjetur një mënyrë për të kontrolluar dhe mbajtur nën presion masat, duke shpikur metoda nga më të ndryshmet, një herë janë shtigat, herës tjetër komunistët apo kapitalistët, lufta e klasave, nacionalizmi, ksenofobia etj.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...