Shkruan: Flori BRUQI
| |
TRIUMFI SHQIPTAR
Librin e autorit Flori Bruqi, "Triumfi shqiptar" mund ta shkarkon falas në sektorin
dhe në
| |
HELENA E TROJËS, LEGJENDAT DHE TË VËRTET AT 2.500 VJEÇARE
Emri i saj vjen nga larg, shumë larg… Janë 2 500 vjet që kur Helena e Trojës, më e bukura e grave vdekatare u dashurua nga të gjithë burrat dhe me të njëjtën forcë u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatërruan shtete dhe popuj. Thonë se gjithçka ishte prej dashurisë së saj me Paridin. Sa e vërtetë është kjo? Ndiqni një rrëfim ndryshe për Helenën e Trojës, për të mësuar mbi legjendat dhe të vërtetat e një historie 2500-vjeçare.
Bija e Zeusit
E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, Klitemnestrën dhe djalin, Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin dhe me të ka pasur dy fëmijë: Helenën dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, prandaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtë nuk ka pasur vështirësi të posaçme.
Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën. Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet, Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllezërit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen në shtëpi. Së shpejti në Spartë erdhën krushqit e rinj për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen.
Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjemprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun që t'i lërë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqit u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t'i ndihmojnë. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllau i Agamemnonit. Pas martesës i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanë parandjerë se çka po u përgatit ndërkohë fati.
Molla për më të bukurën
Atëkohë në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë zotërat. Vetëm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që të mos ua prishte harenë. Erida e fyer, për t u hakmarrë, në mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollën e artë, në të cilën shkruante “Më të bukurës". Hyjneshat menjëherë dëshironin ta merrnin mollën, sepse secila prej tyre, e konsideronte veten më të bukur. Ndërkaq nga kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as zoti suprem, Zeusi. Dëshironte të kishte qetësinë e vet, prandaj i urdhëroi zotit Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhë këtë mosmarrëveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirë e vendimit të Zeusit ka qenë, sepse jetonte në mal dhe jo në pallatin mbretëror. Para lindjes së Paridit, e ëma e tij ka ëndërruar se do të lindë një eshkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën. Magjistari ia ka shpjeguar ëndrrën në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, që e rriti si fëmijën e tij. Për prejardhjen mbretërore të Paridit e ka ditur vetëm Zeusi.
Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshi të ikë, por i ra ndërmend se Hermesi do ta arrijë gjithsesi dhe kështu e dëgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollën dhe filloi t i shikojë hyjneshat. Të triat i dukeshin njësoj të bukura. Mendoi gjatë dhe vendosi atëherë kur hyjneshat ndikuan në të në mënyrë që ligjet dhe gjyqet njerëzore në esencë nuk lejojnë. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tërë Azinë, hyjnesha e luftës Athina, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë Afrodita gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.
Pjesë nga libri "Triumfi shqiptar"
|
2015/05/01
Flori Bruqi - Flori BRUQI
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt
NGA FLORI BRUQI Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
No comments:
Post a Comment