Statusi
i shkrimtarit sot
Kumtesë
për Festivalin ndërkombetar të poezisë në Prizren”Drini poetik”
NGA FLORI BRUQI
Jorge Francisco Isidoro Luis Borges do t’i mjaftonte vetëm një
fjali për ta dhënë mrekullisht thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai
që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”.
Thënia e njohur e Immanuel Kantit se “Individi pa dinjitet
s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve që
s’vjetrohen kurrë, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë fjala “dinjitet”
në kohërat moderne apo postmoderne.
Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përmes një shprehje fare pak
dinjitoze, jepen dy shpjegime të fjalës “dinjitet”: 1. Tërësia e vlerave morale
të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka
njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri
dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij
nderimi.
Dinjiteti kombëtar.
Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit).
Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë
dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e
diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.
A ka dinjitet shkrimtari i sotëm shqiptar?
Jo pa dhimbje, derisa flas edhe për veten më duhet të përgjigjem
(zë-ulët): “Jo”.
Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se
problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së
është një shqetësim mbarë-kombëtar çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e
humbur” të vetë letërsisë.
Sipas studiuesit Ridvan Dibra ”Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i
imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia
kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm”.
(Në parantezë, gjithherë e kam fjalën për autorë dhe letërsi
serioze, që rreken t’u rezistojnë kohërave dhe ndërrimit të përvitshëm të
modave).
Amerikani, Joseph H Bloom njëri ndër emrat më të lavdishëm të
kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë
shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane.
Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës
dhe fjalimet e qeveritarëve?
Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado
parodi, sado e mirë qoftë…”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë,
imagjinojeni tonin, të dashur miq).
Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë,
disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (post-modernë që të gjithë!)
duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga
vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorrë a diç tjetër e
panevojshme.
Kujt i është shitur dinjiteti?
Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj
që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre
tekste të dyshimtë. Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra
me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit
çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias.
Argumente?
– Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër gazeta ditore,
ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të
pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj
argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo
letrare.
(Para disa ditëve , një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot
kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).
– Lexuesi i pasionuar i lexon intervistat apo auto-intervistat e
tyre nëpër faqet kulturore të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme,
vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e
qytetarie.
(“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste para pak
kohësh postulatin e njohur të filozofit gjerman me origjinë polake Friedrich
Wilhem Nietzsche:” Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca
të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të
nesërmen media e unshme i bën publike.
– Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje
profetike (kujtesë: post-modernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime
entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhejms
Xhojsit (James Joyce) për shembull etj.
Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë
përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan
lavdi”.
Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast
pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën
e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të
dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:
1. paraqitjet
e vazhdueshme mediatike në gazeta dhe televizonet tona ;
2. pjesëmarrjet
nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Kosovës,
Shqipërisë, Maqedonisë dhe Globit;
3. radhitja
e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.
Këtë situate sipas Ridvan Dibrës “ në thelb tragji-komike – të
letrave tona pas viteve 1990, e “favorizojnë” edhe dy mungesa extra, tipike
shqiptare:
1. Mungesa
thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet
nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë
majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta
letrare-estetike.
2. Mungesa
e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri,
duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë!), ku shkrimtarët
mund të botonin, diskutonin e debatonin mes vedi dhe jo të silleshin si
futuristët e para 100 viteve, duke i mbajtur mëri njëri-tjetrit e duke u zënë
me grushte klubeve”, thotë Dibra.
E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e
justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato. Sepse
pasojat kanë filluar të duken. Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë
e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve
1990, duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist.
Gjithashtu, të gjitha sjelljet që përmenda më sipër e që
dëshmojnë mungesë dinjiteti nga vetë shkrimtarët shqiptarë, ftohin dhe largojnë
edhe më lexuesit seriozë.
Dhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për
ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të
qëndrueshme e të spikatura letrare (Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos
Kongoli, Fatos Kongoli, Eshref Ymeri,Bardhyl
Londo,Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi,Zija Çela, Visar Zhiti,Fatmir Terziu,Skënder
Buçpapaj,Mujë Buçpapaj, Izet Duraku, Përparim
Hysi,Agron Shele,Amiko Kasaruho,Fatime Kulli,Raimonda Moisiu,Rexhep Shahu, Albana Nexhipi,Zef
Pergega, Edmond Tupja, Ema Andrea, Elona Tabaku,Rasim Bebo,Ferida
Ramadani-Zmijani,Vullnet Mato,Mimoza Hysa,Ligor Shyti,Flutura Açka , Jerida Kulla, Eljan
Tanini, Fran Ukcama,
Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi,Raimonda Maleçka,Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi,Andi Meçaj, Lisjana Demiraj, Kabil Bushati, Rexhep Qosja ,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ibrahim Rugova,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti,Adem Gashi, Flora Brovina,Qerim Ujkani, Reshat Sahitaj, Naim Kelmendi, Skënder Zogaj,Shyqri Galica,Rushit Ramabaja, Migena Arllati,Kadrush Radogoshi,Dibran Fylli, Mehmet Kajtazi, Anton Pashku,
Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Iljaz Prokshi,Akil Koci, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku,Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj,Shefqet Dibrani,Nazmi Rrahmani,
Xheladin Çitaku,Xheladin Mjeku,Begzad Baliu,Zeqir Fazliu,Agim Desku H.Berisha, Mentor Thaqi,Musa Jupolli,Esat Loshaj,Hydajet Hyseni,Rexhep Ferri,Gëzim Ajgeraj,Makfire Maqedonci-Canolli, …etj).
Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi,Raimonda Maleçka,Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi,Andi Meçaj, Lisjana Demiraj, Kabil Bushati, Rexhep Qosja ,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ibrahim Rugova,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti,Adem Gashi, Flora Brovina,Qerim Ujkani, Reshat Sahitaj, Naim Kelmendi, Skënder Zogaj,Shyqri Galica,Rushit Ramabaja, Migena Arllati,Kadrush Radogoshi,Dibran Fylli, Mehmet Kajtazi, Anton Pashku,
Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Iljaz Prokshi,Akil Koci, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku,Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj,Shefqet Dibrani,Nazmi Rrahmani,
Xheladin Çitaku,Xheladin Mjeku,Begzad Baliu,Zeqir Fazliu,Agim Desku H.Berisha, Mentor Thaqi,Musa Jupolli,Esat Loshaj,Hydajet Hyseni,Rexhep Ferri,Gëzim Ajgeraj,Makfire Maqedonci-Canolli, …etj).
E përsëris se dinjiteti i shkrimtarit bashkëkohor paraqitet
problematik edhe ndër shoqëritë tjera më civile se e jona.
Porse aty nuk mungojnë edhe aktet e qëndresës e të sfidës. Sa
për ilustrim, po përmend vetëm dy shembuj.
Shkrimatri i famshëm çek Milan Kundera (01.04. 1929) ka më shumë
se 33 vjet (1982) që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe
artificialitetin që ato, shpeshherë, përmbajnë në vetvete.
Kurse novelisti amerikan Thomas Ruggles Pynchon (08.05.1937-),
njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane
(natyrisht post-modern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet,
kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara.
Jam i bindur se ithtarët e post-modernes mund t’i konsiderojnë
si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar
dhe nuk është si ai i para 100 viteve.
Por nuk e besoj që ka pasur, ka dhe do të ketë ndonjë epokë, kur
statusi i shkrimtarit përcaktohet nga bjerrja e dinjitetit të tij.
Nga shkrimtarët e pas viteve 1990, përveç një letërsie cilësore
e ndryshe, (vepra të tilla nuk mungojnë) kam pritur e besuar edhe në akte
dinjiteti e qytetarie, duke iu kundërvënë kësisoj pararendësit famëkeq realizëm
socialist, që u shqua pikërisht për mungesë dinjiteti e qytetarie.
Nëse fillimet dukeshin
premtuese e shpresëdhënëse, tashti e pohoj me dhimbje se ndihem i zhgënjyer.
Thjesht ndërrim diktaturash, më duket.Nëse dje dinjiteti i
shitej apo i falej diktaturës komuniste, sot i shitet apo i falet “diktaturës
mediatike”. Kurse vitet 1930, ku mund të gjenim jo pak modele dinjiteti e
qytetarie edhe ndër shkrimtarë, duken gjithnjë e më të largët.
Mediat dhe televizionet tona ngrenë pyetjen: Sa dhe si
vlerësohen shkrimtarët dhe poetët në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni, Kosovë Lindore,
dhe a kanë ata një lloj statusi?”
Hedhja e këtij “asi” në tryezë, në mos qoftë thjesht sa për të
fituar një emision a një intervistë në TV tona apo gazete, më shumë, duket se
është njëfarë ndihme që media jep që shoqëria të kuptojë diçka më shumë se
ç’ndodh dhe ç’pretendohet në këtë kohë dhe në këtë klimë të përgjithshme
“mosvëmendjeje ndaj shkrimtarit, librit dhe leximit”.
Ndonëse vetë do të këshilloja që mediat tona elektronike, të
shkruara etj., në vend të pyetjeve retorike, të krijonin më shumë hapësirë,
duke shtuar fletë apo kohë televizive për letërsinë, përsëri grishem t’i
përgjigjem kësaj pyetjeje, që në të vërtetë edhe para përgjigjes sime ka njohur
qindra përgjigje e rrugëzgjidhje të mbetura në rrafsh konstatimi dhe utopie.
E formuluar në kohë, pra “sa dhe si vlerësohet shkrimtari sot”
kjo pyetje të bën të mendosh përmes opozicioneve dje-sot, këtu-atje,
Lindje-Perëndim, si dy modelet ku shkrimtari vendoset përballë shoqërisë dhe
pret që ajo të reagojë me vlerësim, shpërfillje apo thjesht të hyjë në
komunikim të natyrshëm.
Për të qenë të besueshëm duhet të kujtojmë edhe atë fazë të
jetës krijuese ku shkrimtarët e Lindjes (përfshi këtu edhe shkrimtarët
shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria) u krekoseshin shkrimtarëve të Perëndimit se
kishin gjithçka falas dhe të garantuar: shërbim mjekësor falas, arsimim falas,
shtëpi falas, studio falas, piano, penela e bojëra, pushime dhe leje
krijimtarie të garantuar një herë në vit dhe botime të sigurta, njëlloj si dhe
honorarët.
Njëra anë e balancës, duket haptazi, qe plot. Ana tjetër e
balancës kishte vetëm një njësi, himnizimin e kësaj parajse e cila përmes
letërsisë së ideologjizuar, më shumë se përmes vetë indologjisë, bëhej jo vetëm
e besueshme, por e dashur dhe e ëndërruar, duke krijuar edhe në mungesë lirie
të shprehuri idiolatrinë mbi “statusin shoqëror të shkrimtarit”.
Të gjorët shkrimtarë të Perëndimit!
Ndiheshin të dëbuar nga kjo parajsë! Atyre u mungonte, siç dhe u
mungon statusi. Por modeli i shkrimtarit të Lindjes tanimë ka rënë dhe ka
mbetur vetëm ai i shkrimtarit përballë një shoqërie vlerash përfshi këtu edhe
ato të tregut.
Të mësuar me atë gjendje, falsiteti më shumë sesa vërtetësie,
iluzioni më shumë sesa serioziteti, shkrimtarët shqiptarë, sidomos pjesa më e
madhe e atyre që i kanë jetuar të dy kohët, por jo pak edhe nga ata që
krijimtarinë e kanë nisur pas viteve 1990, ndihen keq dhe ankohen për mungesën
e statusit shoqëror (kupto shtetëror).
Këtë “nostalgji për status” ata kërkojnë ta paguajnë jo vetë,
por t’ua paguajë shoqëria e cila prej tyre jo rrallë etiketohet si turmë
lexuesish të padenjë, që gati-gati nuk i meriton shkrimtarët e saj të mëdhenj.
Por në vend të presin që dikush të bëjë diçka për ta, shkrimtarët nuk mund të
jenë të kënaqur me gjendjen mazokiste të rënies së lirë që po pëson “esnafi” i
tyre.
Ankesat për mungesë statusi dhe vëmendjeje tingëllojnë si një
vetëlinçim publik. Kjo për faktin e thjeshtë se “esnafi” i shkrimtarëve, sipas
atyre që shoh e dëgjoj çdo ditë, për mua rezulton se është më i përfaqësuari në
Shqipëri e më pak në Kosovë.
Shkrimtarët (ose të ngjashmit) prej vitesh i gjemë këshilltarë
në Presidencë, në Kryeministri, në Ministri të Arsimit, Ministri të Kulturës, e
në të tjera ministri që nuk kanë lidhje me kulturën. Ata i gjejmë drejtues
institucionesh kulturore, anëtarë bordesh ku miratohen strategji, projekte,
politika e tekste për lexim.
Ata janë pjesë e kryesive dhe kolegjiumeve të medieve tona. Janë
dhe kanë qenë parlamentarë, ministra, profesorë, dekanë, rektorë profesorë e
gjer tek mësues të thjeshtë. Ata janë pra të kudondodhur.
Studiuesi Arian Leka thotë “Atëherë kujt ia kërkojnë shkrimtarët
“statusin” dhe përse u duhet ai? Kujt i adresohen dhe a nuk e kuptojnë se
ndodhen para pasqyrës sa herë që flasin për statuse shkrimtarësh dhe mungesë
vëmendjeje nga shoqëria e cila pret t’i shohë ata sa më pak të rreshtuar nën
modelin shkrimtarë të të gjitha llojeve bashkohuni”?
Në sesionin letrar të FNP “Drini poetik”, që mbahet çdo here më
8 e 9 qershor në Prishtinë-Prizren- ka krijuar hapësira multimediale që kanë të
bëjnë me çështje të procesit letrar po aq edhe me raportet e letërsisë me
realitetin ideologjik nën diktaturë dhe më vonë, me një kohë të re ku
shkrimtari e humbi pozitën mbështetëse të mecenatit shtetëror i cili ishte
njëfarësoj edhe “porositësi” i veprës së artit.
Letërsia shqipe nuk ka pasur fatin e letërsive të tjera.
Shtrohet pyetja”.
Po nëse shkrimtari “vdes”
në momentin që libri është në duar të lexuesit”, Fatos Kongoli jep këtë
përgjigje: “Unë jetojë me një libër derisa sa e përfundoj së shkruari. Mendoj
se kur botohet, ai nuk është më imi.” Por ai e shikon të arsyeshme rishikim e
një vepre gjatë ribotimeve. Kjo është diçka që ai vetë e ka bërë.”
Dhe kur bëhet fjalë për rishikimin e veprave dhe korrigjimet e
asaj që ke shkruar edhe dyzet vjet përpara, një shembull për t’u komentuar
është shkrimtari Ismail Kadare i cili në një deklaratë të tij pohon se kjo
lidhet me procesin letrar në kushtet e mungesës së lirisë së shkrimtarit.
Unë kam parasysh atë çka Ismail Kadare ka thënë në një
intervistë se gjella e burgut paskesh dalë më e mirë për një numër arsyesh.
“Nuk e kam kuptuar se çfarë ka dashur të thotë Kadare. Gjella e
burgut që ha tjetri gatuhet më mirë apo gjella e burgut që ha vetë.”, shton
shkrimtari Visar Zhiti.
Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?
Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por
dhe për lexuesin. Tashmë shkrimtarët tanë janë një hap me lexuesin evropian.
Ne Kosovë, Shqipëri etj., jemi fatlum në krahasim me mjaft vende
të tjera sepse kemi më shumë lexues.
Shkrimtari Zija Çela thotë “Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa
ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. Një
shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një
roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”.
Po të botohen sot katër recesionet e saj kohe, është krejt
ndryshe.
Përfundimi i recesioneve dhe i redaksisë ishte “Sipas Zija Çelës
burrat kanë dalë nga lufta”, nuk quhej më një roman dekadent. Në vitin ‘90 ka
qenë një kohë e ethshme për të botuar shkrime të cilat nuk ishin botuar, aq më
tepër të dokumentuara me recesione.
Kuptova se ai që ishte kundër këtij botimi, tani isha unë, sepse
kishin kaluar vite dhe nëse ideologjia është afatshkurtër, beteja estetike
është e përjetshme. Standarti gjithmonë krijon më shumë hapësirë për
komunitetet, por e ngushton hapësirën e individit.
Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë
i ndryshëm nga të tjetër. Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa,
ajo që nuk lihet mbas është autocensura.
Gara me veten është preferenca ime. Por mund të them se e kemi
ende të mangët kulturën e leximit, kuptohet se faktorët mund të jenë të
natyrshëm. Ruajtja e kulturës së leximit është e domosdoshme.
Natyrisht që ndryshimi është shumë i madh. Por ka dhe një
ndryshim tjetër që e sfumon këtë ndryshim, pasi njeriu e krijon lirinë brenda
vetes.
Mund të jesh i burgosur dhe mund të jesh i lirë në mendime. Mund
të jesh i lirë, por je i burgosur pasi nuk mendon ashtu siç duhet. Në këtë
kuptim dhe para dhe pas nëntëdhjetës shkrimtarët kanë pasur privacionet e tyre.
Madje mund t’u ketë kushtuar shumë shtrenjtë.
Kjo situata paradoksale në sistemet diktatoriale ku ndodh që të
lindë letërsi më e madhe se në sistemet e lira.
Letërsia nuk është thjesht produkt shoqëror, produkt i një
sistemi, por është produkt i një grupi individual.
Pra vepra e një shkrimtari
mbetet pavarësisht sistemit,thotë Çela dhe shton:”Këtu janë dy gjëra krejt të
ndryshme.
Nuk mund të bëhet krahasimi sepse tirazhet e atëhershme i
botonte shteti dhe shteti i blinte. Në kuptimin që vërtet mund të botoheshin
librat në njëzet mijë kopje, por shumicat i blinin prapë bibliotekat.
Autori nuk paguante gjë, dhe merrte vetëm një honorar simbolik.
Ndërsa sot, për ata libra që shiten, kemi një shtije reale. Kjo
nënkupton faktin se i boton shtëpia botuese dhe i blen publiku.
Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?
Lexuesi është i informuar, vërtet nuk botoheshin shkrimtarë
bashkëkohorë kontemporanë, por letërsia e madhe botohej dhe atëherë sepse
botoheshin klasikët Homeri, Servantesi, Shekspiri, Tolstoi, etj. Janë
shkrimtarët që formojnë shijet, por mungonte pjesa më e madhe e letërsisë.
Këta autorë e formonin shijen atëherë, e formojnë dhe sot. Kur
flasim për shije të mirëfillta, mund të themi se dhe sot kërkohen këto botime.
Kërkohet gjysma e modernistëve, ajo pjesë që mungonte.
Por në rast se sot kërkohen shkrimtarë të një letërsie
komerciale, atëherë kjo është një gjë tjetër sepse ndodh në të gjithë botën.
Nuk është shija e vërtetë, shija e mirëfilltë. Vërtet Daniele
Steel në të gjitha vendet shitet me miliona kopje, por është një letërsi e
ditës, një letërsi kalimtare etj.
Dhe krejt në fund theksojë se ka shkrimtarë që nuk kanë bërë
kompromise. Të gjithë e kanë bërë kompromise , për pjesë të vogla të cilat
duhet të hiqnin apo duhet të shtonin, por e kanë bërë.
Kohë më pare në një intervistë për Radio Radicale, radio
kombëtare dhe politike në Itali ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë,
Ettore Sequi shprehet lidhur me nismën e tij në dialogun me shkrimtarë,
artistë, filozofë të cilët ndajnë me ambasadorin pikëpamjet mbi integrimin
evropian të Shqipërisë.
Duke iu referuar bashkëbisedimit me shkrimtarin e mirënjohur
shqiptar, Ismail Kadare, Sequi shprehet se i ka mbetur në mendje shprehja e
shkrimtarit ku thotë: “Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet!
Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.”
Lidhur me personazhin e dytë që ambasadori do të ftonte në
bashkëbisedim, Sequi nuk jep një emër konkret por shprehet se do të jetë “një
personalitet jo shqiptar dhe shumë i njohur në botën globale.”
I pyetur nga gazetari Artur Nura se a ka dialog mes palëve
politike në vendin tonë, ambasadori i kujton politikanëve shqiptarë se “dialog
nuk simbolizon monologë të ndryshëm të palëve.”
Duke iu referuar integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,
diplomati thotë se “Ballkani dhe në zë të veçantë Shqipëria është duke bërë
shumë progres, megjithëse me një seri vështirësish.”
Ambasadori flet edhe për raportet dhe interesat, përgjegjësinë e
BE-së për zgjerimin e saj me Ballkanin dhe veçanërisht Shqipërinë.
Ismail Kadare që është një evropian i bindur i botës shqiptare,
por që është edhe shkrimtari më i mirë shqiptar, ndoshta edhe në dimensione
Ballkanike dhe jo vetëm.
Midis të tjerësh, ka qenë së fundi edhe në listën e shkurtër të
konkurrentëve të Çmimit Nobel për letërsinë.
Kështu pra, më duhet të them se pata idenë e këtij dialogimi për
të arritur të kuptoja se çfarë një personazh domethënës mendon në lidhje me
Evropën dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë.
Kështu kam dashur të shpjegoj dhe dua të shpjegoj, për shembull
në intervistën me Kadarenë në mënyrë të kthjellët, se çfarë në fakt, presin
shqiptarët nga Evropa.
Një frazë nga ky bashkëbisedim më ka mbetur thellësisht në
mëndje, Kadare më tha: Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet!
Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.
Kadare është një shqiptar europian. Ai jeton si në Tiranë ashtu
edhe në Paris, por unë besoj që na nevojitet të dimë se cili do të jetë personi
i dytë që do të vazhdojë këtë dialog me ju?
Sugjerojë publikisht që politikanët tanë, nuk duhet të kenë një
diplomë formale universiteti, por duhet të kenë edhe njohuri minimale në lidhje
me filozofinë politike perëndimore, pra të njohin minimalisht veprat e Tomas
Hobbes, John Lock, (François-Marie Arouet) Volterit dhe Jean-Jacques Rousseau,
apo Konrad Adenauer, Alice De Gasperi, Robert Schuman, Altiero Spineli,
vizionarët e historisë që frymëzuan Bashkimin Evropian.
Markezi thotë “ s’kam dashur që librat e mi të kenë fatin e
sanduiçeve. Letërsia e sanduiçeve është letërsia rozë e një gjuhe
fakirfukareshë dhe të shterpët. Letërsia e madhe, ku bën pjesë edhe Hrabali,
s’ka asnjë lidhje me të. Për mua ka dy lloj letërsie.
Letërsia e fabulës dhe letërsia e stilit.Tek kjo e dyta fabula
është thjesht një pretekst. Tek Hrabali i gjejmë të mpleksura të dyja. Duhej
ruajtur kjo veçori e veprës së tij. Pastaj ç’është përkthyesi tjetër, në mos po
fjalë?
Volteri, Borges dhe Pamuk ftillojnë se te secili prej nesh
ekzistojnë dy, ose më shumë qenie të tjera. Kësisoj unë s’kam pse të mos ta
besoj që ekziston një Hrabal i hedhur nga dritarja me të shtatë macet e tij,
por edhe një tjetër që mund ta ketë vrarë veten i lodhur prej vanitetit
njerëzor…
Prishtinë, 19.05.2015.
VËREJTJE :
Reagime në internet lidhur më shkrimin "Statusi i shkrimtarit sot"
Sidoqoftë, ky është mendimi im dhe aq. Njëkohësisht, nuk më erdhi mirë, kur nuk pashë emrin e Adem Zaplluzhës një poeti që duhet ta njohësh më mirë se unë. E di që do më thuash,se nuk ishte ky objekti i shkrimit, por askujt nuk i vjen mirë, kur sheh që e kanë "harruar" bash si fshesën pas derës.
Të uroj gjithë të mirat!
Përparim Hysi
Tiranë, 31 maj 2015
******VËREJTJE :
Reagime në internet lidhur më shkrimin "Statusi i shkrimtarit sot"
I dashur Flori!
Unë qysh dje e lexova shkrimin tënd. Shkrimi, tregon, veç tjerash, se je një penë e "rëndë" në Fushën e Letrave Shqipe. Unë gjithmonë i lexoj me kërshëri shkrimet e tua dhe, po kështu, bëra dhe këtë herë. Më vjen mirë, që përsiatje jote, pothuaj, i vë pikat mbi i. Ndërsa, për të mbetur mes nesh, kam dhe observacionin tim. Kur lakon emra që kanë lënë gjurmë në Letërsinë mbarë Shqiptare, ma merr mendja, që nuk bën sikur harrohen dhe pena të tjera me një peshë "specifike" të veçantë,si: Ali Podrimja apo Xhevahir Spahiu dhe, siç vura re,as Fatos Arapi nuk ishte në listë. Siç mendoj unë, nëse zë dhe lakon pas meritave autorë, atëherë duhet ruajtur hierarkia e vlerave.
2015-05-31 15:19 GMT+02:00
\INFO ÇETTAJune 2, 2015 at 5:45 AM
Komenti im pa paragjykuar kush shkruan:
Më gjelozi pozitive të pergëzoj për këtë permbledhje ku ke lodh mendjën dhe ke djerësitur trurin i nderua Flori, pa gjelozi ju lexova dhe nxora vlerat e nxjerra të kohës sonë të cilën po e vuajm i nderuar.
Ndihëm mirë më energjitë e tjetrit për të shkruar aq shumë sa tjetri nuk ka energji të lexoj. Krahaso dhe konstato pse njerëzimi, kryesisht populli ynë është në këtë gjendje ku është…
Xun Çetta
***********
From: marllati@gmail.com
Subject: Re: Kumtese shkencore e riperpunuar
Date: Tue, 2 Jun 2015 16:54:47 +0200
To: floribruqi@live.com
Subject: Re: Kumtese shkencore e riperpunuar
Date: Tue, 2 Jun 2015 16:54:47 +0200
To: floribruqi@live.com
Nje duartrokitje e madhe per punimin tend nga ketu ku jam une.
E ke shkruar me kompetence dhe profesionalizem.
Suksese ne vijimesi!
Migena Arllati
*******
From: ademzaplluzha@hotmail.com
To: floribruqi@live.com
Subject: Përshëndetje Flori
Date: Mon, 1 Jun 2015 01:52:48 -0700
To: floribruqi@live.com
Subject: Përshëndetje Flori
Date: Mon, 1 Jun 2015 01:52:48 -0700
Ju me kumtesen shkencore "Statusi i shkrimtarit sot" e keni tejkaluar Flori Bruqin,si dhe shume studiues tjere qe mendojne se jane kritik dhe pena letrare te shquara ne blogosferen shqiptare .
Je i paperseritshëm .
Je i paperseritshëm .
Me respekt,
Adem Zaplluzha
*******
From: hajdinabazi@hotmail.com
To: floribruqi@live.com; hajdinabazi@hotmail.com
Subject: Urime të përzemërta nga Hajdin Abazi
Date: Thu, 21 May 2015 17:49:45 +0200
To: floribruqi@live.com; hajdinabazi@hotmail.com
Subject: Urime të përzemërta nga Hajdin Abazi
Date: Thu, 21 May 2015 17:49:45 +0200
I nderuar kolege, z. Bruqi!
E shfletova me vëmendje studimin tuaj, si dhe dy vëllimet e mëparshme të Diademës. Ke bërë një punë mbresëlënëse, që pakkush sot prej krijuesve po "humb kohë" me qasje të tilla. Më bënë përshtypje korrektësia, përkushtimi dhe frymëzimi që e përshkon trilogjinë e Diademës. E vlerësoj shumë punën tënde studimore. Konsideroj se autoriteti krijues bëhet kështu, me punë dhe rezultat konkret.
Ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të përzeërta!
Hajdin Abazi
*******
Zoti Flori prOblemet madhore që ngrini në këtë shkrim tingëllojnë mjaft aktuale. tepër alarmuese. Ju keni dignostikur mjeshtrisHt fenomenet në sferat letrare poetike shqiptare.. Ju përshendes me respekt, zera të fuqishëm si ju , me profil profesionisti mundet të shërojnë ose të parandalojnë epidemitë e madheshtisë, konukurso-manisë e tjera flama që kanë marrë dheun letrar kombëtar...
********
Megjithëse disi i gjatë,e sidomos në këtë orë të vonë Flori e lexova dhe vërej se ke bër një punë serioze në përgatitjen dhe në paraqitjen që do i bësh këtij materiali... Thjeshtë përveç këtyre që ke përshkruar më sipër që natyrisht janë me brumë të situr mirë,mund të shtoje edhe dy-tre gjëra të tjera të vogla,që mua me duket se mund të kenë vlera e tërheqin e duhet të tërheqin edhe më shumë vëmendjen...E para,mund të shtoje p.sh.detyrat konkrete që u dalin krijuesëve kombëtarë,në kushtet konkrete të kombit të ndarë...Politikanët kanë ligjet e tyre dhe kjo pak na intereson,nëse e zën apojo në gojë problemin e bashkimit kombëtar,por ne si paraprijës serioz të një kombi të lashtë duhet ta përshkruajmë atë me gjuhën tonë,bile mund edhe të afrojmë rrugë të ndryshme se si mund të bëhet kjo,duke ju mëshuar në këtë drejtim edhe përvojave të ndryshme botërore...Dhe tjera,që ka më pak rëndësi se e para,është edhe një farë zilie apo cmire që përfshinë herë pas here krijuesit e gjinive të njëjta,apo të gjinive të ndryshme,vese këto që fillojnë nga ne dhe që patjetër,po nga ne duhet të filloj shmangia e likujdimi i tyre.Por kjo nuk bëhet nga njëra ditë te tjetra...E treta,mund të shtoje edhe mungesën e reklamimit në një masë shumë të ulët të shtëpive botuese, pas botimit të një libri apo vepre letrare...Nuk kanë lidhje fare me universitetet,me degët përkatëse letrare,me rrethet e bibliotekat e tyre,pasi kanë dhe fluturojnë në erë çdo vit lekë për libra të rinj e libra të rinj këto biblioteka nuk marrin kurrë etj.Po kështu mund të fusje edhe faktin interesant të ministrisë së kulturës së Tiranës,që vitin e kaluar harxhoi mbi 300 e kusur milion lekë,vetëm për përkthimin e 30 librave,gjoja të "kollosëve" botëror(që vetëm ministria e Tiranës i quan kështu dhe askush tjetër) e krijuesit kombëtarë po vuajnë e po kalojnë mjerimin më të madh në botimin e librave,natyrsisht për mungesën e fondeve etj.Të kërkoj ndjesë për zgjatjen,por studimi juaj është i gjerë dhe të ngacmon për të thënë sa e sa të tjera...Dy paragrafët e fundit,megjithëse thonë gjëra të ndryshme kanë të njejtin titull...
******
Status jo i lehtë, me njëmijëenjë labirinthe të mbushura pezm, helm, lotë e dhimbje sall për një xhixhë drite në fund të tunelit KARLGEGÇE
*******
Akademik Prof.Dr.Jahja Kokaj
JUVE DHE FLORIPRESSIT JU UROJE SUKSESE!
********
I nderuar Flori BRUQI, Ju përgëzoj për këtë punim serioz e studioz...dhe të gjitha pohimet dhe konstatimet e Juaja, vërtet janë të sakta...
********
Ka shumë për të thënë e debatuar nga ajo që keni shkruar i ndëruari shkrimtar e publicist Flori Bruqi. Unë nxora vetëm këtë: "Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi sado e mirë qoftë.(Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë,imagjinojeni tonin, të dashur miq!...) Lexojeni dhe keni për të mësuar shumë për statusin e shkrimtarit sot.
***********
Mik shume i nderuar FLORI.Edhe pse nuk hyne ne rangun e atre qe e fute vehten,,fatekeqesoshte Letersia ne pergjithesi,eshte vershuar nga ata qe vertete nuk ja kan fare zanat.Kujtoi nje thenje te Agim Docit:e shkruan Krushka e e lexon Mushka..para pak ditesh ju terhoqa verejtjen ca poeteve..bile vargjet e Rilindaseve,mos i vidhni se ata i mbajme mende shume,,por cfare i beshe.Te lumte per shkrimin qe bere.
**********
Etj....