1.
Plagjiatura në Universitetet e Kosovës
Plagjiatura në Kosovë më së shpeshti është përmendur si fenomen në radhët e literaturës së botuar në fushën e shëndetësisë. Në këtë kuadër, rasti i fundit është edhe libri universitar “Neurotrauma”, i cili është promovuar këtë vit, i autorit Prof. Dr. Arsim Morina, dhe është vlerësuar nga grupi i profesionistëve shëndetësorë si një libër plagjiat.
Dr.Talat Gjinolli, neurokirurg, ka deklaruar në një konferencë për media, se libri për rreth 95 për qind është i kopjuar dhe i përkthyer, siç thotë ai, dobët, derisa shërben si libër universitar edhe për studentët e mjekësisë.
“Meqenëse është në treg, libri dhe është lexuar. Rreth 95 për qind është i kopjuar nga librat ekzistues të botuesve në gjuhën angleze dhe serbo-kroate. Gjatë analizimit të librit nga profesionistë shëndetësorë, të cilët i përfaqësoj unë, kemi ardhur në konkludime se, libri është pothuajse komplet plagjiaturë”, ka thënë Gjinolli
Arsim Morina
Profesor Arsim Morina nuk deshi të prononcohej për media, lidhur me këtë çështje.
Ndërkaq, Mehmet Maxhuni, kirurg, njëherësh prodekan në Fakultetin e Mjekësisë, ka bërë të ditur se edhe pse është edhe recensues i librit të profesor Morinës, atë nuk e ka lexuar dhe nuk di nëse është plagjiaturë apo jo.
“Sipas shkruesit të librit, Arsim Morinës, aty plagjiaturë ka shumë pak, rreth 3 apo 4 për qind. Ne nuk e lexojmë librin si recensues fund e krye, e shohim formën si ka shkuar dhe mënyra, e a është plagjiaturë, unë nuk e njoh aq mirë neurokirurgjinë dhe nuk e di. Është e pamundur të bësh një tekst dhe të mos marrësh nga ndonjë libër ekzistues, sidomos në mjekësi”, është shprehur Maxhuni.
Talat Gjinolli
Ndërkaq, Dr.Talat Gjinolli ,neurokirurg nga Prishtina ,ka thënë se në emër të grupit të profesionistëve shëndetësorë, do të kërkojë që ky libër të tërhiqet menjëherë nga tregu dhe të formohet një grup ekspertësh që të analizojë vërtetësinë e këtij libri, meqë, siç thotë ai, është i bindur se ky libër është 95 për qind plagjiaturë.
“Unë jam si eksponent i grupit punues, unë e mbaj gjithë përgjegjësinë morale dhe do të kërkoj falje publike nga opinioni nëse puna jonë do të dalë si e pavërtetë, apo edhe autorit do t’i përgjigjem nëse del që ne jemi gabim, edhe moralisht, edhe financiarisht”, ka deklaruar Gjinolli.
Mehmet Maxhuni
Kurse, në pyetjen tonë drejtuar Prof.Dr. Mehmet Maxhunit, në cilësinë e prodekanit të Fakultetit të Mjekësisë, që nëse vërtetohet se libri është plagjiaturë, çka do të ndërmarrë, ai është përgjigjur:
“Çka duhet ndërmarrë, unë nuk e di, a ka ndonjë rregullore ose ndonjë gjë që do të duhej të sanksionojë këto gjëra.
Nuk e di!”. Sidoqoftë, sipas grupit të ekspertëve, të cilët kanë analizuar autorësinë e librit “Neurotrauma” del se në tekstet origjinale pjesa më e madhe e paragrafëve pason me referenca, të cilat në librin plagjiat as që janë përmendur. Qëndrimet dhe rezultatet e autorëve tjerë paraqiten si të vetat, pa përdorur fusnota dhe pa i cekur fare autorët e librave origjinalë.(B.S)
2.
Arsim Morina
Profesor Arsim Morina nuk deshi të prononcohej për media, lidhur me këtë çështje.
“Sipas shkruesit të librit, Arsim Morinës, aty plagjiaturë ka shumë pak, rreth 3 apo 4 për qind. Ne nuk e lexojmë librin si recensues fund e krye, e shohim formën si ka shkuar dhe mënyra, e a është plagjiaturë, unë nuk e njoh aq mirë neurokirurgjinë dhe nuk e di. Është e pamundur të bësh një tekst dhe të mos marrësh nga ndonjë libër ekzistues, sidomos në mjekësi”, është shprehur Maxhuni.
Talat Gjinolli
Mehmet Maxhuni
Nuk e di!”.
Transkripti i Senatit nxjerr zhveshur mashtruesit në UP
Një avancim tjetër i parregullt dyshohet së është bërë për neurokirurgun "Akademik " Arsim Morina, duke u bazuar në punime shkencore, të cilat po kontestohen nga disa prej kolegëve të tij. Sipas tyre, Morina i ka përmbledhur dy raporte të punës dhe i ka paraqitur si punime shkencore për t'u avancuar në profesor të rregullt. Për këtë ka qenë në dijeni Rektorati, por nuk ka ndërmarrë asgjë
Profesorët e Universitetit të Prishtinës u avancuan pa pasur fare punime shkencore, mbi bazën e mungesës së profesorëve të rregullt në katedra. Pra qasja duket të ketë qenë thjesht se “dikush duhet avancuar”.
Një transkript i mbledhjes së Senatit të Universitetit të Prishtinës më datë 08.11.2010 tregon se në këtë takim është folur për shumë parregullsi nëpër fakultete si dhe avancime pa përfillur asnjë kriter siç janë të përcaktuara në statutin e UP-së, por kjo është bërë në baza miqësore e familjare.
Prof.Dr.Gani Bajraktari ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë, ka thënë se është shpërfillur pa asnjë bazë mendimi i Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë lidhur me zgjedhjen e asistentëve nga mjekësia interne. Sipas tij, gjithashtu ka pasur raste kur janë eliminuar nga lista kandidatë me arsyetimin se nuk e kanë pasur të regjistruar doktoraturën, e që në fakt ata e kanë pasur të regjistruar.
"Arsim Morina (tash drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë), nuk ka asnjë punim në revista me recension ndërkombëtar. Ai ka një 'case raport', që për të gjithë ata që merren me mjekësi e dinë se nuk është punim. Sipas nenit 182 të statutit të UP-së, Morina duhej të kishte së paku 5 punime.
Në këtë rast nuk mund të mos e përmend se Arsim Morina është vëllai i gruas së Mujë Rugovës", ka thënë Bajraktari, duke shtuar se në qoftë se zgjidhet dikush profesor i rregullt pa i plotësuar kushtet e konkursit, pse të mos zgjidhen edhe të tjerët që janë në këtë nivel, pra të ketë kritere matëse të njëjta për të gjithë.
Në këtë rast nuk mund të mos e përmend se Arsim Morina është vëllai i gruas së Mujë Rugovës", ka thënë Bajraktari, duke shtuar se në qoftë se zgjidhet dikush profesor i rregullt pa i plotësuar kushtet e konkursit, pse të mos zgjidhen edhe të tjerët që janë në këtë nivel, pra të ketë kritere matëse të njëjta për të gjithë.
"Në qoftë se falen titujt (dhurohen) titujt, siç është thënë nga menaxhmenti i UP-së në një nga mbledhjet e mëparshme të Senatit, të falën për të gjithë njësoj".
Preportr, ka siguruar këtë "case raport" të Arsim Morinës, gjithashtu i njëjti është i publikuar edhe në disa revista online që merren me mjekësi. Preportr, gjithashtu ka siguruar një kopje të një ankese që e ka bërë njëri nga kolegët e Morinës.
Kjo ankesë së bashku me dy punimete Arsim Morinës dhe gjashtë bashkautorëve të tjerë, më 31.05.2013 i është dërguar rektorit, prorektorit për mësim dhe sekretarit të UP-së. Në këtë ankesë thuhet se shifrat e paraqitura në këto punime janë të rrejshme, pasi që nuk janë kryer aq shumë operime sa janë paraqitur në këto raporte.
http://preportr.com/repository/docs/Punimi_i_dyte_436304.pdf
Rektorati nuk ka folur për këtë problem edhe pse është pyetur kohë më parë dhe në fund zhytarët e këtij institucioni janë arsyetuar me pamundësinë për të shkuar në zyra për shkak të protestave. Arsim Morina, që është edhe anëtar korrespondent në Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kosovës, muaj më parë ishte akuzuar nga një tjetër koleg, Talat Gjinolli, në lidhje me librin e tij "Neotrauma". Sipas Gjinollit, libri në fjalë për rreth 95 për qind është i kopjuar dhe i përkthyer, siç thotë ai, dobët, derisa shërben si libër universitar edhe për studentët e mjekësisë.
Preportr, ka kontaktuar me Arsim Morinën për të biseduar për këto çështje, por ai nuk ka pranuar të flasë, duke thënë se nuk komunikon me media për këto çështje dhe se nuk merret me akuza të tilla që ia bëjnë të tjerët.
Dënohen ata që merren me shkencë
Prof.Dr.Gani Bajraktari*, ka thënë se menaxhmenti në mënyrë arbitrare, ndëshkon ata që merren me shkencë, kurse avancohen në profesorë të rregullt ata që nuk i plotësojnë kriteret. Sipas tij, ky është një mesazh i keq për UP-në dhe gjeneratat që do të vijnë, sepse u thotë atyre që mos u merreni me shkencë sepse do të ndëshkoheni.
*
http://mjekesia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Gani-Bajraktari/CV_Gani-Bajraktari.pdf.aspx
*
http://mjekesia.uni-pr.edu/getattachment/Personeli/Personeli-akademik/Gani-Bajraktari/CV_Gani-Bajraktari.pdf.aspx
Prorektori për mësim në një mbledhje të senatit, ka deklaruar se ne duhet t'i mbyllim sytë në rastet kur katedra përkatëse nuk ka asnjë profesor të rregullt
Gani Bajraktari, ish-dekan në Fakultetin e Mjekësisë
"Prorektori për mësim në një mbledhje të senatit, ka deklaruar se ne duhet t'i mbyllim sytë në rastet kur katedra përkatëse nuk ka asnjë profesor të rregullt, sepse kështu është kërkuar nga agjencioni për akreditim (edhe pse më vonë ky agjencion e ka kundërshtuar dhe e ka dënuar këtë), atëherë nuk kemi pse t'i japim dy tituj të tillë në Katedrën e Kirurgjisë, e të mos japim një të tillë në Biokimi, ku nuk kemi asnjë profesor të rregullt", ka thënë Bajraktari.
Preportr, ka kontaktuar me Gani Bajraktarin, për të marrë sqarime rreth këtij debati dhe këtyre akuzave për avancime jo të rregullta, por ai ka thënë se nuk ka çka të shtojë më shumë përveç asaj që e ka thënë në këtë mbledhje të senatit.
Mujë Rugova
"Ju dekan personalisht keni shkelur konkursin dhe kërkoni për shkeljen e kritereve për kapërcimin e thirrjeve dhe po ashtu për juve si menaxhment i Fakultetit të Mjekësisë kemi dhjetëra nga stafi juaj për keqmenaxhim dhe për mosushtrim të detyrës ashtu siç e thotë ligji", është shprehur Rugova.
Në këtë mbledhje janë bërë edhe shumë propozime për asistentë dhe mësimdhënës, të cilët janë favorizuar nga një pjesë e anëtarëve të senatit, por edhe janë kundërshtuar nga një pjesë tjetër, duke thënë se po merren kandidatët që nuk e meritojnë.
Komisioni që kurrë nuk u krijua
Duke marrë parasysh, të gjitha këto akuza dhe dyshime për avancime të paligjshme, ish-rektori Mujë Rugova, ka thënë se është duke u diskutuar që të krijohet një komisionqë do të merret veçmas me avancimin dhe thirrjet e mësimdhënësve. "Duhet të keni kujdes me punimet shkencore, sepse së shpejti do të formohet një komision për të verifikuar të gjitha punimet shkencore të mësimdhënësve të UP-së", ka theksuar Rugova.
Ibrahim Gashi
Por kjo iniciativë nuk është konkretizuar asnjëherë nga menaxhmenti i atëhershëm i UP-së, por nuk është bërë asgjë as nga menaxhmenti i ri i UP-së, në krye me Ibrahim Gashin.
Zyra për informim e rektoratit, përmes e-mailit, ka thënë për Preportr, se nuk është e informuar që ka pasur një iniciativë të tillë dhe se menaxhmenti i ri i UP-së e ka rritur transparencën sa i përket avancimeve.
"Atë që kemi bërë me ardhjen në krye të UP-së, si menaxhment i ri, është se kemi rritur transparencën, duke publikuar në ueb-faqe të gjitha referatet e komisioneve recensuese rreth avancimeve që janë bërë në UP, gjate kësaj periudhe", thuhet në përgjigjen e UP-së.
Pra krijimi i një komisioni të tillë nuk është bërë asnjëherë, duke marrë parasysh që tashme dihet se edhe vetë krerët e UP-së, u avancuan duke shkelur kriteret e avancimit, përmes publikimit të "punimeve shkencore" nëpër revista false.
Preportr, gjatë hulumtimit që ka bërë për UP-në, ka kërkuar nga rektorati që t'i lejohet qasje në CV-të e profesorëve për të parë se cilët profesorë sa punime kanë dhe ku i kanë të publikuara ato, por edhe pas pritjes mbi gjashtë muaj dhe insistimit të vazhdueshëm, rektorati nuk ka lejuar një gjë të tillë.
Pas skandaleve të shumta kohëve të fundit, ku një grup i madh i profesorëve të UP-së në krye me rektorin Gashi u avancuan duke shkelur statutin e UP-së, përmes publikimit të "punimeve shkencore" në revista false dhe joserioze, u pa e domosdoshme krijimi i një komisioni për të verifikuar avancimet e profesorëve.
Komisioni duhet të përbëhet nga ekspertë të shumë fushave
Qëndrim Gashi
Për të dalë nga kjo gjendje dhe për të filluar për ta pastruar UP-në nga këto parregullsi, profesorët Qëndrim Gashi dhe Arben Hajrullahu, kanë marrë një iniciativë për krijimin e një komisioni për verifikimin e avancimeve të profesorëve.
Qëndrim Gashi, ka thënë për Preportr, se themelues i mundshëm i këtij komisioni mund të jetë MASHT-i apo Kuvendi Kosovës. Ai thotë se anëtarët duhet të jenë persona profesionistë dhe të paanshëm, me një numër të konsiderueshëm anëtarësh të huaj, për ta shtuar objektivitetin në një vend të vogël si Kosova.
Masat ndëshkuese do të duhej të jenë proporcionale me shkeljet ligjore, statutare, e të normave të etikës. Nga vërejtja me shkrim e deri tek masat më të ashpra
Qëndrim Gashi, profesor në UP
"Masat ndëshkuese do të duhej të jenë proporcionale me shkeljet ligjore, statutare, e të normave të etikës. Nga vërejtja me shkrim e deri tek masat më të ashpra. Komisioni i tillë do të duhej t'i përcaktonte ato masa, që do të zbatoheshin në mënyrë uniforme", thotë Gashi.
Komisionet recensuese falsifikonin
procedurat
procedurat
Për këto parregullsi në lidhje me avancimet e profesorëve, punësimet në UP me favorizime dhe cilësinë në UP ka reaguar publikisht Ramadan Zejnullahu, profesor në Departamentin e Matematikës në FSHMN. Ai këtë reagim e ka bërë disa muaj para se të ndodhin skandalet e fundit në UP (arrestimi i asistentëve dhe avancimi i parregullt i disa profesorëve, përfshirë edhe rektorin) ka thënë se në pjesën e stafit të ri akademik, kryesisht zgjedhën kandidatë që nuk i plotësojnë kushtet ligjore dhe, në shumë raste ka recensione e procedura të falsifikuara nga vetë ata, por edhe nga komisionet recensuese, dhe e tërë kjo ndodhë sheshazi dhe me dijen e udhëheqjes së UP-së.
Ai në një opinion të publikuar në "Koha Ditore" thekson se zgjedhja e stafit akademik bëhet sipas preferencave politike, përfitimeve materiale apo lidhjeve familjare. Sipas tij, votimi në pako për zgjedhjet e stafit akademik në Senatin e UP-së, është bërë mekanizmi më i sofistikuar i mbulimit të krimit në këtë fushë.
Është e mjaftueshme të nxirret një statistikë e të pranuarve në punë në këto vite në UP, në çfarëdo pozite e të konstatohet se kriter dominues i pranimit ishte nepotizmi, përkatësia politike dhe interesi material
Ramadan Zajnullahu
"Është e mjaftueshme të nxirret një statistikë e të pranuarve në punë në këto vite në UP, në çfarëdo pozite e të konstatohet se kriter dominues i pranimit ishte nepotizmi, përkatësia politike dhe interesi material. Si pasojë, sot njësitë akademike janë mbushur më kuadro që e kishin vështirë të merrnin një notë kaluese pa ndonjë zvarritje të gjatë ose herë-herë pa anashkalim të procedurave, kurse UP është degraduar aq sa tashmë nuk ka gjasë të kryej misionin e vetë", ka thënë Zejnullahu.
Ai thotë se numri relativisht i madh i doktoratave dhe magjistraturave të përfunduara në një periudhë relativisht të shkurtër është në shpërputhje të plotë me kapacitetet shkencore dhe pajisjet laboratorike në UP.
"Anashkalimi i procedurave akademike në këtë fushë është përcjellë me veprime devijuese që ka rezultuar më produkt jocilësor dhe të dëmshëm për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Organet e Universitetit asnjëherë nuk e kanë bërë të qartë se transmetimin e informacionit shkencor mund ta bëjnë vetëm ata që e kanë informacionin shkencor dhe që në një masë, janë pjesë e këtij informacioni, e kurrsesi ata të cilët këto grada shkencore i kanë arritur në rrugë joligjore", thekson Zejnullahu.
3.
Mjekët e Klinikës së Neurokirurgjisë,
ankohen ndaj vendimit të emërimit të
Arsim Morinës për drejtor të kësaj klinike.
Reagimin e tyre do ta sjellim të plotë më
poshtë.
Arsim Morina
“Siç shihet, intervistimi me gojë i kandidatëve për drejtor të klinikave, e sidomos për Klinikën e Neurokirurgjisë, ka qenë plotësisht jo korrekt dhe shkel e shko, sepse nuk është bërë sipas rëndësisë dhe kritereve së zgjedhjes së kandidatëve. Dihet se përveç ngritjes akademike, një menaxher duhet të ketë edhe karakteristika dhe të plotësojë edhe disa kritere tjera të cilat duhet t’i plotësojë ndonjë person që konkurron për t’u bërë menaxher i një institucioni.
Në intervistim nuk janë marrë për bazë edhe karakteristikat tjera për të hulumtuar kandidatin, si p.sh. aftësia menaxheriale, marrëdhëniet ndërnjerëzore, marrëdhëniet ndërkolegiale, avancimi i kolegëve në punë, avancimi i Klinikës duke u bazuar në trendët e zhvillimit bashkëkohor etj. (ku të gjitha këto janë prezantuar vetëm sa për sy e faqe e më së tepërmi për interesa personale).
Ja pse kandidati i zgjedhur nuk mund të jetë drejtor i kësaj klinike:
- Pacientët e pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, të pranuar nga kolegët tjerë, nuk janë trajtuar në mënyrë dinjitoze nga ish u.d. i klinikës prof. Arsimi, ku nga momenti i pranimit, ai në mënyrë të pavarur dhe monopoliste ka vendosur se kënd duhet pranuar e kënd jo. Ai ka cunguar pranimin nga kolegët tjerë duke kërkuar që vetëm ai të nënshkruajë ndonjë pranim, duke i marrë të drejtën kolegëve për të pranuar pacientë, kurse rastet e veta dhe me intervenime i ka futur pa kriter dhe krejt me një sjellje despotike.
Me këtë rast shpesh ka ndodhur që pacientët të presin me orë të tëra deri ai të dalë nga salla e operacionit apo ai të kthehet në klinikë nëse nuk ka qenë prezent.
Shumë operacione të kolegëve janë shtyrë vetëm e vetëm që të operojë pacientët e vet, gjithashtu kriter e pa kriter, dhe atë duke bërë manipulime me gruan e tij si anesteziologe në këtë Klinikë, që tregon për një monopolizim familjar të plotë të klinikës.
- Ka ndodhur në shumë raste kur i ka thirrur familjarët e pacientëve në biseda informative për të shpjeguar se kush operon më së miri, duke u shërbyer me të pavërteta apo duke u marrë pacientët kolegëve, kinse nuk janë të pjekur për këtë operacion ose ka intervenuar ky apo ai person, në vend që të krijojë kushte dhe atmosferë për punë të përbashkët dhe kolegiale.
- Nuk i ka caktuar detyra stafit të mjekëve sipas nevojës dhe aftësive të tyre, por veprimet e tij kanë qenë me karakter personal dhe për interesa të tij.
- Nuk ka krijuar kushte për këshilla profesionale për stafin mjekësor të klinikës, por është sjellë në mënyrë arrogante duke i fyer kolegët se përveç tij, askush nuk din të operojë. Por, përveç kësaj, i ka ofenduar me fjalë banale pothuaj në çdo mbledhje të mëngjesit. Është i përjashtuar vite më parë për shkak të ofendimit të kolegëve, si dhe tani në katër muajt e fundit është shkarkuar nga puna për të njëjtat sjellje që i bën ndaj kolegëve.
- Mungon bashkëpunimi interdisciplinar me lëmitë tjera si neurologjia, neuroradiologjia, neuropatologjia etj., ku si rezultat i kësaj udhëheqjeje, deri më tani nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët. Në mbledhjet e mëngjesit është shërbyer me fjalët më të ndyra se ai apo ata nuk kanë lidhje me punën e tyre, është fjalosë dhe fjaloset me kolegët e lëmive të cekura e sidomos nëse dikush kërkon kolegun tjetër përveç tij. Ka ndodhur që ndonjëri nga kolegët dhe është përzërë nga Klinika vetëm e vetëm se ai nuk i është drejtuar atij.
- Nuk ka kurrfarë program për dërgim të stafit në kongrese, seminare apo trajnime në klinikat tjera jashtë Kosovës, por këtë e shfrytëzon vetëm ky me gruan e tij dhe atë në mënyrë të fshehur dhe kur të kthehet nuk referon për asgjë që do të ndihmonte stafin apo klinikën në avancimin e punës.
- Nuk bën programe ekipore, por ekipet operative që i përgjigjen rastit, por ato i bënë sipas qejfit të tij dhe vasalëve të tij. Shpall veten doktori më i mirë.
Merr performansa si më i miri nga të gjithë.
- Shumë instrumente që janë të domosdoshme për punë në sallën e operacionit i mban në zyrën e vet dhe ato shohin dritën e sallës vetëm kur ai punon (bëhet pyetje edhe sa sterile janë ato instrumente), por edhe qëllimi i mbajtjes në zyrë të këtyre instrumenteve është pikëpyetje si dhe pse mbahen ashtu.
- Nuk ka kurrfarë profilizimi të kuadrove, si dhe emërtimin e shefave të njësive, kjo vetëm e vetëm me qëllim monopolizimi të klinikës.
- Nuk ka bërë asnjëherë ngritje akademike të kolegëve, përkundër gradave të doktorit të shkencave dhe magjistrit që kanë.
- Nuk ka komunikim me shumicën e stafit mjekësor dhe atë me 90 për qind. Shpesh ka ndodhur që i ka fyer mësuesit tanë nga klinikat tjera, si p.sh. të Tiranës, Turqisë apo klinikave tjera jashtë Kosovës.
- Për shkak të pakënaqësive katër muaj para hapjes së konkursit për drejtor nga stafi i mëparshëm i QKUK, çka është akceptuar edhe nga menaxhmenti i ri, është shkarkuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë për shkak të menaxhimit të dobët. Ky është shembull i keq se si nuk duhet udhëhequr klinika e neurokirurgjisë.
- Sa i përket edhe dështimeve profesionale (ku ai shitet si i pagabuar), ato mund të prezantohen në çdo kohë nëse është nevoja.
- Nga komisioni intervistues nuk janë marrë parasysh edhe suspendimet e disahershme nga puna për konflikte përbrenda kolektivit punues, e sidomos eliminimit të tij nga menaxhimi para ca muajsh. Si person problematik i rrahur tre herë nga palët, si dhe jemi dëshmitarë të konflikteve verbale çdo ditore që ka ky njeri me palët dhe pacientët.
- Gjithashtu nuk janë marr parasysh disa nga punimet shkencore, si p.sh. libri i botuar për neurotraumatologji që është i dyshimtë dhe është tërhequr nga shitja për shkak të dyshimit për plagjiaturë si dhe dy punime me impakt ndërkombëtar që janë vërtetuar se përmbajnë shifra të imagjinuara dhe atë deri 800 për qind të "fryrjes" së rasteve të cilat reagime janë të dorëzuara në Rektorat dhe Akademi të shkencave.
- Gjithashtu, sipas mendimit tonë është bërë edhe delikt ekonomik ku si ushtrues detyre ka qenë i zgjedhur personi tjetër, kurse prof. Arsimi ka marrë pagën si ushtrues detyre për katër muaj pa pasur rolin e menaxherit, gjë e cila nuk përkon me rregullore (dokumentacioni) menaxheriale, sepse personi që nuk udhëheqë dhe paguhet si menaxher është shkelje financiare.
- Sa për ilustrim, katër muajt e fundit prej kur prof. Arsimi nuk e udhëheqë klinikën, nuk është më prezente arroganca e tij, atmosfera e punës ka ndryshuar rrënjësisht për të mire, qoftë me stafin mjekësor, ashtu edhe atë të mesëm, marrëdhëniet ndërkolegiale, por edhe ato me stafin e mesëm janë të shkëlqyeshme.
- Sa për konkretizim u bëjmë me dije organeve të lartshënuara se ne si staf akademik nuk e përkrahim dhe nuk e akceptojmë zgjedhjen e tij si drejtor të Klinikës së Neurokirurgjisë, sepse me punën e deritanishme është treguar i paaftë për menaxhim, jo kolegial dhe njeri që lufton vetëm për interesa të veta personale. Iu bëjmë me dije se jemi të vendosur për qëndrimet dhe veprimet tona edhe me bojkot dhe grevë pune.
Për përmbyllje një fjalë popullore "Na ka ardhur shpirti në fyt" nga veprimet e Dr. Arsim Morinës.
Me respekt,
1. Dr.sc. Besnik Elshani, u.d i drejtorit të Klinikës së Neurokirurgjisë,
2. Prof. assoc Dr Shaban Hasi,
3. Dr. Bujar Kastrati
4. Dr. Nehat Halili
5. Dr. Armend Kërveshi
6. Dr Haxhi Avdyli
7. Dr. Faik Qosja
8. Dr. Feti Ahmeti
9. Dr Shefki Dragusha”.
4.
Arsim Morina
arsim.morina@uni-pr.edu | |
Profesor i rregullt | |
Kirurgji-Fakulteti i Mjekësisë | |
+377(0)44 116 720 | |
Prof.Dr.Arsim Morina, dr.sc.
Profesor i rregullt në Katedren e Kirurgiisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.
Specialist i Neurokirurgjia
|
BIOGRAFIA
Prof. dr. Arsim (Ahmet )Morina ka lindur me 06.09.1956 në Pejë, ku ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka diplomuar në vitin 1980.
Pas mbarimit të studimeve praktikën e përgjithshme mjekësore e ka kryer në Qendrën Mjekësore në Pejë dhe nga viti 1981 ka filluar punën dhe specializimin nga neurokirurgjia në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Nga viti 1983-1987 e ka vazhduar specializimin në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Lubjanë, ku kishte mentor neurokirugun e mirënjohur në suaza botërore akademik prof. dr. Vinko Dolenc. Specializimin e mbaroi në vitin 1986.
Në vitin 1987 kreu me sukses studimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb dhe mbrojti temën e magjistraturës “Shkaqet e vdekshmërisë tek të lënduarit me gjakderdhje epidurale”.
Më 1989 mori pjesë në Kongresin Botëror të Neurokirurgjisë në Nju Delhi. Më 1990 zgjedhet asistent i lëndës Kirurgjia në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
I dëbuar nga puna në vitin 1990 nga regjimi i atëhershëm, deri në vitin 1999 ushtron praktikën private në Pejë dhe vazhdon mësimdhënien paralele në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1993 dhe 1995 qendroi dy here nga një muaj në Kliniken e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare në Lubjanë, kurse më 1994 punoi një muaj në Spitalin “St. Anna” në Lucern të Zvicrës.
Në vitin 1996 mbrojti disertacionin e doktoratës të Universitetit të Prishtinës në Tiranë me titull: “Neuralgjia trigeminale dhe rëndësia e dekomprimimit mikrovaskular të nervit trigeminal në shërimin e saj”, i pari tek ne nga lëmia e neurokirurgjisë. Po at vit zgjedhet docent i Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Në vitin 1998 qendroi dy muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë në Duisburg, me ftesë të prof. dr. Werner Hassler, asokohe kryetar i Shoqatës së Neurokirurgëve të Gjermanisë.
Me ftesë të prof. dr. P. Bock, në vitin 2001 qëndroi dy muaj në Klinikën e Neurokirurgjisë të Universitetit “Heinrich Heine” në Dyseldorf të Gjermanisë.
Gjatë vitit 2004 pati dy trajnime aktive nga Kolegji Mbretëror i Anglisë në kurset për shkathtësitë kirurgjikale dhe trajnimit të trajnerëve në Prishtinë dhe mori pjesë në disa Konferenca mbi Edukimin e Lartë të organizuar nga MASHT si dhe në Kongreset Europiane të Anesteziologjisë, të organizuar nga ESA në Lisbonë, Portugali dhe ESRA në Athinë. Ishte pjesëmarrës aktiv dhe anëtar i Këshillit Organizativ të Kongresit Ndërkombëtar të Onkologjisë në Prishtinë.
Më 2005 merr pjesë në takimin europian të neurokirurgëve “EANS Winter Meeting” në Pragë, pastaj në Kongresin e 13-të Botëror të Neurokirurgjisë në Marakesh, me të ftuar të posaçëm të ashtuquajturin “baba i neurokirurgjisë” prof. dr. M. G. Yasargil; në “Operative Techniques with the Masters” në Sent Luis, SHBA, të kryesuar nga i cilësuari “zemra dhe shpirti i neurokirurgjisë”, prof. dr. Albert Rhoton si dhe në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare të Dhembjes dhe Anestezionit Regjional, në Kejp Taun.
Më 2005 zgjedhet profesor i asocuar i lëndës Kirurgjia ndërsa më 2010 profesor i rregullt.
Në vitin 2006 ishte pjesëmarrës në takimin “Skull Base Surgery Update” Erasmus MC-Rotterdam, pastaj në ESA Kongresin në Madrid, në Kongresin XXV të ESRA-s në Monte Karlo, në ESA Kongresin në Munich (2007), si dhe në Kongresin e 13-të të Asociacionit Europian të Neurokirurgëve (EANS) në Glasgov; pastaj në ESA Kongresin në Kopenhagë (2008); në EANS-SFNC Annual Neurosurgical Meeting në Marsej (2009) dhe në Kongresin e 14-të Botëror të Neurokirurgjisë në Boston, ku Shoqata e Neurokirurgëve të Kosovës, e themeluar dhe e udhëhequr nga prof. Morina u anëtarësua në Shoqatën Botërore të Neurokirurgëve (WFNS).
Më 2010 mori pjesë në Kongresin II Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Mjekësore në Tiranë, pastaj në EANS Annual Neurosurgical Meeting në Groningen, ku njëherësh Shoqata e Neurokirurgëve të Kosovës u pranua anëtare e Shoqatës Europiane të Neurokirugëve (EANS) si dhe në ESA kongresin në Helsinki.
Ka marrë pjesë gjithashtu në ESA Kongresin në Amsterdam (2011), në Kongresin e 14-të Europian të Neurokirurgjisë – EANS në Romë si dhe ka ligjëruar në Simpoziumin III të Shoqatës së Kirurgëve Oralë dhe Maksilofacialë të Kosovës, në Prishtinë (2012) si dhe në EANS Annual Neurosurgical Meeting në Tel Aviv (2013).
Anëtar Korrespondent i AShAK zgjidhet më 2012.
Gjatë procesit pedagogjik ka specializuar shumë specialistë nga neurokirurgjia dhe lëmitë e tjera simotra, magjistrantë dhe doktorantë.
Prof. dr. Arsim Morina, themelues dhe bartës i neurokirurgjisë bashkëkohore në Kosovë, aktualisht është u.d. drejtor i klinikës së Neurokirurgjisë të QKUK-së; kryetar i Shoqatës së Neurokirurgëve të Kosovës; anëtar i Asociacionit Europian (EANS), Amerikan (AANS) dhe Botëror (WFNS) të Neurokirurgëve, anëtar i Bordit të Shoqatës së Neurokirurgëve të Evropës Juglindore (SeENS) si dhe kryetar i Komitetit Specialistik për Neurologji-Neurokirurgji pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet gjuhën angleze, B2, serbo-kroate, C2 dhe sllovene C2, (sipas Kornizës së Bashkimit Evropian për gjuhë të huaja).
PUBLIKIMET
- A. Morina, Q. Radoniqi, VËSHTRIMI MBI INFEKSIONET URINARE NË KLINIKËN E FËMIJËVE TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË NË PRISHTINË, 01.01.1976 - 30.06.1976, Kongresi XIX profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Zagreb, 25-27 mars 1977;
- A. Morina, Q. Radoniqi, INCIDENCA E HIPERTROFISË SË PROSTATËS NË KSA TË KOSOVËS, Kongresi XX profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Shkup, 29-31 mars 1978;
- Q. Radoniqi, A. Morina, KALKULOZA URINARE NË MATERIALIN E REPARTIT UROLOGJIK NË PRISHTINË, Kongresi XX profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Shkup, 29-31 mars 1978;
- A. Morina, Q. Radoniqi, DIAGNOSTIKIMI DHE SHËRIMI I FIBROMA JUVENILE, Kongresi XXI profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Prishtinë, 28-30 mars 1979;
- Y. Aliu, A.Morina, ISHEMIA AKUTE SI PROBLEM KIRURGJIK, Kongresi XXII profesional i studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë të Jugosllavisë, Vërnjaçka Banja, 19-23 mars 1980;
- A. Zatriqi, B. Bukoshi, I. Shaqiri, H. Salihu, A. Morina, DIATHESIS MALIGNA DHE STATUS PREMALIGNUS – NË MATERIALIN TONË, Kongresi VI profesional i kancerologëve të Jugosllavisë, Shkup, 4-7 tetor 1983;
- A. Zatriqi, E. Baraku, I. Begolli, I. Shaqiri, B. Salihu, S. Destani, A. Morina, Y. Aliu, Sh. Tërnava, DIATEZA MALINJE - SI REZULTAT I HULUMTIMEVE TREVJEÇARE EPIDEMIOLOGJIKE, Praxis Medica, 1984. Vol.27.Nr.2 f.135-150;
- Y. Aliu, A. Zatriqi, I. Shaqiri, A. Morina, GJAKDERDHJET INTRAVENOZE ABDOMINALE DHE PUNKSIONI ABDOMINAL SI METODË DIAGNOSTIKE, Praxis Medica, 1985. Vol.28 (1-2):3-13;
- V.Dolenc, T. Kregar, M. Ferluga, M. Fettich, A. Morina, TREATMENT OF TUMOURS INVADING THE CAVERNOUS SINUS, International Symposium on Cavernous Sinus, Lubjanë 29.06 - 03.07.1986;
- V. Dolenc, M. Skrebec, M. Skrap, A. Morina, TRANSCAVERNOUS APPROACH TO CAROTID-OPHTHALMIC ARTERY AND BASILAR TIP ANEURYSMUS, International Symposium on Cavernous Sinus, Lubjanë, 29.06 - 03.07.1986;
- A. Morina, SHKAQET E VDEKSHMËRISË TEK TË LËNDUARIT ME GJAKDERDHJE EPIDURALE, Punim i magjistraturës, Zagreb, 1987;
- V.Dolenc, M.Skrap, J.Sustrecic, M. Skrabec, A. Morina, A TRANSSELLAR APPROACH TO THE BASILAR TIP ANEURYSMS, British Jurnal of Neurosurgery 1987; 1:251-9;
- V. Dolenc, T. Kregar, M. Ferluga, M. Fettich, A. Morina, TREATMENT OF TUMORS INVADING THE CAVERNOUS SINUS, p.377 In Dolenc V (ed) : THE CAVEROUS SINUS. A MULTI DISCIPLINARY APPROACH TO TUMOROUS AND VASCULAR LESIONS. Springer-Verlag, 1987;
- A. Morina, Neuraligjia trigeminale dhe rëndësia e dekomprimimit mikrovaskular të nervit trigeminal në shërimin e saj, Disertacioni i doktoratës, Prishtinë 1996;
- A.Morina, B. Kastrati, N. Halili, Q. Morina, A. Kerveshi, H. Avdyli, F. Qosja, FAKTORËT QË NDIKOJNË NË REGJENERIMIN E NERVAVE PERIFERIK, Simpoziumi i Parë Mediko-Kirurgjik i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës, Prishtinë, 06-08 nëntor 2002;
- A. Morina, B. Kastrati, N. Halili, Q. Morina, A. Kerveshi, H. Avdyli, F. Qosja, TRAJTIMI I HEMATOMES EPIDURALE NE REPARTIN E NEUROKIRURGJISË NË TRI VITET E FUNDIT, Simpoziumi i Parë Mediko-Kirurgjikë i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës, Prishtinë, 06-08 nëntor 2002;
- Q. Morina, A. Hasani, A. Morina, EAA VERSUS GAIA IN POSTOPERATIVE PAIN MANAGMENT OF LUMBAR AND MICRODISC SURGERY, Regional Anesthesia and Pain Medicine, September-October 2004, Vol 29, Number 5, Supplement 2;
- A.Morina, KEMOTERAPIA NË TUMORET E SISTEMIT NERVOR QENDROR, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor 2004;
- A. Morina, F. Qosja, Q. Morina, REOPERIMI NE TRAJTIMIN E GLIOMAVE MALINJE INTRAKRANIALE REKURENTE, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor 2004;
- A. Morina, F. Qosja, PROTOKOLI I DIAGNOSTIFIKIMIT DHE TRAJTIMIT TË TUMOREVE TË SISTEMIT NERVOR QËNDROR, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetorë 2004;
- Q. Morina, S. Gashi, L. Emini, A. Hasani, A. Morina, F. Qosja, TRAJTIMI I DHEMBJËS KANCEROGJENE, Kongresi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Prishtinë, 13-16 tetor, 2004;
- A. Morina, PROGRAMI I SPECIALIZIMIT NGA NEUROKIRURGJIA, Prishtinë 2004-për Ministrinë e Shëndetësisë;
- A.Morina, F. Qosja, Q. Morina, THE ROLE OF SURGERY FOR RECURRENT HIGH-GRADE ASTROCYTOMA, EANS Winter Meeting, Pragë, 25-27 shkurt 2005
- A.Morina, F. Qosja, Q. Morina, ONE STAGE REMOVAL OF PETROCLIVAL MENINGIOMA VIA INFRATENTORIAL SUPRACEREBELLAR APPROACH, 13-th World Congress of Neurological Surgery in Marrakesh, 19-24 June 2005;
- Q. Morina, S. Gashi, A.Morina, F. Qosja, L. Emini, EPIDURAL COMBINED SPINAL / ANALGESIA/ANAESTHESIA VS EPIDURAL ANALGESIA/ ANAESTHESIA FOR POSTOPERATIV PAIN MANAGEMENT OF MICRODISC SURGERY, 4-th International Conference on Pain Control and Rregional Anaethesia,18-22 November 2005, Cape Town, South Africa;
- Q. Morina, A. Morina, F. Qosja, F. Kelmendi, THE EFFECT OF INTRAVENOUS FENTANYL AND BUPIVACAINE INFILTRATION ON THE HEMODYNAMIC RESPONS DURING MAYFIELD SHULL CLAMPS FIXATION IN NEUROSURGERY, XXV Annual ESRA Congress, Monte Carlo, 06-09 September 2006;
- Q. Morina, Z. Bukoshi, F. Sada, B. Bruqi, A. Morina, EFFECT OF ENTRAL NUTRITION IN VAP AND IMMUNOLOGIC STATUS, EJA European Journal of Anaesthesiology, Volume 24, Supplement 39, Munich, Germany, June 9-12, 2007;
- A. Morina, Q. Morina, F. Kelmendi, F. Qosja, F. Ahmeti, Sh. Dragusha,TREATMENT OF GIGANTIC SINCIPITALE ENCEPHALOCELE’ ACTA EUROCHIRURGICA - THE EUROPEAN JOURNAL OF NEUROSURGERY, 13th Congress of the European Association of Neurosurgical Societies (EANS), Glasgow, UK, September 2-7, 2007;
- Q. Morina, Z. Bukohi, T. Ahmeti, A. Morina, MANAGEMENT OF POSTOPERATIVE PAIN IN KOSOVA, Copenhagen, Denmark, 31 May-03June, 2008;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, RHABDOID MENINGIOMA IN A CHILD/CASE REPORT, EANS-SFNS Annual Neurosugical Meeting, Marseille, France, March 27-31,2009;
- A.Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, F.Qosja, CRANIOPLASTY WITH AUTOLOGOUS BONE GRAFTS WICH WAS SUBCUTANEOUSLY PRESERVED, WFNS – XIV World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2009;
- A.Morina, F.Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F.Ahmeti, F.Qosja, RIGHT FRONTAL SINUS OSTEOMA WITH EXTENSION IN ETHMOIDAL SINUS, MEDIAL AND SUPERIOR WALL OF ORBITA IN CHILDREN, WFNS – World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2009;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, F.Qosja, INTRACRANIAL INTRAOSSEOUS MENINGIOMA, WFNS - XIV World Congress of Neurological Surgery, Boston, USA, August 30-September 4, 2oo9;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh.Dragusha, F. Ahmeti, B. Kastrati, N. Halili, A. Kerveshi, F. Qosja, B. Elshani, H. Avdyli, A. Meka, TRANSCARNIAL APPROACH TO ORBITAL TUMORS AT A SINGLE INSTITUTION, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands, 2010, March 25-27;
- A.Morina, F.Kelmendi, Q.Morina, Sh.Dragusha, F.Ahmeti, B.Kastrati, N.Halili, A.Kerveshi, F. Qosja, B. Elshani, H. Avdyli, THE LONG TERM OUTCOME OF MICROVASCULAR DECOMPRESSION FOR TRIGEMINAL NEURALGIA IN ELDERLY PATIENTS, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands 2010, March 25-27;
- F. Kelmendi, A.Morina, Q.Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, B. Kastrati, N. Halili, A. Kerveshi, B. Elshani, H. Avdyli, A. Meka, IMPACT OF TRAUMATIC SUBARACHNOID HAEMORRHAGE IN OUTCOMES OF PATIENTS WITH MODERATE AND SEVERE HEAD INJURY IN DEVELOPING COUNTRY, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands, 2010, March 25-27;
- F.Kelmendi, A. Morina, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, B. Kastrati, N. Halili, A. Kerveshi, B. Elshani, H. Avdyli, F. Qosja, A. Meka, EXPERIENCE WITH SINGLE STAGE VENTRICULO-PERITONEAL SHUNT PLACEMENT AND MYELOMENINGOCOELE REPAIR IN A DEVELOPING COUNTRY, EANS Annual Neurosurgery Meeting, Groningen, Netherlands 2010, March 25-27;
- A.Pireva, S.Çerkezi, H. Vehapi, A.Morina, CRANIOPLASTY WITH AUTOLOGOUS BONE GRAFT WHICH WAS SUBCUTANEOUSLY PRESERVED IN CASES OF SEVERE BRAIN EDEMA, 2nd International Student Congressof Medical Sciences, Tirana, Albania, 2010, May 31-June 03;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, L. Pazanin, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, RHABDOID MENINGIOMA IN A EIGHT YEAR CHILD, Medical Archives, Sarajevo BiH, 2010 ; 64(2) fq.123-125;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, L. Pazanin, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, TREATMENT OF ANTERIOR ENCEPHALOCELES OVER 24 YEARS IN KOSOVA, Medical Archives, Sarajevo BiH, 2011;Volume 65 fq.113-116;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, Sh. Dragusha, F. Ahmeti, D. Morina, K. Gashi, CRANIOPLASTY WITH SUCUTANEOUSLY PRESERVED AUTOLOGOUS BONE GRAFTS IN ABDOMINAL WALL-EXPERIENCE WITH 75 CASES IN A POST WAR COUNTRY-KOSOVA, Surgical Neurology International, Los Angeles, USA, 2011; 2:72;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, F. Ahmeti, Sh. Dragusha, D. Morina, A. Mekaj, K. Gashi, REASON OF ANAL PROTRUSION OF VENTRICULO-PERITONEAL SHUNT CATHETER: REPORT OF THREE INFANTS, EANS 14th European Congress of Neurosurgery; Rome, Italy October 9-14, 2011;
- Q. Morina,F. Kelmendi, A. Morina, D.Morina, D.Bunjaku,VENTRICULOPERITONEAL SHUNT COMPLICATIONS IN A DEVELOPING COUNTRY: A SINGLE INSTITUTION EXPERIENCE, Medical Archives 2013;67 (1): 36-8;
- Q. Morina, F. Katanolli, A. Hoti, D. Bunjaku, A. Morina, F. Kelmendi, COMBINATION OF. INTRAPERITONEAL AND INTRAVENOUS ROUTES FOR PAIN RELIEF IN LAPARASCOPIC CHOLECYSTECTOMY, Euroanaesthesia 2013 Congress (Barcelona, Spain, 01-04 June 2013);
- Q. Morina, R. Gjyliqi, S. Gashi, V. Agani, T. Shehu, A. Morina, EVALUATION OF STRESS AMONG KOSOVAR ANAESTHESIOLOGYSTS, Euroanaesthesia 2013 Congress (Barcelona, Spain, 01-04 June 2013);
- Q.Morina. R. Gjyliqi, S. Gashi, V. Agani, T. Shehu, A. Morina, F. Kelmendi, EVALUIMI I STRESIT TEK ANESTEZIOLOGËT KOSOVARË, Konferenca e pestë vjetore e shkencës “Java e shkencës 2013”;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, D. Morina, N. Shala, INTRACRANIAL EXTRACRANIAL HUGE MENINGEOMA, REPORT OF A CASE, EANS Annual Meeting, Tel Aviv, Israel, November 11-14, 2013;
- A. Morina, F. Kelmendi, Q. Morina, D. Morina, N. Shala, A CASE OF CEREBELLAR DERMOID CYST WITH CONTRAST ENHACEMENT MURAL NODULE, EANS Annual Meeting, Tel Aviv, Israel, November 11-14, 2013.
LIBËR
1. A. Morina, F. Kelmendi, NEUROTRAUMA, Prishtinë, “Dukagjini” 2007, (libër i vetëm autorial nga lëmi o neurokirurgjisë në trojet shqiptare);
2. A. Morina, F. Kelmendi, NEUROTRAUMA, Prishtinë, 2012, (ribotimi i plotësuar si tekst universitar).