Isuf Krasniqi lindi me 19.02.1948 në Prapaqan të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme- Gjimnazin e kreu në Pejë, ndërsa Fakultetin Teknik- dega e Elektroteknikës të Universitetit të Prishtinës e përfundoi më 1972. Si student i dalluar e fitoi bursën e Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare, nga lëmi i elektroenergjetikës, i kreu në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Zagrebit, më 1978. Disertacionin e doktoratës e mbrojti me 1987, në Universitetin e Prishtinës. Më 1974 zgjidhet asistent në Fakultetin Teknik dega e Elektroteknikes. Ligjerues u zgjodh më 1978 për lëndët: “Teknika e tensioneve të larta” dhe “Teknologjia e materialeve elektroteknike”. Docent zgjidhet më 1987, profesor inordinar me 1993, ndërsa profesor ordinar më 1998. Në vitin 2008 është zgjidhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ishte dekan i Fakultetit të Elektroteknikës në periudhen 1988- 1994, ndërsa më 1997/99 emrohet kryetar i Këshillit Qendror të Arsimit në Kosovë. Në vitin 1976 qëndron në specializim në Qëndren kërkimoro-shkencore IRC- laboratoriumin e tensioneve të larta, në Sarajevë. Në këtë Qënder janë bërë analizat ndikimeve të ndotjes së ambientit në punën e pajisjeve dhe stabilimenteve të tensionit të lartë të montazhit të jashtem, deri në 400kV. Më 1978 ka qëndruar për një specializim në Universitetin shtetror të Tiranës. Më 1985, modelon, konstrukton dhe patenton “Motorin elektrostatik”, i cili furnizohet me tension të lartë të vazhduar. Në Ekspoziten e: “13 Jugoslovenska izlozba izuma, tehnickih unapredjenja i noviteta” të mbajtur në Rijekë të Kroacisë,1985, merr Pllakatë të artë për inovacion për motrorin kurorë. Preokupimi kryesor i tij është puna shkencore- hulumtuese në lëmin e tensioneve të larta dhe koordinim të izolimit. Ka publikuar shumë punime shkencore nga lëmi i elektrostatikës dhe elektroenergjetikës, në revista të njohura shkencore në vend dhe në botën e jashtme si: Prishtinë, SHBA, Tiranë, Poloni, Spanjë, Slloveni, Kroaci, Serbi, Qipro, Malejzi, Rumani, etj. Ka botuar dy libra universitarë: “Teknika e tensioneve të larta” dhe “Materialet elektroteknike”, dhe libra për shkolla të mesme teknike nga lëmi i teknologjisë së materialeve. Për angazhim vetëmohues në mbarëvajtjen e mësimit dhe udhëheqjen e fakultetit, në perioden 1989-1994, Universiteti i Prishtine i ndan miënjohen në vitin 2000, ndërsa komuna e Deçani i ndan shpërbilim “Jusuf Gërvalla” në vitin 2009. Është autor dhe koautor i shumë projekteve zhvillimore strategjike dhe shkencore. Është shef i Departamentit te SEE ne FIEK, 2005-2012; anëtar i Komisionit për studime të Doktoratës, 2009, anëtar i Këshillit Kombëtar të Shkencës 2009-20011; anëtar korrespodent i ASHA-ut, 2008; sekretar i përgjithshëm i ASHAK-ut; 2012.
Në dhjetor të vitit 2012, u zgjodh anëtar i rregullt (akademik) i ASHAK-ut.
BIBLIOGRAFIA
PUNIMET E PËRZGJEDHURA SHKENCORE:
I. F. Krasniqi , Prenos najvisim naponom , Elektrotehnicki Fakultet Zagreb, 1976
I. F. Krasniqi, Uticaj korona na prenos radio i TV signala, Elektrotehnicki Fakultet Zagreb, 1976
I. F. Krasniqi , Oneciscenje izolatora na elektroenergetskim postrojenjima, Magistarski rad, Elektrotehnicki Fakultet Zagreb, 1978
I. Krasniqi, Klasicni i radioaktivni gromobran, Opatia 1979, Kroaci
I. F. Krasniqi, Efekti i ndotjes industriale në SEE të TC KOSOVA B, simpoziumi JUREM 1980
I. F. Krasniqi, A. Abazi, S. Limari , Efekti i ndotjes industriale në punën e stabilimenteve të TC KOSOVA A, Revista KXMK_-KOSOVA 1985
I. F. Krasniqi, G. Latifi, Lëshuesit e mbitensioneve ZnO , Buletini i Fak. të Elektroteknikës, 1985, Prishtinë
I. F. Krasniqi, Electrostatic Corona motor, Third International Conference on electrostatics, Cracou, Poland, 1985
I. F. Krasniqi “Motori elektrostatik- Kurorë”, punim i doktoratës, Prishtinë, 1987
I. F. Krasniqi, A. Abazi, Ndikimi i këndit të elektrodave në vlerat e parametrave hyrëse të motorit Kurorë, Simpozium ndërkombëtarë për geoelektricitet dhe rrufepritës, Nish , 1988
I. F. Krasniqi, A. Abazi, The influence bent Electrode Angle on the input and output of PVC electrostatics Corona Motor, Fourth Internati. Conference on Electrostatics, Wroclaw-Szklarska Poreba, Poland 1990
I. F. Krasniqi, Një vështrim i posaçëm për kurorën si fenomen i tensioneve të larta, Revista Dardania Sacra Nr. 4, Prishtinë, 2002
I. F. Krasniqi, G. Kabashi, Mbrojtja e linjave të tensionit të lartë me shkarkues të mbitensionit ZnO, Revista KËRKIME- Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë , 2007
I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Mbrojtja transformatorëve 400kV me shkarkues të mbitensionit ZnO, Revista KËRKIME- Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë , 2008
I. F. Krasniqi, A. Alidemaj, Efektet e Kurorës dhe roli i saj, Revista KËRKIME- Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë , 2008
I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Mbrojta e Nënstacioneve 400 kV me shkarkues të mbitensioneve, Albashkenca, Tiranë, shtator 2008.
I. F. Krasniqi, A. Alidemaj, Efficiency of electrostatic precipitators at Kosova “B” BP, Second International Conference, Balkan Power, Shibenik, september, 2008
I. F. Krasniqi, V. Rexhepi, Protection of Energetic Transformers on the side 400kV from Overvoltage through Arresters Metal – Oxide , ZnO, and their Modeling, World Scientific and Engineering Academy and Society, Santander, Cantabria, Spain, September 2008
I. F. Krasniqi, A. Perçuku , Synchronous Compensator to regulate Voltage Profile and increase Power System Security’, International Conference of Power and Energy, Houston, USA, April 2009
Isuf Krasniqi and Arbër Përçuku: Development Planning Transmission network 2010-2020 (Long term planning), Konferenca shkencore Bashkëpunimi Shqipëri Kosovë, Prishtinë 2010
I. F. Krasniqi and A. Koka , Power Flow Analysis: Simulation for Diferent Buses of a System, Albshenca, Tiranë ,shtator 2010
I. F. Krasniqi, I. Kerolli, A. Lekaj, Analiza e garave ne vajin e trnasformatorit- Efekti i rrymave Fuko, Revista KERKIME, ASHAK- Kosovë, 2010
V. komoni, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, A. Alidemaj, Increase Power Transfer Capability and Controlling Line Power Flow in Power System Installed the FACTS, 7th Mediterranean Conference and Exibition on Power Generation, Transmision, Distribution and Energy Conversion, 7-10 November 2010 , Agia Napa, Cyprus
V. Sofiu 1, Z. Dika 1, I. F. Krasniqi 1, Implementation of Solar led Lighting in Shtime, ANNUAL SESSION OF SCIENTIFIC PAPER “IMT ORADEA- 2011” Universitea Din Oradea, 26-28 May, 2011 Romania
B. Prebreza, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, G. Pula, N. Avdiu ,Disturbances of Normal Operation of Kosova Power System Regarding Atmispheric Discharges, World Academy of Science, Engineering and Technology (WASET), 10th International Conferece on Electric Machines and Drive Systems, Penang ,MALAYSIA, 22-24 February , 2011
I. F. Krasniqi, V. Komoni, A. Alidemaj, G. Kabashi , Corona Losses Dependence from the Conductor Diameter, World Academy of Science, Engineering and Technology (WASET), 11th. International Conferece on Electric Power Systems, High Voltage, Electric Machines, Penang ,MALAYSIA, 3-5 October , 2011
I. F. Krasniqi, V. Komoni, A. Perçuku, S. Tahirsyla, Analizë e implementimit të paneleve solare, Buletini i punimeve shkencore KUD 621.3.004 FIEK- UP , Prishtinë , dhjetor 2011
B. Prebreza, I. F. Krasniqi, G. Kabashi, K. Kadriu,, Infuence of Direct and Indirect Lighting Strokes on Transmission Lines of the Kosova Power System, Buletini i punimeve shkencore KUD 621.3.004 FIEK- UP , Prishtinë , dhjetor 2011
V. Komoni, I. Krasniqi, A. Lekaj, I. Gashi: "Performance analysis of 3.9 kW grid connected photovoltaic systems in Kosova", The Fifth International Renewable Energy Congress (IREC), 2014, March 25-27, March 2014 Hammamet - Tunisia, Part Number; cfp14REC-CDR, Print ISBN: 978-1-4799-2196-6, Publisher: IEEE, E-mail: www.irec-conference.com
TEKSTET SHKOLLORE- UNIVERSITARE
A.Abazi, I.F. Krasniqi, Materialet elektroteknike, FET,1982, Universiteti i Prishtinë
I.F. Krasniqi, G. Latifi, Teknika e tensioneve te larta, FET,1982, Universiteti i Prishtinë
A.Abazi, I.F. Krasniqi, S. Tahirsylaj, Materialet elektroteknike, Tekst për shkollat e mesme teknike për: Kl1, Kl 2, Kl 3 dhe Kl 4, Prishtinë 1985-1992
PROJEKTET SHKENCORE
Ndikimi i papastërtisë në sigurinë e punës së stabilimenteve elektroenergjetik të Kosovës; Prishtinë 1982, BVI e Shkencës së Kosovës
Modelimi dhe Patentimi i Motorit Kurorë, nga Entin për patente dhe metale fisnike, Beograd 1985
Pllakat e artë, Ekspozita për inovacione, Split 1985
Klima dhe parametrat projektues për qytetet kryesore të Kosovës dhe Shqiperisë, Ashak Prishtinë, 2009,2010, 2011 dhe 2012
Ndikimi i mbitensioneve atmosferike në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, Ashak, Prishtinë 2012-2013
PROJEKTET DHE MBIKQYRJET E PËRZGJEDHURA PROFESIONALE
Assessment report for complete test of the electrical installations of the Pristina University Buildings, December 2000, Pristine
Supervision of the electrical, underground protector, telephony and signalizing installations project in the Jail Building in Istog, Janar 2000
Projekti kryesor i largpërçuesit LP 20 kV dhe nënstacioneve 10(20)/0,4 kV për komunën e Ferizajt, Prill 2000, e Gjilanit , Maj 2000, e Dardanës, Maj 2000, financuar nga USAID, USA
Plani strategjik - zhvillimor urban i Prishtinës 2004-2020, në bashkëpunim me Institutet Gjermane : Hesen Agentur, IWU, P4, Prishtinë, 2004
Plani strategjik zhvillimor dhe urban i komunave (në bashkëpunim me Institutët Gjermane : Hesen Agentur, IWU, P4): Lipjan, 2004-2015+, Gjakovë , 2006-2015+, Gjilan, 2006-2015+, Ferizaj, 2006-2015+, Drenas, 2007-2015+, Kastriot, 2008-2015+, Vushtrri, 2008-2015+, Prishtinë . 2006-2009
Mbikëqyra profesionale e instalimeve dhe pajisjeve elektrike dhe elektronike, të objekteve dhe nënstacioneve të tipit 10(20) /0.4 kV, në Aeroportin Ndërkombëtar e Prishtinës, 2002, 2003, Prishtinë
Mbikëqyrje profesionale të renovimit të trafostacionit me gaz SF6, 110 /35/6,2 kV, Financuar nga AER- Trepçë - Mitrovicë 2005-2006
Projektimi dhe mbikëqyrja e ndërtesës Qëndrore të ProCredit Bank - Prishtinë 2007-2008
Studimi mbi shpërndarjen e konsumit energjetik në sektorin e amvisërisë dhe mundësit e përmirësimit të efiçiencës së energjisë, Finansuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Prishtinë, 05 Dhjetor 2011
No comments:
Post a Comment