Dyshimet i shtojnë edhe këto foto në të cilat dyshohet se janë Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti ishin në momentin e arrestimit nga policia maqedonase.
E vërteta e Kumanovës nuk është çështje e prokurorisë, por e kombit!
Familjarët e të vrarë në Kumanovë mund ta padisin Maqedoninë për keqtrajtim të trupave të pajetë. Familjarët e 9 të vrarëve nga Kosova, sapo të varrosin (8 dëshmorë) nesër trupat e viktimave do të bëjnë padinë në Shkup.
Për këtë çështje, familjarët e të vrarëve janë konsultuar me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Drejtësisë në Prishtinë, të cilat u kanë premtuar ndihmë këshilluese për padinë.
Shqetësimet lidhur me ushtrimin e dhunës ndaj të paraburgosurve nga Kosova dhe Maqedonia të cilët po mbahen në burgun e Shutkës sa vinë e shtohen.
Mësohet se që nga arrestimi i tyre prej datës 9 maj 2015 e deri më tani ndaj tyre është duke u ushtruar dhunë nga autoritet maqedonase.
Familjar të se burgosurve kanë thënë për Indeksonline se gjendja e të arrestuarve në burgun e Shtukës është e keqe.
Madje disa prej tyre janë maltretuar për arsyet më banale, për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.
Madje disa prej tyre janë maltretuar për arsyet më banale, për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.
“Familjarët tanë janë maltretuar në mënyrën ma brutale të mundshme. Bile ata janë rrahur vetëm se nuk kanë ditur maqedonisht”, kanë thënë familjarët e dy nga të arrestuarve në konfliktin e Kumanovës.
Jozyrtarisht mësohet se shumica e të arrestuarve kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.
Një burim brenda burgut thotë për mediat në Maqedoni se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.
Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësja e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre.
Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torturuar nga policia maqedonedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.
Është paralajmëruar një vizitë në këtë burg së shpejti ngaKryqi i Kuq Ndërkombëtar.
Dëshmorët e rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të varrosën në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë.
Varrimi i tyre do të bëhet nesër(26 maj 2015) në ora 17:00 dhe këshilli organizativ ka filluar sot përgatitjet për varrimin e tyre
Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj
Shumica e mediave online të dielën kanë raportuar duke u thirrur në burime të ndryshme, se autopsitë e trupave të nëntë shqiptarëve të vrarëve në Kumanovë dëshmuan se ata ishin ekzekutuar pas dorëzimit. Po ashtu autopsitë dëshmuan se shumica e trupave kishin dëmtime, nga më shumë plumba apo edhe nga goditjet me copa granatash.
Ndërkohë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, thotë se përgënjeshtron këto lloj lajmesh si spekulime, nëpërmjet një statusi në fb e tij.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore,Dr.Arsim Gërxhaliu
Asnjë koment tjetër nuk është lëshuar nga DML”, ka shkruar Gërxhaliu.
Por, në rrethanat në të cilat ndodhemi, dhe për hir të informimit të drejtë, dhe për shkak se këtu mbyllet puna e ekspertizës, këto dy institucione e kanë për detyrë që ta thonë të vërtetën, se cilat janë gjetjet profesionale
. Opinioni nuk dëshiron t’ia dijë për procedurën, ajo është profesionale dhe etike, por dëshiron ta dijë të vërtetën e vrasjes së familjarëve të tyre. Pra, shqiptarët nuk duan ngushëllim, por të vërtetën e hidhur ose jo. Vetë fakti që ky institut dhe policia e Kosovës (forenzika) nuk japin informacione serioze e të besueshme, u jep vend spekulimeve, qoftë mediale apo në opinion. Shumë më e vogël do të jetë edhe trauma e familjarëve nëse ata do ta dinë se si u vranë të afërmit e tyre, gjatë luftimeve apo pas dorëzimit.
Shumë rrëfime, duke filluar nga njëri prej atyre që i shpëtoi apo u la i lirë nga policia sllavo-maqedonase, pastaj rrëfimi që e botuam ne nga të burgosurit në Maqedoni, rrëfime të tjera alternative, por përfshirë edhe të informacioneve të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës, disa nga të vrarët u ekzekutuan pas arrestimit.
Pra, është detyrë publike dhe obligim etik e kombëtar, që të dhënat shkencore për vrasjen e nëntë shqiptarëve në Kumanovë të publikohen.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke vazhduar hetimet për përfshirjen e disa qytetarëve nga Kosova në përleshjen e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.
Më 9 dhe 10 maj, forcat e rendit në Maqedoni, ndërmorrën një aksion policor kundër një grupi të armatosur, aksion ky i cili përfundoi me 18 persona të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të dyshuar të grupit të armatosur, 9 nga të cilët janë shtetas të Kosovës.
Disa nga personat e vrarë, sipas autoriteteve të rendit në Prishtinë, kanë qenë të dyshuar për vepra penale në Kosovë, për çka edhe kanë qenë nën hetime.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë, se është duke bërë hetime lidhur me rastin.
“Prokurori i Shtetit, respektivisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin e gjërë se ka në fazën hetimore një rast, ku mund të jenë të dyshuar persona të njëjtë, që mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarjet e ndodhura në Maqedoni. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përderisa rastin e ka në fazë hetimore nuk mund të bëjë publike informata tjera”.
Prokuroria ka njoftuar se ende nuk e ka pranuar raportin e autopsisë së 9 shtetasve të Republikës së Kosovës, të vrarë në Maqedoni. Trupat e tyre të pajetë janë sjellë në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 22 maj 2015.
Prokuroria ka shpjeguar se raporti për autopsinë është duke u përgatitur në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në aksionin e Kumanovës, autoritetet e rendit kanë arrestuar 30 persona, 18 nga të cilët gjithashtu janë shtetas nga Kosova.
Avokati i Popullit i Maqedonisë, Ixhet Memeti, tha për Radion Evropa e Lirë se bashkërisht me ekipet tij, ka arritur që të vizitojë pjesën me të madhe të të paraburgosurve nga Kosova, por edhe të tjerët që janë ndaluar nga autoritetet maqedonase.
“Nga ato vizita që i kemi bërë, kemi grumbulluar gjithë dokumentacionin, nga i cili kemi parë gjendjen shëndetësore, nga dokumentacioni mjekësor. Kemi parë se të gjithë janë trajtuar nga mjeku, gjegjësisht të gjithë gjatë pranimit në paraburgim i ka kontrolluar mjeku dhe varësisht nga nevoja mjeku u ka dhënë terapi. Kemi dhënë rekomandime që mjekët rregullisht të bëjnë vizita dhe atyre t‘u ndihmohet”, tha Mehmeti.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka shprehur dyshime se disa nga personat e vrarë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, mund të kenë qenë fillimisht të plagosur dhe të jenë vrarë pasi u janë dorëzuar autoriteteve të rendit në Maqedoni.
Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në KMDLNJ, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas dëshmitarëve “disa nga të arrestuarit janë vrarë pas dorëzimit”.
“Edhe vet ata të cilët kanë qenë duke luftuar, por edhe banorët, edhe ata të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimeve, kanë deklaruar se i kanë parë disa persona që kanë qenë vetëm të plagosur, pastaj kanë figuruar në listën e të vrarëve”, tha Shala .
Shala tha se dyshimet për vrasje pas arrestimeve janë shtuar edhe pasi që autoritetet në Maqedoni disa herë kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kontradiktore për numrin e të vrarëve, të plagosurve dhe të arrestuarve.
Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.
Numri është ndryshuar më 18 maj, me arsyetimin se skena kaotike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mund të ketë shkaktuar gabim në përcaktimin e numrit të të vrarëve.