2015-05-30

CIKËL POETIK NGA JERIDA KULLA




Jerida Kulla ka lindur në Gramsh, më 24.07.1976. Studimet e larta i ka kryer në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, Fakulteti Histori- Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Për afro 5 vjet ka punuar redaktore e revistës social-kulturore “Familja”. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe ka redaktuar libra me karakter social, shkencor, kulturor e fetar. Në vitin 2008 botoi librin me poezi e prozë poetike, “Rrugëtim”, botuar nga Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”.



KULLA - ALI PODRIMJA

I

Per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes
baba im ka ngritur nje kulle.
Ne maje te botes e ka ngritur,
deri ne toke e kane rrenuar zoterat.
Motra ime, vellai im kmban jane bere,
baba im atehere perendi ka share.
G^irin e rende ne themel e ka vene
ne shtate konaqe muratore ka kerkuar.
Sa me lart kullen e ka ngritur
10 aq me te forte veten e ka ndier.

II

Nje dite baba im eshte mbyllur
ne qiell i dashuruar, ne toke i harruar.
E kane dale helenet e romaket,
e kane kaluar mbreterit e sulltanet,
e kane kaluar ushtrite e gjeneralet,
e baba im s'ka besuar ne fuqine e gjakut,
ne kaltrine e fjales mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qene,
do njerez kane ardhur ne te hardhe
pas nje mije vjetesh, para nje milion vjetesh.
Prej lashtesise, thone, kane ardhur
neper mure te pelcitura te Kulles kane hyre.
Gur e m'gur atje jane ngjitur,
ne maje te botes kane mbetur sot e ate dite.
E baba im atehere gurin e rende
ne themel ka vene, gurin e perrallave,
Ne takim me zotin e djallin kane dale
ai kembesor kohesh te serta.
E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.


Me mungon...


Castet gerthasin te thyejne heshtjen.
Gjakosin zerat e shpirtit
me kujtimet e ngrira.
Shuajne etjen me lotet e mallit...
Me mungon, pertej sekondes,
te ndiej pertej minutes,
te deshiroj, pertej ores...
Dita, ulur ne gjunje, pret ardhjen tende...
Mirazhe nxehtesie shfaq rruga pa kthim...
Java vishet me te zeza
e vajton mosardhjen tende...
Me mungon, si jeta vdekjes...





UNË DHE “POETËT”- AGIM DOCI



Ama "poetë" ishin ahere,
kur thurnin hymni për Partinë!
Tani liria është prapa dere,
Ata më shajnë veç Shqipërinë!
Ndaj dhashë e dhashë e më s'durova!
Duke e lënë at' vend të lik!
"Poetëve" vendin ua lëshova
Përplasa derën, e thashë: - Po ik!
Kalova udhë, kalova dete
Më ngjante vendi si një greminë!
E morra vargun, dhe vrava vehten,
rrëzuar jam sot mbi vetminë!
Kur të kujtohen që unë kam ikur
Do jetë shumë vonë, por s'ka rëndsi!
Më mirë larg tyre, Qiri Pa-fikur
Se bajgë e shkelur, pa Poezi!


Lumturi xixëllonje


Diku,
nga verilindja vetëtin.
Përleshen mendimet.
Këtu,
në kërthizë të këtij trupi të mpakur
xixëllonjat hedhin valle.
Festojnë lumturinë
e kësaj nate maji.
Në çdo xixëllim
transmetojnë
sinjalet
mors
të shpirtit.
Të fshehtat magjike
të pakohësisë
zbulojnë
në çdo farfurinë flatrash.
Në sy
më ulen.
Natën ditë e bëjnë.
Pikturojnë me bojë trëndafili
trishtimin blu ...
Diku,
nga verilindja
mendimet përleshen.
Bubullima tremb dashurinë ...


MOTIVE TE VERDHA(AZEM SHKRELI)


Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera
Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera.


Metamorfizmi i pritjes...


Një heshtje e pakuptimtë...
një inat absurd që luan me kotësinë e çastit.
Një dyshim i lindur prej fantazive boshe
apo prej ëndërrimeve të bukura?
Asgjë s’mund të jetë përveç një drithërimë zemre,
që si zog fëmije pret
me ankth ushqimin e sjellë nga nëna.
Nuk ishim të aftë të shkëpusnim një cifël zemre.
Prisnim me ankth ardhjen,
largimin.
Griheshim në heshtje me fjalët memece...
Kuadrati i vogël, krenar ,
si një sfinks i bënte roje dialogut,
i gatshëm për t’ia qepur fjalët me penjtë e dhembjes...
Kohësia, me yjësinë e saj,
çuditej me atë që shihnin.
Ti nuk ishe ti,
as unë nuk isha unë.
Mezi prisnim ardhjen.
Në km e fundit metamorfizoheshim...
Vishnim këmishën e panjohësisë...
Dy të panjohur
që njihnim me mm brendësinë,
deri edhe shenjat që linin fjalët në rrugën e gjakut.
Na pëlqente të lëndonim zhurmën me heshtjen.
Fjalët frikoheshin e strukeshin,
strukeshin...
Isha sulltane,
ngujuar në “Kullën e vajzës”, pa arsye...



E ardhmja, përjetësisht e jotja


N ëse s’të bëhet vonë
për atë që je sot
të paktën mendohu
për atë që mund të jesh nesër.
E sotmja dhe e nesërmja
takohen diku, në një pikë të së shkuarës,
aty ku mendimet
hedhin vallen e çmendur të arsyes;
aty ku arsyeja është thikë me dy presa.
Duke mos pasur rrugë nga të shkosh,
rri në udhëkryq,
në kilometrin e gjatë të pritjes,
se mos në një moment presa
pushon së vepruari.
E në atë moment trëndafila gjaku
çelin në çdo hap që hedh.
E megjithatë, ti nisu,
nisu me vrap
që të arrish vijën e finishit,
që e ardhmja të jetë përjetësisht e jotja.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...