Ata që lanë gjurmë në shkencë dhe atdhetarizëm :Pajazit Nushi(1933-)



I lindur në Gjakovë, më 8 janar 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Prof. dr. Pajazit Nushi, pas mësimit në Shkollën Normale të Gjakovës, i ndoqi mësimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, ku u diplomua në degën e Psikologjisë më 1955. Më 1958 ka dhënë provimin shtetëror për profesor të psikologjisë dhe psikologjisë pedagogjike pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë dhe me këtë rast u shpall profesor i rendit I. Studimet e larta i kurorëzoi me mbrojtjen e tezës së disertacionit të doktoratës “Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj në gjuhën shqipe”.
Nga viti 1956 deri në vitin 1995 punoi profesor i psikologjisë në Shkollën Normalë të Prishtinës, në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe profesor i psikologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Krahas mësimdhënies ka punuar në këto funksione administrative-profesionale: Drejtor i Entit Krahinor për Përparimin e Arsimit dhe të Edukimit, ndihmës kryetari i Këshillit Federativ për Arsim e Kulturë të ish- Federatës së Jugosllavisë; nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu dhe redaktor i Enciklopedisë së Jugosllavisë. Aktualisht është rektor i Kolegjit Universitar “Iliria”. Ka mbajtur leksione nga psikologjia e përgjithshme në Universitetin e Tetovës në Maqedoni. Ka qenë anëtar i grupit hulumtues të RSFJ në konceptimin e projektit “Televizioni edukativ” dhe lidhur me këtë ka qenë kryesues i këtij grupi i angazhuar në udhëtimin studimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit maj – qershor 1972. Ka marrë pjesë në konceptimin e shkollës fillore unike për RSFJ – isë dhe ka studiuar zhvillimin e arsimit institucional të nivelit fillor në Norvegji. Në vitin 2000 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2008 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e zgjodhi anëtar të rregullt të dhe për këtë mori dëshmi të nënshkruar nga Kryetari dhe Sekretari I përgjithshëm i kësaj Akademie. Ka qenë sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-së në periudhën dhjetor 2008 – 2011.
Ka botuar këto vepra nga fusha e psikologjisë: “Bazat psikologjike të kulturës së të folurit të nxënësve të shkollës fillore” 1964;”Fjalor i psikologjisë”,”Sistemi i grafisë së tingujve të shqipës dhe vetitë perceptive e përmasat e lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të shqipës”1987;”Të nxënit e lendëve mësimore dhe zotërimi i tyre”1997;,”Orientimi profesional dhe individualiteti psikofiziologjik i zgjedhësit të profesionit”2004;,”Intelegjenca dhe masat e zhvillimit të saj ndër shqiptarët e moshës madhore”2006;”Çështja shqiptare dhe integrimet politike ekonomike ( Kërkimet teorike empirike)”2003;”Kujtesa dhe trajtimi i saj në literaturën shqipe nomotike”2008;”Psikanaliza dhe mendimi psikologjik Shqiptar”2006; dhe ”Fjalor shpjegues i psikanalizës”2010.
Është autori I tekstit shkollor të psikologjisë “Psikologjia” për klasën e dytë gjimnaz – fitues i çmimit “Naim Frashëri” si libër më I mire shkollor në vititn 1996, koautori I disa botimeve të librit “Psikologjia” për gjimnaz dhe shkolla profesionale. Ka botuar këto tekste un iversitare: “Psikologjia e përgjithshme – Kaptina të zgjedhura” 1995;, “Psikologjia e përgjithshme 1” 2002; dhe “Psikologjia e përgjithshme II – Njeriu dhe personaliteti i tij në psikologji”, 1999.
Ka përkthyer nga serbokroatishtja në shqipe dy tekste shkollore: “Logjika” 1967; “Të mësuemit dhe kujtesa”, 1964.
Aktiviteti profesional dhe shkencor i tij është shtirë në fushat studimore të psikologjisë së përgjithshme, të terminologjisë së psikologjisë, të psikologjisë pedagogjike, të etnopsikologjisë dhe të të metodologjisë hulumtuese të psikologjisë . Lista e punimeve studimore, e kumtimeve shkencore dhe e artikujve nga fusha e psikologjisë arrin në 142. Përmbajtja e këtyre punimeve ka qenë e lidhur kryesisht me paraqitjen e rezultateve të hulumtimeve empirike, të cilat janë preokupim kryesor i tij. Ka botuar trajtesa të veçanta shkencore dhe artikuj nga fusha e psikologjisë sociale, e sociologjisë, e leksikologjisë shqipe të psikologjisë së religjionit, etj. Disa prej tyre janë mbajtur dhe botuar në sesione shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në Tiranë, në Prishtinë, në Zagreb, në Tetovë, në Minesoto, në Romë, etj. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës dhe nënkryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve. Është vlerësuar lart sidomos puna e gjatë e mësimdhënies së psikologjisë. Më 23 shtator 1970 është shpallur qytetar nderi i shtetit Teksas me vendim të Guvernatorit të këtij shteti dhe me attest të Sekretarit të këtij shteti, kurse më 10 tetor 1970 është shpallur qytetar nderi i shtetit Nebraska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendim të Guvernatorit dhe me attest të Sekretarit të shtetit Nebraska. Më 2005 u zgjodh anëtar nderi i Institutit të Sociologjisë në Tiranë. Më 14 qershor 2011 është shpallur “Nderi i Qytetit të Gjakovës” me vendim të Kryetarit të Komunës së Gjakovës. Në marsin e vitit 2011 u zgjodhë këshilltar i lartë shkencor në Institutin e Hulumtimeve të Krimeve të luftës në Kosovë. U zgjodhë nënkryetar i Akdemisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 24 dhjetor 2011. Ësht ZV/ Kryetari i Asanmblesë së Akademisë së Edukimit nga shtatori i vitit 2011. Është shpërblyer me falenderime nga shumë organizata profesionale e shtetërore në vend dhe jashtë. Më 1957 u shpall fitues i çmimit të Dhjetorit – çmimit më të lartë për të arritura arsimore e shkencore në KSAK – ës. Është bartës i disa dekoratave; dekorata e fundit është dekorata e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në vitin 2001.

BIBLIOGRAFIA

Nga fusha e psikologjisë :

Bazat psikologjike të kulturës së të folurit të nxënësve të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës e Metohisë, Prishtinë, 1964.
Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.
Sistemi i grafisë së tingujve të shqipes dhe vetitë perceptive e përmasat e lexueshmërisë së shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987.
Psikologjia për klasën e dytë gjimnaz, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1986. Ky libër mori çmimin “Naim Frashëri”- çmimi më i lartë për librin më të mirë për vitin 1996. Libri u ribotua në vitet 2000, 2001 dhe 2003.
Psikologjia e përgjithshme- Kaptina të zgjedhura, botim i Universiteteit të Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1997.
Psikologjia e përgjithshme II – Njeriu dhe personaliteti i tij në psikologji, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1999.
Të nxënit e lëndëve shkollore dhe zotërimi i tyre, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997.
Psikologjia e përgjithshme I, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.

Nga enciklopedistika, në bashkëpunim me të tjerë:

Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A - Bib, Zagreb, 1984;
Enciklopedia e Jugosllavisë 2 Bib – Çif, Zagreb, 1987.

Përktheu nga serbokroatishtja në gjuhën shqipe këta libra shkollorë:

Të mësuarit dhe kujtesa (Učenje i Pamćenje) të B. Stevanoviqit, Prishtinë, 1963.
Logjika (Logika) të dr. M. Markoviqit, Prishtinë, 1962.

Në fushën e psikometrisë përktheu në gjuhën shqipe dhe e përshtati për matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë Shkallën Ueksler – Belvi të Inteligjencës për të Rritur. Shkalla Ueksler – Belvi për të rritur u zbatua në matje të inteligjencës së të rriturve shqiptarë të moshës 14 – 40 vjeç. Përcaktoi dendësinë e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe dhe perceptimin e lexueshmërinë e shkronjave të vogla dhe të mëdha të alfabetit të gjuhës shqipe.

Vështrime, trajtesa, kumtesa dhe studime:

Psikologjia e sotme në shërbim të organizimit të drejtë të procesit edukativo-arsimor, Përparimi 6/1960.
Mendimi i pleqnarëve dhe struktura e tij, Gjurmime albanologjike, 14/1984, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1984.
Karakteristikat psikologjike të mendimit të gjyqit të pleqnarëve te shqiptarët. Studimi është kumtuar në tubimin shkencor “Studimi Etnologjik i KSA të Kosovës”, që u organizua nga Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, më 16-17 nëntor 1989 në Prishtinë.
Legibilitet azbuke albanskog jezika (Legjibiliteti i alfabetit të gjuhës shqipe), trajtesë e kumtuar në tubimin “X psihologijski skup – Dani Ramira Bujasa” në Zagreb më 13-15 dhjetor 1990.
Fjala shqipe në terminologjinë e psikologjisë së personalitetit, trajtesë që u kumtua në Sesionin Shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës kushtuar gjendjes së terminologjisë shqipe në Jugosllavi, që u mbajt më 28-29 nëntor 1988 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të këtij sesioni. Përmbledhja ka titullin Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi.
Trajtimi i dukurive shpirtërore në përkthimet kishtare dhe filli i termave shqip të psikologjisë, kumtesë e lexuar në sesionin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kushtuar përkthimeve kishtare.
Motivet psikologjike të mërgimit të shqiptarëve në vitet 1946-1966, botuar në librin Shpërnguljet e shqiptarëve gjatë shekujve, Prishtinë, 1990.
Shkalla e variabilitetit të rezultateve të arritura në testet verbale dje joverbale të shkallës Ueksler-Belvi nga grupmosha 17-19 vjeçare e shqiptarëve në ish- Jugosllavi dhe vlera e tyre , studim i kumtuar në Kongresin VI të Psikologëve të Evropës, që u mbajt në Romë prej 6-10 korrik 1999.
Zhvillimi i aftësive mentale dhe çështja e mbingarkesës së nxënësve me nxënie të mësimit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin Mbingarkesa e nxënësve, Prishtinë, 1999.
Krijimtaria e Lasgush Poradecit dhe psikanaliza e Zigmund Frojdit, kumtesë e lexuar në Simpoziumin kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Lasgush Poradecit, që u mbajt në Prishtinë, më 17-20 nëntor 1999, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Shprehitë e të mësuarit të lëndëve shkollore dhe stili konjitiv i zotërimit të tyre te maturantët e regjistruar në Universitet, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXI/1991).
Shqiptarët dhe trajtimi i tipareve psikike në Enciklopedinë e Sami Frashërit, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (XXIII/1993.
Struktura e mendësisë dhe konsonanca e saj në skemën e veprimtarisë së pushtetit serb ndaj shqiptarëve në shekullin XXX, Studime, ASHAK, nr.1/1994.
Determinantet psikosociale të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve, trajtesë e lexuar në Simpoziumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kushtuar gjenocidit të pushtuesve serb ndaj shqiptarëve. Kjo trajtesë u botua nga ASHAK në përmbledhjen e punimeve të këtij simpoziumi;
Personaliteti kombëtar i shqiptarëve dhe trajtimi i tij në vëzhgimet e të huajve, trajtesë e lexuar në Sumpoziumin Shqiptarët dhe Evropa dje dhe sot, që u mbajt prej 23 maj 1991 në Prishtinë.
Veprimtaria shkencore ndër shqiptarët dhe integrimet ekonomike, kumtesë e lexuar në Konferencën e Parë Mbarëshqiptare të Unionit të Ekonomistëve Shqiptar, që u mbajtë në Tiranë prej 15-17 nëntor 1999 dhe u botua në përmbledhjen e punimeve të kësaj konference. Përmbledhja e punimeve të këtij simpoziumi ka titullin Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror, Tiranë-Prishtinë-Shkup 2000, etj.
Liria njerëzore e kombëtare e shqiptarëve në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe vlerat e saj sot, kumtesë e lexuar në Konferencën Shkencore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që u mbajt më 14 dhe 25 tetor 2000 në Prishtinë. Kumtesa u botua në botimin Naim Frashëri 100 vjet pas, Prishtinë, 2000.
Integriteti dhe identiteti i personalitetit dhe dyzimi i tij, Buletini i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, XXVI/1996, Prishtinë, 2001.
Etiologjia e krimit mbi njerëzimin të pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovën e viteve ’90 të shekulli XX, kumtesë e lexuar në Sesionin Shkencor të ASHAK kushtuar Gjenocidit të Pushtetit Serb mbi Shqiptarët në Kosovë gjatë viteve ’90. U botua në librin e ASHAK të Seksionit të Shkencave Shoqërore, me titullin Gjenocidi i Pushtetit Serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë Gjatë Viteve ’90, Prishtinë, 2001.
Bilingualët dhe monolingualët e mjediseve shqiptare dhe të arriturat e tyre në testet e shkallës Ëechler-Bellevue për të rritur, studim empirik i paraqitur për Kongresë VII Evropian të Psikologëve, Prishtinë, 2003.
Tekstologjia islame në gjuhën shqipe dhe revista, Edukata Islame, trajtesë e botuar në revistën Edukata Islame, revistë shkencore, kulturore, islame tremujore, Viti XXXI, nr.67/2002.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)