Constantinos Ieromonachou "Saint Demetrius of Thessaloniki" (icon on wood, 1725), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Ngacmimi...
Një nga gjërat që e kam tërësisht të vështirë të përtyp, është proçesi i manipulimit të historisë, apo qoftë edhe i periudhave të ndryshme të saj, të cilin si fenomen e hasim kaq shpesh në historiografinë shqiptare. Të thuash se mund të kuptosh deri diku shkaqet kur ky faktor haset tek përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare, në varësi të nevojave të kohës, apo edhe tek sistemi i kaluar totalitar nacional-komunist, është diçka e kuptueshme. Por që ky fenomen të jetë në kulmin e lulëzimit të tij këto dy dekadat e fundit, kjo me të vërtetë është shqetësuese.
Lexova sot tek gazeta Shekulli artikullin e Maks Velos me titull"Rrugëtime bizantine", i cili më vuri në mendime. Artikulli ka marrë spunton nga ekspozita "Arkitektura si imazh" (dhe jo siç e përkthen Velo "Arkitektura në ikona"), e cila është çelur në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik të Greqisë. Në fakt Velo nuk flet për ekspozitën në fjalë, por për pjesëmarrjen në këtë eveniment të ikonës "Shën Dhimitri i Selanikut", e piktorit-ikonograf epiriot Konstandin Jeromonahu (emri i shqipëruar). Thotë në artikullin e tij Maks Velo:
...konstatimi
Respektoj padyshim të kaluarën e zotit M. Velo, por mendoj se dashje pa dashje, gjuha e përdorur prej tij në leximin e së shkuarës, nuk ka aspak dallim, përkundrazi, është fund e krye e njëjtë, me atë që përdorte regjimi i kaluar nacional-komunist në Shqipëri.
...retotikë
Për ç'artistë-ikonografë shqiptarë na flet zoti Velo?! Për ç'ikonabizantine shqiptare bën fjalë?! Përse këta piktorë shqiptarë krijojnë një art të mirëfilltë grek?! Përse shkruajnë greqisht gjithçka që lidhet me veprat, me mendësitë dhe filozofinë e tyre; dhe nga vërtetohet se njerëzit në fjalë, ishin zotërues të shqipes (për të mos thënë shqiptarë)? Përse mbajnë emra grekë? Përse trajtojnë tema si çlirimi i Selanikut prej bullgarëve, dhe jo tema shqiptare, bie fjala për shembull me Mujin dheHalilin? Sa mund të konsiderohet shqiptar një njeri, grup shoqëror, a popullatë njerëzish, në kulturën e përditshme të së cilës nuk ekziston asgjë, që të ketë lidhje me elementin etnik të sipërpërmendur? Si mund të konsiderohet shqiptar një qytetërim që nuk flet shqip?!
Përse vallë një intelektual i fund viteve 2010 duhet të flasë sot me gjuhën groteske nacional-komuniste shqiptare, duke përdhunuar si pasojë vetë gjurmët historike të së shkuarës?
...metoda
Kur flasim për shtjellimin, apo të lexuarit, e një vepre përfaqësuese të pikturës bizantine, duhet që ta bëjmë atë përmes një metodologjie të caktuar, duke kaluar përmes disa akseve kryesorë. Nëse duam të nxjerrim në pah karakteristikat etnike, të flasim mbi atë se kujt qytetërimi i janë pjesëmarrës njerëzit që krijuan një vepër, ç'gjuhë flisnin dhe kujt kombi i përkisnin, duhet të ndjekim një rrugë të caktuar studimore.
Elementi i parë, ndoshta më kryesori, është zbërthimi i shkollës piktorike në të cilën bën pjesë vepra. Karakteristikat themeltare; gjuha vizuale e përdorur. Mënyra se si është konkluduar artistikisht nën këtë prizëm; veçoritë individuale të krijuesit. Aftësia e tij (ose jo) për t'i dhënë elemente personale një teme që është e njëjtë për të gjithë. E më pas, studimi i epigrafive mbi pikturë (ikonë), i gjuhës së përdorur, i onomastikës, i karakteristikave gjuhësore, etj...
...faktet
Në këtë postim kam sjellë ndër të tjera edhe tre punë të ikonografitKonstantin Jeromonahu, por edhe një të Onufer Qipriotit, të cilat aktualisht gjenden në Muzeun e Artit Bizantin në Korçë. Kam evidentuar paragrafët që autorët e tyre na japin hollësi në relacion me ikonat, mbi krijuesit, mbi sponsorët, mbi shkaqet që u krijuan, por përmbi të gjitha edhe mbi faktin se kujt qytetërimi dhe komuniteti etnik i përkasin.
Nëse zoti Velo, si studiues që është, do të mund të evidentojë qoftë edhe një gërmë shqipe, një emër, një referencë, apo një fjalë që të mund të na kujtojë diçka shqipe/shqiptare, atëherë do të pranoja pa më të voglin ngurim se bëhet fjalë për art shqiptar, dhe për artistë që mund të quhen shqiptarë. Por nga sa shkruhet në imazhet e mëposhtme, nga pozitat e zotëruesit të shqipes, z. Velo nuk kupton asnjë fjalë, dhe këtu mund të thuhet se gjendet edhe zanafilla e absurdit, në lidhje me shqiptarinëdhe shqiptaren e ikonografisë dhe të artit bizantin epiriot, e si pasojë edhe e qytetërimit epiriot përgjatë shekujve.
...Shën Dhimitri i Selanikut-ikona
Ikona e vitit 1725 e Konstandin Jeromonahut, është një prurje e rrallë, virtuoze e ikonografisë pasbizantine epiriote. Me një trajtim tejet individual, që vihet re qysh në thyerjen kompozicionale, në mënyrën se si shpërndahet ngjyra blu e detit, në sipërfaqen mbi të cilën operohet. Në mënyrën se si ulëret ajo blu, përkrah florishencës turfulluese të së kuqes së kalit. Në mënyrën se si çahet aq bukur kuadrati i ngrohtë piktorik, përmes lojës mjeshtërore të së bardhave.
Tema e përzgjedhur na përshkruan një akt të dhunshëm, vrasjen e carit bullgar John I (në vitin 1207 e.s), i cili konsiderohet si një prej mrekullive/bëmave të Shën Dhimitrit (ky i fundit ka rrojtur në shekullin e 4 e.s.). Duke vërejtur ikonën e Shën Dhimitrit kemi ndjesinë se përmes këtij akti të dhunshëm çlirohemi. Të njëjtën ndjesi, atë të çlirimit, provoi edhe popullsia greko-ortodokse e Selanikut, prej sulmeve bullgare, të cilat synonin të pushtonin qytetin, temë mbi të cilën na flet ikonografi Jeromonahu. Shën Dhimitri prezantohet si kundërshtar i paepur kundër tiranisë, dhe mbrojtës i vendosur i civilizimit greko-ortodoks bizantin të kohës.
Për sa i përket shkollës piktorike të Konstandin Jeromonahut, ndonëse është përfaqësues i shkollës së Korçës, e cila kahjen konceptuale e ka për nga shkolla ikonografike e Maqedonisë (krahinë në veri tëGreqisë), në mjaft punë të tij hasim një ndikim tepër të madh dhe të shkollës ikonografike të Kretës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe per ikonën e Shën Dhimitrit të vitit 1725. Tonet e errëta në modulimin e fytyrës dhe duarve, stilizimi, por edhe trajtimi grafik i punës, janë më afër koncepteve të shkollës së Kretës, se sa asaj Maqedone.
...përshëndetje z. Velo!
Arti kristian i Epirit Verior, ose i thënë ndryshe ai i Shqipërise së Jugut, qysh nga kristianizmi i hershëm, epoka bizantine, e më vonë ajo pasbizantine, është një shprehje e pamohueshme e qytetërimit greko-ortodoks të kohës, dhe artistët që ishin pjesëmarrës të kësaj kulture, nuk mund të konsiderohen kurrë si pjella shqiptare apo qytetërimi shqiptar. Ata artistë dhe ai art i mirëfilltë epiriot, janë po aq shqiptare, sa ç'janë akuarelistët dhe akuarelet kineze të tilla. Është tjetër gjë të themi, që shoqëria shqiptare, por edhe shteti 90 vjeçar shqiptar, kanë akumuluar dhe do të akumulojnë nga këto thesare të trashëgimisë botërore, dhe tjetër gjë të cilësohet ky civilizim si shqiptar. Shtetet aktuale, sikurse edhe Shqipëria, janë pjella tejet të vona politike/administrative në udhëtimin tonë njerëzor përgjatë shekujve, dhe është gabim fatal të lexojmë të shkuarën, me syzet miope të mikropolitikave nacionaliste të së tashmes. Për të lexuar historinë, duhet të kesh thjesht sytë hapur.
(p.s. -Për të parë më të detajuara fotografitë, klikoni mbi to.)
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1694), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1694)
Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Virgin Mary -detail" (icon on wood, 1710)
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator" (icon on wood, 1710), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Constantinos Ieromonachou "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 1710)
Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator" (icon on wood, 16th Century A.D.), The National Museum of Medieval Art, Korca, Albania
Onouphrios Cypriotes "Christ Pantokrator -detail" (icon on wood, 16th Century A.D.)
Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 56 x 123 x 19 cm, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania
Greek Epigraphy [Early Christianity] in Northern Epirus (Apollonia, 6th Century A.D.), Archaeological Museum, Tirana, Albania

"... Ishte (ekspozita) një ngjarje madhore për artin bizantin dhe postbizantin shqiptar... Me atë ekspozitë u afirmua vlera shumë e lartë artistike e ikonave shqiptare...
...Arti Bizantin dhe postbizantin është pasuria jonë më e madhe në art. Kjo është e vetmja pasuri artistike e bërë nga artistët shqiptarë që po vlerësohet lart në botë, kudo që ajo ekspozohet..."