2015-05-31

Luftëtarët e Kumanovës nuk janë Terrorist as ekstremist,por thjesht janë kryengritës!


Këta duhet të mbesin me epitetin kryengritës ,luftëtar dhe simbol i çlirimtarëve për trojet shqiptare nën okupimin maqedon . Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë, disa zyrtarë kosovarë dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre ti shndërrojnë ne viktimizim, vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve shqiptarë në Kumanovë.

Nga Asllan Dibrani

Ngjarjet e dhe aksionet kundër shqiptarëve nuk po ndalen edhe ne ketë shekull. Ne si komb po i paguajmë haraçet e padrejtësive historike qe u bënë ndaj shqiptareve !.Luftërat shekullore për tu çliruar nga pushtuesit po vazhdon. Gjyshërit ,stërgjyshërit dhe baballarët tanë rezistuan në format e veta për ta mbrojtur vlerën tonë kombëtare, po pushtuesit qe na servuan robërinë po shkallëzohen me dhunë terror dhe vrasje edhe këto ditë në Maqedoninë e vockël sllave të ndikuar nga qarqet e Beogradit dhe Moskës dhe Atinës. Lufta heroike ishte gjithmonë ballash por kësaj here kjo luftë nuk i ngjan luftës dhe historisë se luftëtarëve shqiptaë gjatë shekujve, kjo u tradhtua!

Serbia dhe Maqedonia kanë vështirësi t'a dallojnë konceptin dhe terminologjinë e shprehjeve në vlerësimin e akteve terroriste dhe atyre revolucionare kur kanë të bëjnë me shqiptarët?!.Veprimet e kryengritësve luftëtarë në Kumanovë që shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni që diskriminohen , dhe terrorizohen në forma të ndryshme.Pushtetet Serbo-maqedone përpiqen që t'i japin një karakter ,islamik ,terrorist etj. Ata përpiqen t'i degradojnë pran popullit shqiptar. Kësaj propagande qëllim keqe sikur po ju fryjnë edhe disa lider shqiptar në Maqedoni dhe Kosovë që po përfliten që ishin ne një mënyrë të devalvuar në misionin e tradhtisë!

Në të gjithë e dimë që, si Serbia gjithashtu edhe Maqedonia çdo kryengritje sidomos ato shqiptare qëllimisht i quajnë organizata terroriste edhe pse këtë e bëjnë pa fakte argumente dhe dëshmi?.
Këtë e bënjë pa fakte, sepse vetëm kështu duke i shpallur kryengritësit shqiptarët terrorist , i jep vetes autoritet për të shtypur popullin shqiptar edhe ma barbarisht ne forma sistematike !

Çdo shtet në botë është i obliguar ne raste konflikti t'i respekton dhe t'i përmbahet rregullave dhe konventave ndërkombëtare sidomos me dorëzimin e robve të luftës e jo ti vras pas dorëzimit siç veproj Maqedonia terroriste.

Kjo çfarë ka bërë regjimi shovinist maqedon është në konflikt me rregullat dhe konventat e Gjenevës. OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar për mbikëqyrje te rregullave të luftës duhet kërkuar llogari nga regjimi i dhunshëm maqedon për keqtrajtimin brutal të qytetarëve dhe civilëve si dhe shembjen e lagjes se trimave në Kumanovë.

Titullime të tilla me akte terroriste të vlerësuara gjoja se si terrorist për kryengritësit shqiptar duhet të analizohen dhe te hetohen nga komuniteti ndërkombëtar, se kush ishte në rolin e terrorizmit në Kumanovë, shteti maqedon në krye me Gruevskin ,Nikullovsken dhe argatët shqiptar tradhtar dhe të dëgjueshëm nga serbosllavet maqedon ,apo shqiptaret që ishin ne shtëpitë e tyre në Kumanovë. Këta duhet të mbesin me epitetin kryengritës ,luftëtar dhe simbol i çlirimtarëve për trojet shqiptare nën okupimin maqedon .

Bashkësia ndërkombëtare duhet përpiluar rregulla dhe standarde kur një grup quhet terrorist por disa nga ta u treguan ma të sinqertë se vet shqiptarët që po gjenden në vlerësimet e kësaj ngjarje. Për ti fshehur këmbët pas kësaj që ndodhi në Kumanovë, disa zyrtarë kosovar dhe në Maqedoni po përpiqen që interesat e tyre ti shndërrojnë ne viktimizim vlerat tona kombëtare siç ishte rasti i luftëtareve shqiptarë në Kumanovë.

******

(Asllan Dibrani ka lindur në fshatin Dabishevc, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta me pushtuesin sllav, ku në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë krisi edhe pushka e parë në shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenareve serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësin e Kosovës për të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ) aty mbetën të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast si hakmarrje pas një jave që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën femërore. Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babain e kishte një skalitës guri që u marrë me ndërtimin e objekteve të ndryshme duke i skalitur dhe i gdhendur gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar.. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në fakultetin filozofik drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe por për shkaqe të aktiviteteve politike si student u arrestua nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 një vit para se ta mbaroj fakultetin me ç'rast u dënua me 10 vjet burg.

Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur edhe Majë Syla,Martin Çuni Hydajet Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa shkrime poezive që ishin te realizuara përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë. Pas daljes nga burgu Asllanit nuk ju lejua që ta vazhdoj studimin ne Universitetin e Kosovës. Nga izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993 si shumë emigrant të tjerë. Pasi erdhi ne Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen kombëtare gjithherë ku e kërkoj nevoja. Në Kosovë ka udhëhequr firmën tregtare „ Dafina Commerc“ në Prishtinë.

Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues,humanitar, piktor,është anëtar i kryesisë së „Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani“ u marrë me shkrime,me theks te veçantë me publicistikë ku ka shumë shkrime qe përkon gjendjes aktuale te popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptarë në Gjermani.

Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë së Bashkësisë

Shqiptare në Gjermani, anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani. U murrë me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Qe dhjete vite ka një firmë transporti „Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën humanitarë me ç'raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar "Shtëpinë e pleqve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin emergjencës në Prishtinë ", Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes medieve në Kosovë etj. etj. "Firma Dibrani Transport" bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare.

Riaktivizimin si piktorë e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin e Bodensees, sidomos në zezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore sipas porosis. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politike .

Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një "Shoqate të Piktoreve Shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 14 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth 30 piktorë të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij për ta bërë realitet.

Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani por edhe me gjerë.)

Përgaditi:Flori Bruqi