Christine Gren lindi në Grac (austri), ka punuar si gazetare dhe ka jetuar për pesë vjet në Afrikë. U bë e famshme si autore e romaneve për reporteren e sensacioneve, Ana Marks, të cilët u bënë edhe filma në stacionin e mirënjohur gjerman ARD.
Së fundmi kanë dalë edhe romanet "Mashtruesja" dhe Vila Frojd", të cilat janë himnizuar nga shtypi.Mbi librin Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën. Por më pas ajo dashurohet me vëllanë e tij, Leonin, një ëndërrimtar me sy hapur dhe dështak me nam. Dhe më pas gjithçka del jashtë kontrollit. këto dhe të tjera në best-sellerin e ri të Kristinë Grenit.